PD në Berat zgjedh kryetarin e ri

December 2, 2018 15:52

PD në Berat zgjedh kryetarin e ri

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave në selinë e PD-së për Beratin. Selia blu ka zgjedhur për një mandat të dytë, Gazmend Azizin, i cili fitoi garën brenda kampit ndaj Shkëlqim Hysit. Azizi mori 172 vota kurse rivali i tij Shkëlqim Hysi, vetëm 108 vota.

Partia Demokratike vijon procesin e zgjedhjeve brenda saj duke shtruar trasenë për zgjedhjet lokale  të vitit 2019, të cilat janë dekretuar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta me datë 30 qershor.

Partia  më e madhe opozitare ka përfunduar këtë proces edhe në disa qytete të tjera të  Shqipërisë, veprim të cilin po e përdor si model për të transformuar në kohë Partinë Demokratike për testin e zgjedhjeve lokale.

l.h/ dita

December 2, 2018 15:52
Komento

1 Koment

  1. Ce December 2, 16:11

    Pash zotin se jam ne merak a fitoi monstra e Gramshit Elmaz Hamuti per kryetar pd_ Je ne Gramsh, se nuk kam pare perbindesh politik si ai , fytyre me e urryer

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin