PD ndryshim 360 gradë, Paloka: Nuk e mbrojmë punën e LLallës…

April 16, 2018 22:50

PD ndryshim 360 gradë, Paloka: Nuk e mbrojmë punën e LLallës…

 

Partia Demokratike duket se ka ndryshuar qëndrim sa i takon punës së ish-kryeprokurorit Adriatik Llalla, i akuzuar nga SHBA si i korruptuar, ndërsa u shpall non-grata nga DASH për këto akuza.

Nënkryetari i PD-së, Edi Paloka i ftuar te “5 pyetjet nga Babaramo” u shpreh se Llalla nuk çoi në burg asnjë zyrtarë të kësaj qeverie, e cila sipas tij është më e korruptuara.

“Ai ishte prokuror në një kohë kur kishim qeverinë më të korruptuar. Edhe ai nuk çoi asnjë zyrtar të korruptuar për ndjekje penale. Nuk është se ne mbrojmë punën e Llallës, nuk e mbrojmë”, deklaroi Paloka.

Ai akuzoi kryeprokuroren aktuale, Arta Marku, si të kapur politikisht. Sipas tij, me urdhër të Ramës mbahen ende në burg 11 protestuesit e “Rrugës së Kombit”, për të cilët PD kërkon lirinë.

Paloka paralajmëron se opozita do vijojë protestat, ndërsa mesazhi i tij për Ramën ishte se s’do jetë asnjë ditë i qetë.

“Protesta ka përditë dhe do vazhdojë përditë. Kam ndarë porosi edhe në mbledhjen e grupit sot, që ky kryeministër të mos jetë i qetë në asnjë vend, kudo ku të shkojë, do ta ketë opozitën dhe qytetarët aty.  Do vijë edhe dita e masivizimit, por ajo do jetë dita e fundit e kësaj qeverie. Ajo që ndodhi në Kukës ishte revoltë dhe jo protestë e thjeshtë.

Dhe revolta të asaj përmase nuk janë të përditshme. Por protesta është e përditshme në Shqipëri nga opozita, qytetarët, studentë, të rinj, biznesi i vogël, nga të gjitha shtresat e shoqërisë. Një ditë pas asaj të Kukësit, pati një revoltë në Ballsh”, tha Paloka.

l.h/ dita

April 16, 2018 22:50
Komento

3 Komente

  1. Samiu April 16, 23:15

    Po gjithe ajo proteste jashte parlamentit dhe lufta me izme etj brenda per cfare u be?…u thuthuq Paloqja?..Ptu…race e keqe!

    Reply to this comment
  2. MH April 16, 23:41

    Korigjoni titullin e artikullit.Asht komplet gabim per cfare doni te na bindni.Te besh ndryshim 360 grade don te thote te qendrosh ne vend.Te korigjohet me 180 grade nese e keni mendjen per ndryshim taktik,strategjik,teknik etj etj te PD.Ose e percaktoni 360 grade ne nji stad ma nalt apo ma poshte te spirales.
    Mjere gazetaria qe nuk njohin gradacionin e kendeve gjeometrike.Por shabllon teorikisht bijne si mizat ne qull.Tue perfundue ne nji filozofi jo vetem pa kuptim por teper te ngaterruar.

    Reply to this comment
  3. Aleksander April 17, 00:02

    Nese eshte ironike kjo “ndryshim 360 grade”, jeni ne rregull .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*