PD nënshkruan me artistët: Pas marrjes së pushtetit shfuqizojmë ligjin për Teatrin

July 25, 2019 12:25

PD nënshkruan me artistët: Pas marrjes së pushtetit shfuqizojmë ligjin për Teatrin

Firmoset Kontrata mes artistëve dhe opozitës. Artistët angazhohen për betejë të pandërprerë për mbrojtjen e Teatrit, ndërsa opozita për mbështetje dhe restaurim të Teatrit, kur të vijë në pushtet.

Kryetari i PD, Lulzim Basha, në emër të opozitës, firmosi me Aleancën në Mbrojtje të Teatrit Kombëtar një kontratë që e angazhon opozitën të mbështesë veprimet e Aleancës për të mbrojtur Teatrin Kombëtar. Përsa i përket çështjes së teatrit, kontrata përmban 6 pika, në të cilat Aleanca angazhohet të vijojë pa ndërprerje mbrojtjen për Teatrin, ndërsa PD dhe opozita për të mbështetur këto aksione në mbritje të ndërtesës dhe tëpronës publike.

PD angazhohet gjithashtu, se në muajin e parë të qeverisë së saj, kompleksit “Skanderbeg”, ku bën pjesë Teatri, do t’i rikthehet statusi “Ansambël Monument Kulture” dhe do t’i nënshtrohet menjëherë ruajtjes dhe restaurimit. Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar, angazhohen të shfuqizojnë ligjin special antikushtetues “Rama-Fusha” që shemb Teatrin dhe të vendosë para përgjegjësisë penale çdo person të përfshirë në grabitjen kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar.

Ja 6 pikat mes palëve lidhur me Teatrin Kombëtar:

  • “Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit” shpreh vendosmërinë për të vijuar pa ndërprerje betejën për mbrojtjen e kompleksit shumëfish historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental.

 

  • Partia Demokratike dhe Opozita e Bashkuar angazhohet të mbështesë veprimet dhe aksionet e “Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit” për mbrojtjen e ndërtesës historike të Teatrit Kombëtar dhe njëherësh për mbrojtjen e pronës publike të kërcënuar nga tjetërsimi i paligjshëm dhe korruptiv, duke përfshirë ndërmarrjen e çdo aksioni, të duhur e të nevojshëm, ligjor, politik e qytetar.

 

  • Brenda një muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksit të ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i rikthehet me përparësi statusi “Ansambël Monument Kulture”, duke qenë pjesë e Qendrës Historike të Qytetit të Tiranës.

 

  • Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë dhe Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, kompleksi i ish-Qarkut “Skanderbeg”, ku përfshihet edhe Teatri Kombëtar dhe zonat përreth tij, do t’i nënshtrohen ruajtjes dhe restaurimit të tyre, duke tërhequr në një sipërmarrje të tillë përvojën dhe ekspertizën e arkitektëve dhe ekspertëve të monumenteve të kulturës më të mirë në vend.

 

  • Brenda 1 muaji nga momenti kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të shfuqizojë me përparësi si antikushtetues ligjin nr. 37/2018 “Për përcaktimin e procedurës së veçantë për vlerësimin, negocimin dhe lidhjen e kontratës me objekt “Projektimi dhe realizimi i projektit urban dhe i godinës së re të Teatrit Kombëtar”, si dhe çdo akt tjetër ligjor e nënligjor që buron prej tij dhe parashikon tjetërsimin e paligjshëm të pasurisë publike.

 

  • Në momentin kur Partia Demokratike e Shqipërisë Opozita e Bashkuar do të jetë shumicë politike qeverisëse, do të ndërmarrë të gjitha masat e duhura ligjor për të garantuar vënien përpara përgjegjësisë penale dhe administrative të të gjithë vendimmarrësve publikë dhe subjekteve private, për përfshirjen në aferën e grabitjes kriminale të truallit të Teatrit Kombëtar, duke u ngarkuar atyre edhe detyrimin për kompensimin e çdo dëmi të shkaktuar.

Regjisori Edmond Budina e quajti kontratën simbolike e teksa u shpreh se ajo duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet.

“Kontrata duhet të materializohet kur PD të vijë në pushtet. Kjo është simbolike. E firmos kryetari i PD me popullin”, tha Budina.

j.l./ dita

July 25, 2019 12:25
Komento

9 Komente

  1. BLLOKMENI July 25, 12:33

    Ku hedh firmen Basha , e sigurte qe do te dale e kunderta. Shikoni sa te pa pergjegjshem jane firmetaret nga radhet e artisteve, firmmosin nga vetja per meret te gjithe artisteve. Kush jua jep te drejten atyre per kete gje, kush jua ka dhene kete pasuri. Une si qytetar i Tiranes Lindur e rritur ne kete vend kur voti kreun e saj kam votuar per cdo vendim qe merr i mire apo i keq , prandaj eshte vota cdo kater vjet me pak se 10 fishi i vietve qe te takon te votosh. Shteti dhe administrimi i tij nuk jane se kembet e dhise. Prandaj te mbushen ata pseudo artiste qe nuk dime pse quhen te tille kur ne keto 30 vjet vetem para dhe rroga qyl kane marre nga taksapaguesit. Le te votojne per Lulin dhe ti blejne edhe nje krevat po fitoj dhe jo te therrin dashin tek porta e Bashkise. Minoranca mbetet minorance dhe ti hape rrugen te shumteve. Kaq per tani.

    Reply to this comment
  2. tosi sales July 25, 12:43

    Pushtetin do ta merrni ne vitin 2036 kur te hapet universiteti Vitrina dhe sharebajga e leshitlikes qe kishte dale mbreme ne proteste tek teatri Kejdi dhembcakallja te kete mbaruar Fakultetin e Kakarisjes qe do hapet njeherazi me universitetin Vitrina qe ishte qendra e lristeve erotioko- naziskine te leshelise,,,

    Reply to this comment
  3. tori July 25, 12:56

    Turp.Perse I nxirrni ne fotografi dy hajdutat e njohur njer I akuzuar e tjetri I denuar.Kompromis ideal I hajdutllekut.Fitoreeeee

    Reply to this comment
  4. Zgalem July 25, 14:11

    TEATRALET
    Shqiptaret I kane percmuar teatralet dhe fallsifikatoret , por pergjithesisht e kane vleresuar teatrin real , teatrin e Moisiut , te Popit , te Frashrit , te Prosit , te Luces , te Kujtim Spahivoglit ,te Margarita Xhepes , Marie Logorecit ,Melpomeni Cobani , dhe dhjetra te tjere . Keta artiste , kane krijuar galerine e tipave , qe na nderojne ne shkalle kombetare dhe ne konkurencen boterore te aktrimit, kur kemi parasysh , qe aktori Moisiu , ka tronditur skemat e teatrove gjermane dhe ato europjane. Keta dhe te krahasushem me ta , bene historine e brishte te teatrit shqiptar .
    Gjeniu i skenes , Mojsiu , nuk lojti ne skenen e teatrit tone ekzistus , por Ai njifet me detaje , ne te tere veprimtarine e tij , sepse e do Atdheu . Krenohet me te . Artistet e medhej nuk i ben godina , aq me pak kur eshte prej eterrniti , sic eshte doppo llavora , ne bulevard .
    Gazeta “Tema “ kishte botuar mendimet e aktoreve dhe regjizorve te shquar, qe nga Robert Ndrenika , Luftar Paja , Ndricim Xhepa , Alfred Trebicka , Niko Kanxheri, Reshat Arbana , dhe deri te Pellumb Kulla . Per efekt vendi , nuk i shenova te tere , por te tere keta jane shtylla kurrizore e historise se teatrit tone , qe eshte e lavdishme .
    Keta mund t’i quajme specialistet e gjithanshem , te mjeshterise aktoriale te kaluar dhe te sotme . Keta specialiste argumentojne se duhet te ndertohet nje teater i ri , ku te kete dhe nje kabinet , per veprimtarine dhe arshiven historike te Teatrit . Teatri ekzistus , 70 vjecar , nuk plotesonte as nje kusht edhe ku rishte i ri . Ky eshte mendimi real , I marre nga goja e specialisteve .
    Ajo , qe pame perpara teatrit dje , nuk lidhej me mendimin e specialisteve . Disa aktore ulerisnin se duhet te eceshes mbi trupin e tyre , per te mbrojtur kete karakatine , dopollavoron e dikurshme . Do te mbahen mend si specialiste te fushes , qe kane nostalgji , per vendin e tyre te punes . Shteti ka vendosur te ndertoje nje tjeter teater kohor , jane ose jo dakort nostalgjiket .
    Karakterin agresiv protestes ne teater , ja dhane perfaqesusit e opozites ekstraparlamentare . Ata u perleshen me policine dhe mund te themi se realizuan proteten e tyre te njembedhjete . Fjalimet opozitare , per teatrín , na jep te drejten t’i quajme” teatrale “ . Kjo opozite teatralitetin e ka ne metoden e saj te punes . Sherri i duhet , qe te ndihet se eshte gjalle . Veprimtaria e saj teatrale edhe , pa bere kete proteste , dihet mire dhe bukur , nga shqiptaret . Nje nder teatralet me te spikatur ishte fjalimi patetik I Besjan Peshes te LSI se , por tashme I inkluduar ne Shoqerine civile . Dekllarata tetrale mbajten Ylli Manjani , Petrit Vasili , madje dhe vete Neritan Ceka, ndoshta ne mungese te Altin Goxhajt . Flisnin me kaq kopetence si te ishin Robert Ndrenika ose Pellumb Kulla . Keta kane kulturen e tyre profesionale , por , per teatrin , shteti do te degjoi specialistet . Protesta perpara teatrit ishte pa asnje vlere ligjore , madje ne kundershtim flagrant me perpjekjet e shtetit , per te investuar , ne vepra te rendesishme kulturore – edukative .
    Aktoret e vertete profesioniste , shteti dhe populli kerkojne te ndertojne nje teater te ri , me te gjitha parametrat e kohes . Me pak fjale kerkesa e tyre eshte e qarte : Duan te futin jeten ne teater , ndersa ata , qe duan te ruajne kete karakatine perpiqen me c’do kusht , ta bejne jeten teater . Nje fakt kuptimplote ishte kjo marrveshje me “kryeministrin “ , qe do te jete ne postin e larte , kur te piqen gorricat . Bejne thjesht , teater . Zgalem

    Reply to this comment
  5. MH July 25, 15:00

    Kur te marrin pushtetin Basha.Teatri i ri ka festue mos 25 vjetorin te pakten 10 -15 vjetorin ne te cilin do luhet edhe ndonji komedi mbi firmetaret opozitar per cfuqizimin e ligjit te nenshkruar nga dy kallep pa tibar,mendje fyqke.
    Bashen e rrene mendja qe do jete si sot i lire per shume vite.Jo ky qerrata ka dhene kontribute per te studiue ne universitetin Rec te Shkodres qe meriton te mos i hahet haku.Edhe nese tregohet modest per mos pranim,te vendost me force.Ai qe ka merita duhet nderue me cdo cmim.Ku ka ma bukuri se bjeshket e Recit.Nen hijen e geshtenjave.

    Reply to this comment
  6. qejfliu July 25, 16:41

    O deshtaket e pd-s qe hiqeni sikur jeni artiste e artedashes te medhenj basha ju tha kur te marr pushtetin bashke me 6 pleqte e krujes…. pra kurre

    Reply to this comment
  7. Dunavatasi i vjeter July 25, 18:36

    Kesaj marreveshje ,ketej nga Gjirokastra i thone..Shtyhu pa piqemi…na ishte njehere….

    Reply to this comment
  8. Vlora July 25, 23:35

    Para se te ktheje teatrin, Luli duhet te ktheje se pari Shqupin.

    Reply to this comment
  9. raul July 26, 08:29

    o nona vet ! paska bere artikull tek fletushka e leshitlikes Kejdi kakarisja dhembcakallja e leshitdhise per teatrin kombetar dhe po u jepte mend autoriteteve , fundi i botes ka ardhur, e bija e nje mashtruesi ordiner i urryer per vdekje ne Fier per mashtrimin me shitjen e apartamenteve 2-3 her qytetareve , nje laraske pa bisht me shkolle te mesme jep leksione se si duhet te veprohet me teatrin kombetar. shko moj laraske se te urren gjithe shqiperia qysh kur dole me dick ne dore para 140 burrave ne parlament, te cilin qaje me lot se sa te jesh gjalle ske per ta pare me me sy karrikene e parlamntit, por do jesh nje femer e urryer rrugeve te shqiperise si dhunuesi seksual i bashkise kamze xhelal mendejziu qe e urren gjithe Tirana,,,,

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim