PD në kaos, Ristani kundër Bashës: Po manipulohen zgjedhjet

June 29, 2017 14:20

PD në kaos, Ristani kundër Bashës: Po manipulohen zgjedhjet

 

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani ka dalë kundër Lulzim Bashës.

Në një reagim në Facebook, Ristani thotë se në bazë të statutit të PD, procesi i zgjedhjes së kryetarit i takon atij si Sekretar i Përgjithshëm i Partisë Demokratike.

Ai thekson se delegimi i kompetencave organizative nga kryetari tek nënkryetarët është jo statutor dhe pa përmbajtje.

Reagimi i plotë i Ristanit

Me qellim sqarimin e opinionit publik dhe mbi te gjitha te anetaresise se Partise Demokratike dhe situates se krijuar se fundmi me procesin zgjedhor per Kryetar te Partise Demokratike, ndjej detyrimin dhe pergjegjesine si Sekretar i Pergjithshem i Partise Demokratike te bej me dije se:

Delegimi i kompetencave organizative nga Kryetari tek nenkryetaret eshte jo statutor dhe pa permbajtje, sepse kompetencat organizative i takojne ne baze te statutit Sekretarit te Pergjithshem.

Neni 43 thote se ne rast doreheqje etj te Kryetarit, Sekretari i Pergjithshem mbledh Keshillin Kombetar i cili komandon Nenkryetarin qe do te drejtoje Partine. Pra kompetenca e komandimit i takon Keshillit Kombetar i cili thirret nga Sekretari i Pergjithshem.

Vendimi i dy nenkryetareve per te thirrur zgjedhjet, caktimin e dates se zgjedhjeve dhe dates se paraqitjes se kandidaturave eshte vendim i pa mbeshtetur ne statut.

Ne baze te nenit 40/2 te statutit te Partise, shpallja e dates se zgjedhjeve dhe e dates se paraqitjes se kandidaturave eshte kompetence e Kryesise Partise.

Per ta vendosur situaten ne shtratin statutor, per te garantuar integritetin e zgjedhjeve ne Parti dhe per te rifituar besimin e anetaresise, eshte e nevojjshme rinisja e procesit mbi bazat e statutit te PDSH-se.

June 29, 2017 14:20
Komento

4 Komente

  1. Kamarier Luli edhe nje dopio. June 29, 16:36

    Ky eshte rehat fare, rri xurxull dhe nuk merr vesh se cfare behet, o kaqol, keto gjera nuk i ka vendosur basha, por Berisha.
    Kur te dale pija ty ristan, o demi me raki do te jene bere zgjedhjet ne SHQUP dhe ti kush e di se ne cilen mejhane je duke pi prap raki me pace derri ashtu sic je vete, toc.

    Reply to this comment
  2. fteri June 29, 17:14

    Karakteristikë dhe Carizëmi sistematik i udhëheqjes PD-së që nga data 2 prill 1991 i komunistit strikt Sali Berishës për shkatrrimin e shqipërisë dhe PD-së në veçanti ,me një udhëheqje banditeske rrumpallë që shkatrroi vendin dhe vetë partinë demokratike.Nuk bëhet rinovim me S.Berishën dhe hijen e tijë të shëmtuar L.Basha dhe F.Mediu si krah i djathtë.Nuk rinovohet partia demokratike me kriminel dhe antishqiptar të tërbuar si Berisha ,një burrë pa besë,pa dinjitet që pushkatoi katë qytetar në bulevard.etj,etj krime pa fund dhe që nuk jan ndëshkuar.

    Reply to this comment
  3. fteri June 29, 19:45

    PD-ja mallkim për shqiptarët !!!!!

    Reply to this comment
  4. skiftewri June 29, 19:47

    Popërse o i pa udhë na dole kundra Lulit ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*