PD: Meta vrap në zyrën e Tahirit, cila alibi u gatua sot?

March 6, 2015 14:53

PD: Meta vrap në zyrën e Tahirit, cila alibi u gatua sot?

Edi Paloka reagoi pas takimit të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta me ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri, para se ky i fundit të dëshmonte në prokurori.

Pse menjëherë pas marrjes në pyetje në Prokurori, Ilir Meta e mbajti vrapin në zyrën e Ministrit të Brendshëm? Cili është plani i tyre, çfarë alibie po gatuajnë në errësirë kumbarët në pushtet?”,- pyeti Paloka.

Sipas tij, Ilir Meta prej 4 ditësh publikisht i akuzuar për porositjen e vrasjes së dy deputetëve, i thelloi dyshimet ndaj tij sot kur menjëherë pasi u pyet në Prokurori, e mbajti frymën në zyrën e Ministrit të Brendshëm, para se Tahiri të nisej vetë në Prokurori për tu pyetur.

“I akuzuari për organizimin e dy vrasjeve, i doli përpara të akuzuarit tjetër, Tahirit, si fshehës i ngjarjes, pak përpara se ky i fundit të shkonte për të dëshmuar. Ilir Meta dhe Saimir Tahiri janë personazhet kyç në këtë histori, njëri i akuzuar si porositës i vrasjeve, e tjetri si negociator mes palëve dhe vrasësit të dyshuar, dhe sigurisht kanë nevojë të konsultohen për skenarin e tyre”,- tha Paloka.

Për të Tahiri dhe Meta kanë bashkëpunuar ngushtë deri më tani në të gjitha përpjekjet e bëra për manipulim e rrjedhje informacioni në media, me qëllim krijimin e alibisë dhe çorientimin e opinionit publik, që të mos merret vesh e vërteta.

“Si kryetar i Kuvendit, si numri 2 i shtetit, i akuzuari numër 1 në vend, hyn e del si të dojë nëpër zyra. Sa kohë që ai është veshur me pushtetin e kryekuvendarit, Ilir Meta përbën pengesë serioze për një hetim objektiv e të painfluencuar”,- deklaroi kryetari i grupit të PD-së.

March 6, 2015 14:53
Komento

1 Koment

  1. Alphade March 7, 00:28

    O Paloqe , Ti je nje gomar, qe vetem kapistra te mungon !Ik o derezi keputi ndonje kernacke me birre qe te rregullish gjuhen se nuk merresh vesht cfare flet ore thuthuq !? Ku te ka gjet Ty , Ai
    Talibani shqiptar qe te ka vene ne krye te bandes mafioze , hajne, vrasese,mashtruese, shpi-
    fese e te 99-tave …!!!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*