PD në zgjedhje me 24 parti, zgjedh dhe emrin e koalicionit

Redaksia Online April 23, 2013 18:25

PD në zgjedhje me 24 parti, zgjedh dhe emrin e koalicionit

Partia Demokratike dhe aleatët u mblodhën për të zyrtarizua koalicionin e tyre zgjedhor, një koalicion që kryeministri Berisha e quajti si aleancën që do të përsërisë vitin 1992.

Koalicioni i djahtë do të quhet “Aleanca për punësim, mirëqënie dhe integrim”. Aleanca e udhëhequr nga Partia Demokratike përbëhet nga parti të qendrës së djathtë dhe të qendrës. Ndër to aleatja kryesor i demokratëve është Partia Republikane. Ishte Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Ridvan Bode ai që publikoi listën e plotë të partive të koalicionit dhe parimet me të cilat është ngritur ky koalicion.

Në fjalën e tij, kryeministri dhe kreu idemokratëve, Sali Berisha foli për aleancën më të madhe, e cila sipas tij do të përsërisë fitoren e vitit 1992. Berisha u ndal edhe tek kundërshtarët e tij politikë.

“Udhëheqja e sotme e Partisë Socialiste ka për program të vërtetë testamentin e etërve të vet. Në këto rrethana ishte një thirrje, një apel për të gjithë zotërinjtë që janë ulur sot këtu për bashkimin e forcave për të avancuar integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Unë jam i sigurtë se 23 qershori do të jetë përgjigja më e shkëlqyer e shqiptarëve për axhendën e vet europiane. Kurrë ndonjëherë Shqipëria nuk ka patur një kaq aleancë të bashkuar sic ka sot dhe të gatshme për të cuar vendin drejt një mandati të ri, një fitoreje të shkëlqyer në 23 qershor”, tha Berisha.

Redaksia Online April 23, 2013 18:25
Komento

4 Komente

  1. lord sananda April 23, 19:49

    SAAAALIIIIIIIIIIIIIIIIII EDHE TY BASHK ME SHPUREN TENDE DO TE NXJERRI [PERMBARIMI] NGA ZYRAT E SHTETIT SI 13 FAMILJET QE NXORRE SOT . KRYEMINISTRIA NUK ESHTE KULLA E [RAM BERISHES] POR AIO DO TE JET KOPSHTI ME I BUKUR BOTANIK

    Reply to this comment
  2. BAY AREA ca. April 23, 19:55

    “Alenca per punesim, mireqenie dhe integrim” e udhehequr Nga Pacienti Doktor, keto objektiva i ka realizuar qe ne mandatin e dyte, por ky program nuk eshte per ne, por per Europen. Sipas Pacientit del qe ne si ekonomia e 2-te e zhvilluar ne Europe, pas Gjermanise, na del si detyre paresore qe nga shtetet e Europes qe jane ne krize si, Franca, Italia, Hollanda, Greqia, Luksemburgu, Montekarlo etj , do t’u punesojme krahun e lire te punes qe kane.Kjo do te behet pasi te specializohen ne kurse si behet korrupsioni, vjedhjet, vrasjet, si mbillet dhe shperndahet droga etj, etj, keshtu % e papunesise ne Europe zvogelohet. Ceshtja e 2-te Mireqenia. Duke punesuar keta emigrante nga Qeveria Bisha, te ardhurat qe keta do ti marrin ne Shqiperi do t’ua dergojne familjeve te tyre ne nevoje, keshtu do te rritet mireqenia e ketyre Shteteve . Ceshtja e 3-te Integrimi. Brenda Europes ka disa shtete qe jane bere pishman qe kane hyre dhe do te largohen, te tjere shtete si Britania e Madhe nuk pranojne monedhen Euro etj etj, halle qe ka Europa ajo e bashkuar dhe ata qe nuk duan te hyjne ne te. Keto probleme te rendomta do te zgjidhen nga Qeveria e Berishe Mashtruesit, kur keto shtete do te na luten duke na bere kerkese per per ti pranuar ne grupimin tone e keshtu, do te ribehet Integrimi i ri i Europes . Nen BEKIMIN e Saliut kjo fitore e Europes do te vije shume me shpejt se c’e kuptojne skeptiket, per kete eshte marre aprovimi edhe nga nje seli e shenjte. Zoti e RRUAJT Saliun. Amin

    Reply to this comment
  3. Aliu April 23, 22:05

    Sikur eshte lodhur shum ky sala

    Reply to this comment
  4. duda April 24, 04:01

    ky eshte trapi me i madh qe ka pare historia e vendit – i ka rene murit me koke dhe nuk merr vesh ! Cdo komunist fanatik e diktator ekstrem i ngjan shume Gadafit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*