PD në aleancë të fortë me llumin e llumit!

October 12, 2018 12:44

PD në aleancë të fortë me llumin e llumit!

(Salanji-dhe dhi e zgjebosur dhe bishtin përpjetë)

PD-ja po nxjerr,

përgjime të trasha,

asnjëherë pa tema,

nuk na ka lënë Basha!

 

Doli si papritur,

dhe “Babalja Dy”,

po nga ky përgjim,

s’u çudit njeri!.

 

Se parti e Bashës,

keq ka marrë kum,

hidhet e përdridhet,

nga llumi në llum!

 

Nga llumi në llum,

dhe nuk bën pauzë,

me njerëzit e krimit,

po ngre çdo kauzë!

 

Meqë me Babalen,

doli punë koti,

në skenën e SHQUPIT,

doli Alizoti!.

 

Doli Alizoti,

një tjetër këllirë,

por që për PD-në,

është një burrë i mirë!

 

Është një burrë i mirë,

dhe pikë referimi,

se me kriminelë,

sot luftohet krimi!

 

Në studion e SHQUPIT,

që ka mortja Bashë,

aktorët e mjerë,

gënjejnë shumë trashë!

 

Kaq i rëndësishëm,

është Fredi mavriu,

sa ta shoqëroi,

vetë Ardi Veliu?!

 

Polici e shtetit,

fare e gjizosi,

që i kthen përgjigje,

këtij karagjozi!

 

Këtij karagjozi,

llum nga më i ndyri,

dehur nga rakia,

edhe nga deliri!

 

Tani Lulëzimi,

po i jep pa duar,

një popull të tërë,

është duke helmuar!

 

Gjellë të helmuar,

nxjerr çdo ditë kazani,

kryeguzhinieri,

tani është Salanji!

 

Shefi i kuzhinës,

është vetë Lulashi,

që duket gjithnjë,

nën avuj hashashi!

 

Del si i droguar,

mortja Lulëzim,

tash Taulant Balla,

i është bërë fiksim!

 

Ç’ke me Taulantin,

o Lulash-o lumë,

që të del çdo natë,

dhe ëndërr në gjumë!

 

Në asnjë aferë,

nuk mungon Ai,

po ç’ne që e fute,

te “Babale Dy”?!

 

Ç’ka-mor ç’ka Lulashi,

që aq fort po çirret,

dhe Salanj kokoshit,

goja po i mirret!

 

Goja po i mirret,

se pa fund gënjen,

dhe prangat në duar,

duket se po ndjen!

 

Sa poshtë që ke rënë,

more Lulëzim,

sheh tek Fredi llumi,

shpresën për shpëtim!

 

Po kush e beson,

atë budalla,

që shet për pak lekë,

dhe nënë e baba?!

 

Pse të gënjen mëndja,

pse s’të bie flama,

me llumin e llumit,

nuk rrëzohet Rama!

 

E madhe gallatë,

ka plasur këtu,

me “Babale Dy”,

nxore sytë e tu!

 

Nxore sytë e tu,

edhe të Salanjit,

që shpejt mund të bëhet,

dëshmor i kazanit!

 

Në të gjithë partinë,

e ke më të zotin,

mund ta ndajë qelinë,

me Fred Alizotin!

 

E dimë të tërë,

që me dy Babale,

Salanji është bërë,

bezdi kombëtare!

 

Dhe çuditërisht,

s’i dhimbset njeriu,

presim xhevahire,

nga Albert Veliu!

 

Nga Albert Veliu,

ose thjesht Babale,

që zhyti PD-në,

në këto skandale!

 

Po ç’të të themi,

o Salanj i shkretë,

dhe dhi e zgjebosur,

dhe bishtin përpjetë!

A.DUKA

October 12, 2018 12:44
Komento

9 Komente

  1. Agron October 12, 14:19

    O “Duke” karagjozi,per ate shprehjen e fundit qe perdor ti nje tjeter karagjoz kerkoi falje puplike…apo ti je “poet” nuk je “gazetar”..Ok! Tung!

    Reply to this comment
  2. Populli October 12, 14:22

    PD megjithe llumin e llumit ne aleance
    PS me ajken e ajkave ne mazhorance
    dhe ne mes tyre, krejt populli shqiptar
    qe po shijon nje varferi te bere mullar,
    taksa e mbi taksa, papunesi e shtuar
    Borxhin publik s’ka rrogoz per ta mbuluar
    rroga e pensione sa ishin 5 vjet me pare
    Rroge te 13, buxhetoret 5 vjet s’kane marre
    populli keto gjera fort mire i di sot
    se e perjeton ngado varferine me lot
    populli eshte i zgjuar, fort mire e kupton,
    kush e qeveris dhe kush e mashtron
    kush per llumin e te tjereve sot ze i tregon
    kur qeverine e llum-llumit ne kurriz provon.

    Reply to this comment
    • katarakti October 12, 15:01

      E ke thene shume bukur: populli e kupton, populli eshte i zgjuar. Bash ashtu siç thua ti eshte. Prandaj fiton Rama se populli di te beje diferencen ndermjet llumit dhe ujit, ndemjet atyre qe shkaterruan kete vend dhe atyre qe po perpiqen t’i vene te pakten ca paterica! Iku ajo kohe or “populli” kur ishim rrote me rrote me Gjermanine! Apo kur hanim, pinim dhe benim qef pa hesap, fale Sudes, Xhaferrit, Veliut e kompani. Ky Rama i poshter jo vetem qe ka hedhur ne ere njerezit ne Gerdec, jo vetem qe ka vrare ne mes te bulevardit njerez te pafajshem, por kulmi i kulmeve po i heq popullit te varfer edhe gezimin e vetem qe i kishte mbetur: kazinote dhe bastet! Prandaj o babale populli e di, e kupton, se eshte i zgjuar. Dhe siç votoi vitin e kaluar do votoje edhe 10 vitet e ardhshme. Tung.

      Reply to this comment
  3. Shahisti October 12, 15:25

    Bejte, kesaj rradhe nuk je treguar aq i forte. Ke fillu me e zbut doren. Duhet te kishe shkruar:

    PD llumi i llumit te llumit prej llumit ne llum te llumit.

    Keshtu po, do ta meritoje shishen dhe paketen.

    Reply to this comment
  4. Arben October 12, 15:59

    Cfaredo lufte te beje pd, ne fund te fundit godinen e shqup-it ka, Po edkokaina qe ka gjithe shqiperine, a po lufton per popullin??!!

    Reply to this comment
    • rapsodi popullor October 12, 17:46

      Hesht Arben se Ed Rama ketu,
      vec per popull asht tuj mendu,
      ja, ka plot 5 vjet n’pushtet,
      ekonomine e ka ba lanet,
      kesaj varferise katastrofike,
      Rama i thote – Rritje ekonomike,
      me varferi plot e per plot,
      mund te mburret vec nje idiot,
      ja, kete e quan ai lufte per popull,
      varferine nga Vermoshi ne Dropull,
      e ka goje dhe del e pellet,
      me ket gjendje per ibret.

      Reply to this comment
  5. Mark .U.K October 12, 17:46

    Po bere nje poezi me kta klyshet e komunizmit more poetarus partiak.Dikur fuks sot servil i like.A te paguan more zager.Qenet ku ti japin te hane lehe.Detyr qe po e kryen me fanatizem.

    Reply to this comment
  6. intelektuali October 13, 09:48

    PA BABALEN DHE ALIZOTIN E LLUMIT
    GERONI DO TE ISHTE BOSI I HURRIT
    DO TE ISHTE KUMANDARI I DROGES
    DHE KRENARIA E HETUES PORDHES
    PA BABALEN RILINDJA DO MASHTRONTE
    DO TE GENJENTE DHE DO SPEKULLONTE
    PA BABALEN DO TE ISHIM SI KOREA E VERIUT
    BANDITET DO DILNIN KREJT NGA BRIMAT E MIUT
    PA BABALEN DO ISHIM NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU
    QE BOTA DEMOKRATIKE DO NA KISHTE VENE HU

    Reply to this comment
  7. REALISTI October 13, 11:03

    DAKORD MOR BURRE
    PRA JU THONI QE GERON XHAFA KA QENE TRAFIKANT I MADH NE ITALI DHE NE SHQIPERI MEQE KQ SHTET NUK ESHTE MARRA ME TRAFIK
    A KA MUNDESI KJO JO JO JO
    DHE MEQE BABALJA NUK E PROVON KETE QENKA I KEQ
    PO E VERTETA SI ESHTE
    GERON XHAFA TRAFIKANT NE ITALI (ESHTE NE BURG) E DERGOI BABALJA
    DHE TE GJITJE MERREN ME BABALEN PSE NUK E PROVON KETE
    POR… KUR PROVE NUK MERRET AS MAKINA E MINISTRIT TE MBRENDESHEM ME DOKUMENTA SI DO MERRE TE THENAT E BABALES ETJ

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank