PD-në e ka krijuar Sigurimi i Shtetit

Arben Duka July 27, 2015 15:38

PD-në e ka krijuar Sigurimi i Shtetit

(Ndaj nuk u hapën asnjëherë dosjet e Sigurimit të Shtetit)

 

Ka dërguar Rama,
në kutinë time,
tridhjetë e tre emra,
si pseudonime!

Dhe Rama në fjalë,
është Shenasiu,
që qe kur PD-në,
rrëmbeu Saliu!

Që ka qenë prezent,
nga Dhjetori i parë,
dhe fort mirë i di,
punët si kanë ngjarë!.

Ky më mirë nga ne,
e njeh atë truall,
kur tokën me shkelma,
godiste një Buall!.

Këtë e mësuam,
ndaj dhe po e themi,
“Bualli” në fakt,
ka qenë vetë Azemi!

Sipas Gjergj Mullagës,
bir i asaj ane,
aty afër ishte,
dhe një “Koromane”!

“Koromania” thotë,
Gjergj Mullagë Doktori,
është pa diskutim,
Pjetër Arbënori!.

Këta që të dy,
s’janë më në jetë,
ndaj pa frikë u’a nxorën,
emrat e vërtetë!

Po nga Shenasiu,
tek kutia ime,
s’ka emra të tjerë,
po pseudonime!

Ndaj duhet ta vrasim,
mendjen-o lum miku,
të gjejmë tani,
kush është “Masoviku”!

Kush është “Çorapja”,
kush është “Pencilina”,
se “Dizinjatorja”,
thonë është Jozefina!.

Kush është “Çiftelia”,
me emër artisti,
kush është ” Korçari”,
dhe kush është “Çiklisti”?!.

Nga lista e gjatë,
s’dimë shumë të vërteta,
kush është “Cigarja”,
“Drita” dhe “Raketa”?!.1

Tani as për “Tigrin”,
s’jemi të sigurtë,
dhe s’e dimë kush është,
“Naftëtari u urtë”?!.

Rama s’na e thotë,
që dreqi e mori,
kush është “Stilografi”,
kush është ” Malësori”?!

Lista e pazbardhur,
në shumicë na ngeli,
s’dimë kush është “Kaposhi”,
“Kokoshi” dhe “Gjeli”?!

Kush është “Anteu”,
Rama s’më kënaqi,
enigmë mbeti “Pylli”,
edhe ” Langaraqi”!!

Kush është e kush është,
veç me mëndje merri,
kush është ” Helika”,
edhe ” Inxhinieri”?!

Gjersa nuk i di,
nuk vë emra kotë,
kush di ndonjë emër,
le të na i thotë!.

Vetëm demokratët,
janë tek kjo listë,
por them se ka patur,
dhe shumë socialistë!

Parlamenti i Parë,
i Post Komunizmit,
ishte më së shumti,
stan’ i Sigurimit!.

Pa njollë e pa shënjë,
rrallë kish mbetur kurrë,
ndaj dhe ato dosje,
nuk u hapën kurrë!

Besoj se të gjithë,
e kini kuptuar,
Sigurimi i Shtetit,
PD-në ka krijuar!

Arben Duka July 27, 2015 15:38
Komento

31 Komente

  1. santana July 27, 17:03

    Sakte!!!

    Reply to this comment
  2. padrino July 27, 17:20

    Po, atë e di dhe bufi që PDja, është krijesë, sigurimit

    Reply to this comment
  3. berishovicc July 27, 17:32

    MJAFTON TE SHIKOSH PARDESYTE E BARDHA,,,PROTOTIPA SIGURIMSA,,,,,,PO ME TE FUTUR I SHKOJ SHQIPERISE DHE SHQIPTAREVE,,,,,,JEMI TE MALLKUAR SI POPULL,,,

    Reply to this comment
  4. Tomorri July 27, 17:41

    Program pune per parlamentin tone te nderuare ,por te kuptohemi jo te ketij parlamenti po te atij te ardheshmit ne vitin 2017.Themi se aty duhet te ndahet shapi nga sheqeri,se jo atehere ne te semes te veje shqipria she njerzia qe ka brenda.

    Reply to this comment
  5. shoku " Hekuran " July 27, 17:43

    Prape timoni po te ha pak djathtas ( keta muter te gjithe, gjoja te djathte, te siguroj qe e kane te gjithe liberthin e vogel te 10 cilesive te komunistit ) . Do beje mire ta filloje rrefenjen tende psh , kam nje bajge te ndare ne dy pjese , po e filloj nga copa e djathte te perfundoj te copa e majte etj etj se nuk me shkon mendja te nakatos ndonje varg !

    Reply to this comment
  6. Lili July 27, 17:52

    Keta te katert,po se po!

    Reply to this comment
  7. toni July 27, 18:13

    keta me pardesy jane grade e larte e sigurimit,kurse ky me xhakete spiun ordiner, qe conte dhe merrte fotot ne ambasadat e huaja ne tirane.

    Reply to this comment
  8. Samiu July 27, 19:17

    Me shume fakte paska qe PD-ne e ka krijuar sigurimi i shtetit (ndoshta me UDB-ne) se sa qe PKSH dhe Enver Hoxhen e krijuan Jugosllavet

    Reply to this comment
  9. ketu ka tradheti burra ... July 27, 19:22

    nje mesazh per mikun tim arben duka.

    I nderuar nuk I ke shkuar te vertetes deri ne rrëzë…..por deri ne gjysëm

    ku e kam fjalën ??

    nqs katovica dhe keto pardesybardhet dhe azem xhupziu funksionoi egzaktësisht deri ne 2 prill 1991….a e dini ju zoteri cfare emir duhet ti vene post-katovicizmit?? kush ishte bossi…

    ajo quhet periudha e elezbiberizmit dhe rajersonizmit qe I mori keto spiuna dhe I federoi ne hordhite e asaj doctrine qe u quajt “dekomunistifikim”

    thelbi I kesaj teorie e ka thene zoti rajerson ku sipas tij shqiperia do bente dekomunstifikimin si beri gjermania denazistifikimin…..pra te barazoje Hitlerin me Enverin

    pra kjo teori eshte antishqiptare sepse:

    1-hitleri sulmoi boten..kurse enverin e sulmoi bota

    2-hitleri u vet vra I rrethuar nga armiqte..kurse enveri u varros me nje ceremoni madheshtore nga populli

    3..kam dhe mbi 20 argumente pse teoria biberaj-rajerson (B-R) eshte antishqiptare po per aresye vendi nuk po e zgjas..por kryesorja eshte

    qe keto spiuna pas 2 prillit 1991 kaluan ne skuadren (B-R) per te cilen eshte mire te happen letrat dhe te fillohet me pyetjen e pare

    pse rajersoni erdhi pikerisht nga beogradi dhe katapultoi nje dhender serbie ??

    kjo eshte pyetja qe duhet te shtroi arben duka dhe te mos merret me ramizin e vdekur

    dhe e fundit

    ate shinasi ramen mos na I trego burre te mire….se eshte I vetmi “professor” qe ka turp apo frike te vije “zyrtarisht” ne shqiperi..nga kush ka frike ??

    Reply to this comment
  10. METEH July 27, 19:32

    Mesaduket spiunet me te shumt i ka pasur dhe ka PD.Ndaj Saliu jo vetem tallet me deputetet e tij,por dhe qendron akoma ne politike,pasi po iku ai-te gjithe spiunet e tjere ose do hikin nga syt kembet ose do flasin per marrezit e Saliut.

    Reply to this comment
  11. gjon kurti July 27, 19:36

    Meqe PD-ne e paska krijuar sigurimi i shtetit, i bie qe ju, gazeta e Sigurimit, PS-se e gjithe haleve komuniste qe ka pasur Shqiperia, qe lavderoni kriminele te sigurimit si p.sh. hekuran pobrati, duhet ta lavderoni PD-ne. Fakti qe ju nga mengjesi e deri ne darke, sulmoni (ne fakt pergojoni si shani) PD-në, eshte fare e qarte pse e beni kete. Urime per kete disinformacion se kemi bere nje pune te madhe.

    Reply to this comment
  12. demo July 27, 19:42

    Ka frike nga nje aksident ne Krrabe.

    Reply to this comment
  13. lato July 27, 19:52

    Cfare prisni,Te hapin spiunet dosjet e veta?Keta nuk kane qene as spiune,por pergjues dhe denoncues te ndyre te shokeve dhe miqve.Nuk ka nevoje per te hapur dosjet e ketyre.Mjafton qe gazeta te hape nje rubrike me deshmite e viktimave te tyre ne shtyp,ose ne intervista.Le ta filloje me penecilinen,me deshmine e Hysen Shoshorit,qe vuajti 20 vjet burg prej thirrjeve ne gjyq te Sali Berishes.Ose te bashkeshorteve mjeke,qe ne mbledhjen e organizates se partise spitalit me skretar Sali Berishen,u internuan ne Kavaje.

    Reply to this comment
  14. Mark uk July 27, 20:00

    Sigurimi i shtetit drejtohesh nga PPSH.PO A NGELI KUSH TE PS E ARDHSHME.

    Reply to this comment
    • Toni July 28, 18:31

      mak uk po kur nuk dine dhe nuk ke haber pse shkruan dokrra per sigurimin+PPSH oooo fshataromalok i neveritshem+i trashe,Ne PPSH ati yt sali ram berisha eshte pranuar me date 08-11-1968 me numer tesere 108690,Po PD-ja krimbet me sigurimsat+spiunet-etj fillo nga tonin paloka i ati i edi plokes,i ati i astrit patozit e keshtu me rradhe e mbaro tek ty i fundit.

      Reply to this comment
  15. ketu ka tradheti burra ... July 27, 20:43

    GAZETA « RD » 18 GUSHT 1995

    FRAGMENT NGA FJALA E SALI BERISHËS PËR GREVËN E URISË TË AZEM HAJDARIT

    « Azem Hajdari mbetet një bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit, një shërbëtor i Ramiz Alisë. Duke gjykuar mbi faktet e jo mbi fjalët, kemi të drejtë të themi se kishim dy Azemë : ai i mitingjeve që «bënte gjëmën», kurse ai në jetë që bëhej mik me Irakli Koçollarin e sigurimsa të tjerë, dehej sa nuk kontrollonte se ç’nxirrte nga xhepat.

    Azem Hajdari si Rita Marko, se Rita Marko ka qenë i vetmi pushtetar që ishte edhe kryetar i sindikatave, vendosi ta ndërpresë grevën e mezeve dhe të rakisë në kafenenë e Xhelës.

    Deputeti Hajdari, i përfolur nga shtypi dhe nga zëra të tjerë për problemin e vrasjeve në prag të zgjedhjeve të 22 marsit, i futur në grevën e urisë, i armatosur, rast unikal në historinë e grevave të urisë, i braktisur nga të gjithë, i shtrydhur nga Çupi dhe Këndezi, i keqtrajtuar nga Kurt Kola, i rrethuar nga ish 80-lekëshat, përsëri Hajdari dështon.

    Askush në dhjetorin e vitit ’90 nuk i shkoi pas Azem Hajdarit. Studentët dhe rinia ju bashkuan PD, me të vetmin qëllim madhor, shkatërrimin e totalitarizmit, por jo në shërbim të Azem Hajdarit…

    nga sa me siper:

    ose duhet ti rrezojme bustin spiunit Azem

    ose duhet te futet ne burg sali qeni si shpifes

    ose duhet ti ngrejme lapidarian enver hoxhes qe e futi ne dajak ate popull te cuditshem qe nuk reagon….

    Reply to this comment
  16. Kopaçe July 27, 20:53

    Lavdi SIGURIMIT TE SHTETIT.. qe nuk na la pa gje,,,

    Reply to this comment
  17. tomsojeri July 27, 21:40

    Ky kanser ne kte “trup”mbushur me “metastaza” te dukshme e te padukeshme ,kta spiun qe mban te lidhur ne kasaforten e tij kryetradhtari dhe kryekrimineli me i madh i historis shqiptare ,per ti sherbyer vepres antishqiptare te tij, si dhe ti shpetoj burgut qe e pret familjarisht, kan uzurpuar pushtetin ne cdo qeliz ,jan bunkeri ,jan llogorja ku ky qen po mbrohet , krenohet e luan me intelektin e shqiptareve te dhunuar ! Nuk dim ma kush esht i “pastri dhe i “qelburi” kush esht miku dhe armiku i shqiptareve, sepse etja per pushtet dhe pasuri ka mbyllur gojera ,ka cburreruar premtime, ka rafshuar male krimi e vjedhjesh ! Shkruaj sa te duash i nderuar Arben, se vargjet e tua vetem sy dhe zemra shqiptaresh te dhunuar prekin e aspak kte band qe ka mberthyer pushtetin e ja kalojn njeri tjetrit per te mbrojtur njeri tjetrin ! Jemi zhgenjyer ,kemi humbur besimin ,dhe kto figura me dhe pa pseudonim na jan peshtirosur se kan veshur masken e hipokrizis ,mashtrimit, e kompromisit te krimit per interesa te tyre ! Problemi tani esht kujt ti besojm????Ky “kazan”i infektuar nuk ka sy te shpetoj shqiptaret !Nuk do shum mendje kjo gje !Ne e kemi kuptuar por me vjen cudi si nuk po del dikush qe te na bej te shpresojm ! A kan vdekur duart e pastra ??? A thua ska me patriot Shqiperia???Si mundet te hash ne nje tavolin me dhunusin ,me kriminelin,e hajdutin pa e ndeshkuar ????? Perse vrapuan 1 milion shqiptar dhe brenda 2 vjeteve dhan 2her goditje mesimi ! Mjer or shqiptar, viktima pabesie ,pazaresh,e tradhtie enderash ………

    Reply to this comment
  18. LABI July 27, 22:36

    Qe PD-ne e polli,
    vet Ramiz Alia,
    kjo nuk eshte e re,
    e ka thene Nexhmija!

    Eshte mire te pyesim,
    te mos kemi frike,
    pse Alia yne,
    “humbi ne Amerike”???

    Fille pas vizites,
    mire e konsultoi,
    ktheu mbrapsht timonin,
    dhe PD-ne krijoi!!!!

    Dhe me pa dyshime,
    jo me te nderuar
    po me gjithe spiunet,
    qe vet i kish emeruar!

    Qe i kishe verdalle,
    e aspak ne rruge,
    ja, keshtu si sot,
    agjent ne kolltuke!!..

    Te gjithe ne e dime,
    agjentet kush jan,
    qe dhe sot vazhdojne,
    te na bejne hatane ,

    Po na bejne hatane,
    na shiten vatane,
    ne, na skllaveruan,
    e pa mend na lane!!!,

    E s’eshte faj i tyre,
    miopia jone,
    ata na bastisin,
    ne prape i votojme!?..

    Poeti i nderuar,
    nje liste te koduar,
    sot, per te gjithe ne,
    ne media ka botuar!!

    Ne hall eshte vertete,
    ndaj dhe na therete,
    te hapim ne dosjet,
    kjo pune me nuk pret!

    Qeveria thote,
    terhiq e mos e kepute
    c’na duhet “Ali Baba,
    me dyzet hajdute”?!

    C’po na duhet ne,
    dosjet mo, ti hapim,
    eshte pune e veshtire,
    nuk e kemi capin!

    Nuk e kemi capin,
    spiunet te sulmojme,
    nuk na lene miqte,
    ata, dhe i strehojne!!!

    E nuk eshte problemi,
    vec per pleqerine,
    me te zellshem jane,
    “spiunet e rrinje”

    Ja dhe te zbulojme,
    spiunet e komunizmit,
    si do tu veje halli,
    ketyre te “pluralizmit”?…

    Koha e komunizmit,
    i kish te koduar,
    kjo e pluralizmit,
    i ka licensuar!!

    E me license kane,
    edhe voten tone,
    ndaj ne parlamente,
    Sala, ligjerone!

    Sala ligjerone,
    Likja, se nderprete,
    ndoshta e jane njelloje,
    ne te njejten cete?

    Ligjerone vet Basha,
    si tallaze deti,
    ja edhe pek dite,
    e do tu ike pushteti!!!

    Reply to this comment
  19. petrika July 27, 23:00

    Po te ishte PD-ja vetem veper e sigurimit, kjo do te ishte vetem gjysma e se keqes,por e keqja me e madhe eshte se ajo u shit tek agjenturat e huaja plotesisht dhe u vu ne sherbim te tyre totalisht,duke zbatuar porosite e UDB-se dhe te asfalise greke,per shkaterrimin perfundimtar te shtetit dhe te popullit.Amerikanet dhe Europianet,kishin nje urrejtje te patreguar per shqiptaret,sa na gjeten edhe shkaterrusit,si serbet dhe greket e duke bashkepunuar me ta na katandisen ne kete gjendje qe jemi sot.PD-ja ne veprimtarine e saj armiqesore dhe antishqiptare,kishte gjithmone e me teper mbeshtetjen amerikane,te cilet nuk ngopen kurre duke na pare tek vuajme per buke e per pune,rrugeve te botes.

    Reply to this comment
  20. 21 janari= krim fashist shteteror July 27, 23:16

    O ARBEN PO LODHESH KOT DHE NUK JE I SINQERTE

    IZET HAXHIA PO TE THOTE UJKU TI THUA GJURMET. GJITHE KETO SPIUNA TE SIGURIMIT U SHITEN PER 24 ORE TE DYSHJA CIA-UDB…CFARE NA PERRALLIS PER SIG SHTETI ?

    OSE LEXO DESHMINE E GRAMOZ PASHKOS NE 1997 NE KONGRESIN AMERIKAN ME BLENDI GONXHEN DHE NIKO GEIXHIN..ESHTE LOJE SPIUNASH JO E FSHEHUR POR HAPUR FARE….

    SHIKO TOM RIXHIN DHE DAMIR FAZLLICIN KU RAPORTONTE QEVERIA DHE PRESIDENTI PER SIGURINE KOMBETARE PARA NJE SERBI DHE FILOSERBI

    AI PO TE THOTE TROC DHE BRAVO I QOFTE QE BERISHEN E PRURI NE PUSHTET LOBI SERB I AMERIKES DHE JA KU I KE FAKTET TRONDITESE:

    Në një postim të gjatë në profilin e tij në Facebook, Haxhia shpjegon se kanë qenë serbët ata që sponsorizuan Berishën dhe njerëzit e tij në fillimet e ngjitjes në krye të shtetit duke i siguruar mbështetje diplomatike dhe pjesëmarrje në konferenca të rendësishme ndërkombëtare.

    Ja çfarë shkruan Izet Haxhia: “Vizita e Berishes në USA në vitin 1992 u organizua dhe u përgatit nga shefi i CIA-s për Balkanin Jug-Lindor Dejvid Philips. Ky person njihet për lidhje te fuqishme me lobin serb në Amerikë bashkë me Zv. Sekretarin e Departmentit të Jashtëm Lorenc Igellberger, i cili kishte intersa ekonomike në Serbi me firmen Zastava.

    Kur u vendosëm në hotel në Crans Montana, tek suita e Berishes erdhi një përson që nuk e njihja dhe që Berisha nuk e prezantoi. Ka qendruar për rreth tre orë në suiten e tij. Në këtë takim ka qënë vetëm Berisha dhe gruaja e tij. Të nesërmen në sallën ku mbahej forumi mori fjalën edhe përsoni që në darkë kishte darkuar me Berishen. Nga prezantimi që ju bë nga moderatori forumit Carteron mësova se ishte ministri i jashtem Serb i Jugosllavise së mbetur. Mbiemri me sa me kujohet ishte Ivanoviç”.

    Haxhia e përforcon edhe më tej argumentin e tij se Berisha është ngritur nga serbët në pushtet duke thënë se Ivanoviç është parë në tribunën e mitungut të fitores së 22 marsit 1992. “Interesant është fakti se PD vërtet u krijua në shtepinë Gramoz Pashkos, por drejtuesit e ardhshëm që do të merrnin postet drejtuese dolën nga shtëpia e profesor Bujar Hoxhes, një shqiptar me origjinë nga Kosova, rezident i sigurimit të shtetit e shërbimit sekret serb. Ky njeri kishte një pushtet të fuqishëm tek Berisha. Nga ky person u futën në PD klanet e Dibrës me Gazideden e Zhulalin që ishin të lidhura me sherbimin sekret maqedonas”, – vijon ai duke shtuar se edhe ngjarjet e vitit ’97 u organizuan nga qarqet anti-shqiptare.

    Ai zbardh gjithashtu edhe dërgimin e naftës shqiptare ne Jugosllavi, ndërkohë që OKB i kishte vendosur embargo gjatë luftës së Bosnjes.

    “Perveç dërgimit të karburantit makines së luftës së Milosheviçit është bërë edhe dërgimi i armëve serbëve të Bosnjes. Kjo është bërë e kamufluar si trafik i armësh relike në drejtim të Norvegjisë, por në të vërtetë shkonin armë për serbët e Bosnjes. Nëermjetës në të gjithë këtë tafik ka qenë gjenerali Boban, që ka takuar disa herë Berishën tek Vila nr.4”,

    Reply to this comment
  21. shqipja July 28, 01:40

    cifte;ia-prec zogaj
    korcari-sy dali e dini miliarderi i pd .
    thuthuqi -gjirokastriti fytyr sikur i ka plasur bomba qe beri kerdine me naften
    a doni me

    Reply to this comment
  22. XUME PROTOKAKA July 28, 06:18

    Po XuMJA a ka qene gje sigurims? Une them jo, ka qene thjesht spiun.

    Reply to this comment
  23. Lili July 28, 06:39

    Ju kujtohen ato qe shetiten neper diaspore ne vit et 89 90 ,ata te gjithe ishin te Sigurimit!
    Berisha,baleta,precaj pashko , hajdari,ngjela,caushku ,rama etj etj !

    Reply to this comment
  24. tomsojeri July 28, 08:29

    Me nje fjal Arben i dashur, Shqiperia fole tradhtaresh,agjentesh dhe armiqsh, si kacabujt nen nje kapak grope muti ! Tani ndonje kerkon nga ty te besh pastrim!! Pastrimin u perpoqen ta bejn 1 milion shqiptar te dhunuar, por kjo grop muti esht mbushur plot e kur si ben derman kta nje milion cfar do besh ti me ate penen tende te art ! Ti vazhdo mik i popullit se je ngushellim per ne ,se vargjet e tua edhe te labit na qetesojn shpirtin e na bejn te mendojm se nuk ka vdekur dashuria per kte komb,nuk ka vdekur zeri dhe pena e te vertetes ,nuk ka vdekur gazeta qe na hedh drit e kaq nevoj ka brezi qe vjen, se kta qelbesira skan ndermend te ndryshojn asgje ,se kta qelbesira jan zhytur ne mekatin e madh ndaj popullit qe ju dha doren e i besoi ! Vazhdo Arben edhe cilidoArben si ty ,qe te ndjehemi te gjall ,qe te mendojm se nuk flejn te gjith, qe kta mekatar te shohin fytyren e tyre ne kto vargje e ta din se nje dit, do na vi dita ,se ktij populli nuk i kan munguar herojt se shqiptari ariti te mbijetoj mes armiqsh …..Te lumt ajo dor Arben dhe mos u nda,l se ti je fjala jon ,je dhimbja jon, je shprehja e shgenjimit ton……….

    Reply to this comment
  25. Zoro July 28, 09:23

    S’jam dakort shoku Arben.
    Jo Sigurimi i Shtetit , por Partia e Punes me ne krye shokun Ramiz.

    Reply to this comment
  26. demo July 28, 10:33

    Xumja nuk kishte arsye te regjistrohej ne listat e spiuneve,se kishte te jatin shef dege ne Shkoder,xhaxhain operativ ne qytetin Stalin,vete u regjistrua ne lidhjen e shkrimtareve.

    Reply to this comment
  27. Lleshi July 28, 11:41

    PD-ja eshte krijuar nga UDB-a serbe ne bashkepunim me CIA-n dhe kupolen e PPSH-se dhe Sigurimit te Shtetit , i sakatuar dhe UDB-ashizuar , pas goditjes se 1981-shit !

    Jo i gjithe Sigurimi i Shtetit , u godit ne 1981 , por ata qe mbeten pas goditjes u menjanuan dhe u larguan nga mbrojtja e Shqiperise dhe u zevendesuan me “punetore” kandidatura te UDB-s me propozime dhe emrime te Nexhmije Hoxhes dhe Ramiz Alise . Emerimet e reja dhe rekrutimet a pas 1981-shit , ishin te gjitha qe do t’i sherbenin shkaterrimit gradual ekonomik , ushtarak dhe politik te Shqiperise , veper qe e finalizoi Saleh UDB-ash Berisha me vitin 1997 ! Emerimet e reja , po t’i shikoni , jane kryesisht nga njerez qe vijne nga familje te lidhura qe me stergjysherit me UDB , me vllehe te kapur peng nga Asfalia Greke , me njerez pa personalitet dhe kurriz thyer , apo njerez medioker dhe trashaman pjese e tarafeve meskine ! Nuk e kisha fjalen thjesht per Ministrin e Puneve te Brendeshme te asaj kohe dhe as per Kiço Mustaqin si Shef te Shtabit te Pergjithshem , i cili deri ate kohe kishte qene nga Laberia !

    Reply to this comment
  28. Dita July 28, 14:29

    Do kish ndodhur si martin luter king

    Reply to this comment
  29. Kris 1 July 29, 13:00

    Vertet me Pd,
    Vajten gjithe spiunet
    Peshqesh tek ps
    Lane vajzat e cunat
    cunat u rriten
    shihi ja tek jane
    Shihe sharlatanin
    Qe po qelb vatane

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*