PD, mbrëmje gala për 21 janarin

April 26, 2016 07:01

PD, mbrëmje gala për 21 janarin

Të mbledhur së bashku në një atmosferë festive në sallën e katit të parë të selisë së PD-së, aty ku më parë bëheshin dasmat, deputetë e drejtues të partisë ishin të pranishëm dje në një mbrëmje gala për vendimin e Gjykatës së Lartë për 21 janarin.

Me dhjetra ish zyrtarë e funksionarë që tashmë janë punësuar në presidencë, ish IT, inxhinierë të partisë etj, ishin ftuar gjithashtu, – thonë Gojët e Liga.

Fjalën e hapjes e mbajti kryetari i PD-së Lulzim Basha, i cili kujtoi ato ditë të zjarrta kur qeveria ku ai ishte ministër i brendshëm, shkërrmoqi një grusht shteti të rrezikshëm që kërcënonte direkt kryeministrin Berisha.

“Edhe pse gjëmonin stilolapsat-top, dhe na vërshëllenin çadrat-kundërajror në veshë, ne qëndruam”, tha Basha, “sepse kishim në krye legjendarin, të pagabueshmin, të papërsëritshmin Sali Berishaaa!”

Ndërsa Basha u ngjir që në fjalinë e dytë, një muzikë ritmike filloi me Berishën që hyri në sallë si rock star, i ndjekur nga duartrokitje të forta.

“Nuk do flas shumë”, tha deputeti 71 vjecar, “se sot jemi mbledhur të festojmë, të hamë dhe të pimë një gotë me miqtë. Thjesht do kujtoj një episod kur palosëm ata katër rrugeçërit. Gardisti trim kishte vrarë tre, po i katërti po ikte. I thashë në radio: Po të ikën, kërcitja more, ç’pret! Dhe ai e palosi!”

Të pranishëm të tjerë folën shkurt për mbresat e tyre nga ajo ditë.

Ish shefi i Gardës Ndrea Prendi, solli në kujtesë sesi i mbante aq fort të ngjeshura dylbitë pas syve, saqë njëri sy iu nxi.

“Ehh, ça gallate”, tha Prendi, “le pastaj, kur dolën thashetheme sikur ma kishte futur me grusht Grida Duma?

Ndërsa IT-ja i kryeministrisë Armando Kasa dhe sekretari i përgjithshëm Gjergj Lezhja, kujtuan grimca humoristike nga fshirja e serverit të kamerave të sigurisë.

“Unë i thosha, Mando e fshive? Po, më thoshte, po kishte fshirë kompjuterin tim të zyrës!”, tha Lezhja.

Në vijim, mes haresë dhe të qeshurave të pranishmit trokitën gotat teksa filluan të vinin pjatat e para.

“Edhe një herë, gëzuar 21 Janarin”, tha Berisha.

 

******

SHËN.RED. / Gojët e Liga është një rubrikë satirike në DITA. Çdo përputhje me ngjarje apo rrethana reale është krejt rastësi

April 26, 2016 07:01
Komento

9 Komente

  1. rita January 23, 09:16

    hahahahaaaaa 🙂
    po ambasadoret i kishin ftue???
    🙂 🙂 🙂

    Reply to this comment
  2. ducja January 23, 20:59

    Ata vertet qe festojne o Dita. treguan se mund te vrasin dhe su hyn gjemb ne kembe

    Reply to this comment
  3. beni January 24, 13:08

    Pse kane faje duhet te festojne se ata dhe sot vazhdojne e flain mjere ne dhe lume politikanet tane .

    Reply to this comment
  4. lato January 24, 20:53

    71 i mbushe
    dhe 70 te tjere
    ruaju kete dimer
    deri ne pranvere

    Ruaju kete dimer
    deri ne pranvere
    nga gripi i pulave
    se ishte zeherr

    Nga gripi i pulave
    se kjo qeveri
    ta rruan taven
    me gjithe tepsi

    Nga populli shqiptar
    mos e rruaj fare
    sa te kete rrush
    edhe kocimare

    Se lumi i Lanes
    me gjithe nevojtore
    mbyten arixhijte
    me gjithe kacolle

    Me mire ruaju
    nga kuzhin e kinezit
    qe gatuan sushin
    me mishin e qenit

    Ndonje damlla
    se mos te bjere
    Sa per qeverine
    Ta ha te tere

    Reformen e Lu-se
    mos ja ler Edvinit
    postin e Nishanit
    transferoja Gjinit

    Reply to this comment
  5. Mark uk April 26, 15:09

    Me vjen keq per ata kater qyqar si shkuan si qeni ne rrush per karriken e Edi Rames.Edi Rama dy dite perpara dekleroj se mendon Berisha se do shkapercej te vdekurit.Pra kishte organizuar militantet te japin jeten.Gramoz Ruci nje nate perpara tha ne parlament:Se e keni mbrapa kokes po ju nuk e shifni.Pra ishin pregadit per terror.Gjinushi disa dite perpara tha te marrim shembull nga Tunezia qe ishte ne lufe civile.Ata qe thyen porten e kryeministris duhej folur me ta e jo kure ndoshta po terhiqeshin ose po pregaditeshin,me te dhen sinjalin Rama sic e dha per fillimin e demostrates se dhunshme.Dua ti pyes ata mafiozet qe organizuen ket gjam a ishin djem nanash ata polic qe goditeshin nga huligantet e Rames.Apo mendonin se do ti prisnin me lule mbas asaj qe bene mbi policin e shtetit.Populli e di se parulla e ish komunistve ashte partia mbi te gjitha.Dhe ata te shkret dhan jete jo per partin po Edver Ramen.

    Reply to this comment
    • Shnet e mend ! January 22, 03:55

      Pash Perendine, a t\punon truni vogel o Mark Uku ??? Qysh more zotni, paskan faj ata qe protestojne, qofte edhe dhunshem dhe na dalkan te paster vrasesit e tyre ??? Cfare duhej te ndodhte ne sulmin qe beri PD ne ’98-ten, kur hodhen arkivolin e Hajdarit ne rruge e sulmuan e pushtuan me tanke Institucionet ???

      Reply to this comment
  6. Basketbollisti April 26, 17:07

    Nderkohe, sipas njoftimit te ambasadorit LU, kryeministri ishte duke bere stervitje basketbolli ne zyren e tij i vetem..
    Po ti kishte edhe ata te katerte qe ja palosi Saliu ndoshta do te krijonte nje skuader baketbolli…!?

    Reply to this comment
  7. kol kulumria dt.27/4/2016 April 27, 11:24

    Saliu e Luli te festojn e te gezojn ! Po ata kan edhe : Gedecin , Te mbyturit ne Vlore, shitjen e Detit, prishjen e shteit,
    urdherin ushtris me tanke e avjon te vrisnin popullin , armatosjen e P.D, Vjedhjen e parave ne rrugen e Arbrit,
    vjedhjen e votave etj.etj.

    Reply to this comment
  8. skifteri April 28, 16:12

    Kjo është rasti më flagrant kur kjo gjykatë shfajqëson vrasësit .Prandaj është shumë me rëndësi emergjente reforma në drejtësi.Kurse kjo trupë gjyqësore duhet shkrirë.

    Reply to this comment
  9. A1 April 29, 12:55

    Na ishin dy ekipe njeri veshur me te kuqe tjetri me blu e na luanin hajdutshe. Mire te na e bejne megjithese nuk e meritojme. kur do te mbaroje ndeshja do te thoni nuk e mbyll gjykata ska marre pjesen e vet
    Te presesh njerzillek duhet te jesh matuf.

    Reply to this comment
  10. TRAPI I SHQUPIT January 21, 15:29

    po motra e lulit e sales ishin aty

    Reply to this comment
  11. intelektuali January 21, 18:38

    Gojet e Liga tregojne se ne mbremjen GALA te Saliut me 21 janar erdhi e ftuar edhe Nexhmije Hoxha me gjithe familjen e saj dhe fjalet e saj te para qe deklaroi ne TV para mikofonit te kukumjackes se kuqe Rudina Xhunga qe kishte ardhur enkas per te pasqyruar kete evenimet famoz albanes ishin:

    PSE I BINI NE QAFE ME AKUZA QESHARAKE SALI BERISHES QE ISHTE VARKETARI I FAMILJES SONE PER CA PALO VRASJE PER CA FANATIKE TE EDI RAMES, KUR DIHET SE ENVERI I VRISTE NJEREZIT SI ZOGJ PULE EDHE KUR DONIN TE KALONIN KUFIRIN DHE ESHTE PO KY EDI RAMA QE E MBAN ENVERIN SI HERO DHE PIRAMIDEN E TIJ NE MES TE PIRANES?

    Pse mos ta shpallim edhe Sali Berishen si HERO?

    Reply to this comment
  12. Mark uk January 22, 09:22

    More karabush PD Vejushen e zeze e rrasi ne burk,po Rama del me portretin e te shoqit ne mitingje.

    Reply to this comment
    • intelektuali January 22, 12:16

      Shkruhet BURG dhe jo BURK

      sepse:

      Ndryshe merr 2 me xhufke ne shkrim dhe kendim o Marku nga UK,

      sepse:

      Ketu ne DITA po komentojme se cfare thone “Gojet e Liga” dhe nuk po behet krahasimi se kush eshte me shume enverist:

      Sali VARKARI i familjes Hoxha qe rasi brenda dhe e perkedheli me pambuk Nexhmije Kriminelen per nje kafe badiava komuniste dge ne vitin tragjik Piramidal 1997 mallkoi SHBA si nje komunist i vertete, njashtu sic e kishte mesuar tek Partia e tij e Punes dhe tek Sigurimi i Shtetit.

      apo:

      Edvin “PARTIZANI” i Enverit qe jo vetem del ne mitingje me portretin e pederastit te Gjyles, por edhe qe vajton nate e dite per LANC-in kriminal jugosllav dhe qe dekoron kriminelet e Enverit me medalje trimerie dhe qe si per t’i vene nje MUT recelit enverist te gatuar prej Rilindjes se tij, eshte po ky “PARTIZAN” i Enverit qe mallkoi Trumpin per faqe te zeze nga CNN.

      He pra o Mark UK si ta bejme dallimin e ketyre binjakeve te Enverit?

      Reply to this comment
    • intelektuali January 22, 12:17

      Shkruhet BURG dhe jo BURK

      sepse:

      Ndryshe merr 2 me xhufke ne shkrim dhe kendim o Marku nga UK,

      sepse:

      Ketu ne DITA po komentojme se cfare thone “Gojet e Liga” dhe nuk po behet krahasimi se kush eshte me shume enverist:

      Sali VARKARI i familjes Hoxha qe rasi brenda dhe e perkedheli me pambuk Nexhmije Kriminelen per nje kafe badiava komuniste ne ne vitin tragjik Piramidal 1997 mallkoi SHBA si nje komunist i vertete, njashtu sic e kishte mesuar tek Partia e tij e Punes dhe tek Sigurimi i Shtetit.

      apo:

      Edvin “PARTIZANI” i Enverit qe jo vetem del ne mitingje me portretin e pederastit te Gjyles, por edhe qe vajton nate e dite per LANC-in kriminal jugosllav dhe qe dekoron kriminelet e Enverit me medalje trimerie dhe qe si per t’i vene nje MUT recelit enverist te gatuar prej Rilindjes se tij, eshte po ky “PARTIZAN” i Enverit qe mallkoi Trumpin per faqe te zeze nga CNN.

      He pra o Mark UK si ta bejme dallimin e ketyre binjakeve te Enverit?

      Reply to this comment
  13. haku January 22, 11:49

    Nje tubin te cilin nje parti demokratike nuk do ta organizonte fare.Tubimi i tille dhe si ai i Rames tregojne se rivaliteti nuk prane te jete aktiv.Kjo nga se,deri me sot,nuk eshte marre ndonje inisiative per ftohjen e gjkerave. Perkundrazi gjakerat e nxehta jane kah shkojne ne drejtim te velimit e jo shuarjes.Per nje vazhdimesi te tille ogurzeze fajtore jane Berisha dhe Rama.E sidomos Rama pasi qe momentalisht mbane pushtetin ne dore dhe si i ntille,ne vend se te organizoje nje Keshille per Pajtim Kombetar,i formuar nga njerez as te Rames e as te Berishes,ai hedhe edhe me shume KRIP NE VARRE.
    O ju burra,mosni,mosni se kombi do te ju gjykoje! Do t’ju gjykoje per te keq sepse dicka te tille jeni kah beni. Hudheni poshte rivalitetin e kthejuni qytetarit!

    Reply to this comment
  14. Mark uk January 23, 08:27

    shnet e pa mend:Kush ka thene se nuk duhet te protestojn.Po ju bej nje pyetje a ishin djem nanash ata polic qe ishin vene ne mbrojtje te institucioneve te shtetit qe dhunoshin nga vandalet demostrues te udhehequr nga banda qe sot eshte ne qeveri.11 janari ishte per karriken e Edi Rames,kurse 14 shtotori shaku ishte vrasja e liderit te demokracis i ndieri A Hajdari.

    Reply to this comment
  15. Mark uk January 23, 17:45

    inetelektuali: Gjej nje nick tjeter se intelektuali nuk din as ka bjen me shpi.Une flas ne dialektin tem se nuk jam tu ba diktim.Te kesh qen komunist ne rregjimin e kaluar nuk duhet ta quajsh hata.Te jesh komunist pa qen ashte hataja e madhe o i madhi intelektual.Duhet ta dish se aq sa zgjati okupimi komunist aq do bej te zhduket era e keqe qe kane.Mos harro se edhe Gjergj Kastrioti i sherbeu turqve per 25 vjet,po dikur u kthye kunder tyre.Me thuaj cfar ka ndryshuar te PS pervec se ka ndrruar emrin per her te tret,bile gazeten zeri i popullit e ka qe nga viti 1942.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*