PD përgatit dekriminalizimin. Në fillim të shtatorit prezantohen ndryshimet kushtetuese

August 22, 2015 15:04

PD përgatit dekriminalizimin. Në fillim të shtatorit prezantohen ndryshimet kushtetuese

Ekspertët e Partisë Demokratike po punojnë këto ditë që në fillim të shtatorit të kenë gati amandamentet kushtetuese dhe ligjore për procesin e dekriminalizimit.

Top-Channel ka mësuar se sapo paketa të jetë gati në fillim të shtatorit, ajo do t’i paraqitet komisionit përkatës parlamentar, në menyrë që, siç thonë demokratët, politika dhe administrata shqiptare, në çdo nivel të saj, të pastrohet nga personat me rekorde kriminale.

Në fund të korrikut, Partia Demokratike bëri publike platformën e saj për dekriminalizimin, që bazohet në raportin e Komisionit të Venecias dhe mbi një proces të ngjashëm të ndodhur në Itali kundër mafias, një proces i njohur si ligji “severino”.

Për t’iu përshtatur realitetit shqiptar, opozita thotë se ka shtuar edhe rrethana të tjera rënduese për përjashtimin e personave me rekorde kriminale.

Në paketën që demokratët kanë aktualisht në përpunim e sipër dhe që atyre u pëlqen ta quajnë si ligji “severino plus”, shtohet edhe koncepti i përjashtimit nga zgjedhja në poste publike e personave që janë dëbuar jashtë vendit si të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale, si përshembull të pjesëmarrjes në trafikun e drogës apo të qenieve njerëzore.

Nëse paketa “severino plus” e opozitës miratohet, ajo i hap rrugën ndryshimeve kushtetuese që ndërpresin menjëherë mandatet e deputetëve dhe zyrtarëve me të shkuar kriminale brenda dhe jashtë Shqipërisë, si dhe ndalon zgjedhjen apo emërimin e tyre në të ardhmen.

August 22, 2015 15:04
Komento

1 Koment

  1. demo August 22, 20:09

    Po Sala dhe Basha humbin apo fitojne nga ky medemek ligj nga PD. Ju te PD jeni pa perjashtim te gjithe Kriminel. Per cfar ju duhet ky dekriminalizim?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*