PD: Në Krujë gjykohet për vjedhje, me Ramën përgjegjës tek tatimet

June 20, 2014 10:22

PD: Në Krujë gjykohet për vjedhje, me Ramën përgjegjës tek tatimet

Partia Demokratike denoncoi sot një tjetër emërim në administratën aktuale. Përmes zëdhënëses së saj, Laura Vorpsi, PD akuzoi Kryeministrin për ndërhyrjen në vendimin e gjykatës dhe emërimin e dyshimtë në krizë të sistemit tatimor.

“Në Krujë, sot ai ka seancën e radhës ku gjykohet për vjedhje. Në Tiranë, me Edi Ramën është bërë përgjegjës i verifikimit në terren, për Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve. Kryeministri i ka dërguar kështu një sinjal të qartë gjykatës së Krujës, duke i kërkuar që ta shpallë të pafajshëm të pandehurin Klodian Durmishi. Duke i besuar verifikimin në terren për Tiranën, Edi Rama i ka bërë dukshëm presion Gjykatës së Krujës duke i treguar vendimin që duhet të marrë”, u shpreh Vorpsi.

Sipas PD-së, prej muajsh, në Gjykatën e Krujës zhvillohet gjyqi ndaj të pandehurit Klodian Durmishi, i akuzuar nga prokuroria për vjedhje të kryer me shpërdorim detyre.

“Pak kohë më parë, edhe pse nuk merr dot një vërtetim gjyqësor që nuk ka ndjekje ndaj tij, Durmishi ka arritur të rilindë e të bëjë karrierë në sistemin tatimor të Edi Ramës. Ky është morali qeveritar i Edi Ramës. Ky është modeli i Edi Ramës për administratën”, tha Vorpsi.

June 20, 2014 10:22
Komento

2 Komente

  1. Pëllumb zaimi June 20, 11:30

    PD ka qëllimet e saj,por une jashtë ketyre qellimeve dhe jashte interesave te perfitimit nga ju z. Rama them se mirë e ke zgjedhur sloganin postzgjedhor: ” të majtet votojnë,hajdutet përfitojnë”!? A nuk po e tepron dhe po e kalon masën?

    Reply to this comment
  2. TROJA June 20, 13:28

    I nderuar Z.Pellumb,qe eshte kaluar masa,kjo eshte pare ne gjithe vendin,qe po ben sikur nuk degjon Edvini edhe kete e kane kuptuar te gjithe ata qe kane votuar te majten,qe po pret edhe te habitet Edvini ne qershorin tjeter,edhe kete e di,po perse do ta poshteroje ne kete menyre te majten nuk e kuptoj.
    Ne disa rrethe,kaq e turpeshme eshet ky lloj emerimi,te njerezve te pa afte,me probleme pa aresim,ose me aesim te blere,sa po thone qe PD,i kishte vendosur njerezit,por kishin pak vlere ne opinion.keta qe ka vendosur PS,jane fundrina qe turperojne ate komunitet qe jeton aty.
    Nuk e di a e keni lexuar nje koment para disa diteve,ku nje bari dhish e kishin bere drejtor shkolle??? sepse kishte financuar ne zgjedhje PS..?????sa ka te kesaj kategorie? Prandaj nuk pranon PS komisionin hetimor se do qeshe edhe gomari kur te dalin xhevahiret qe nuk jane bere as ne kohen e Zogut I.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*