PD përshëndet vendimin e Apelit për Frrokun, akuzon kryeministrin për arratisjen e tij

June 29, 2015 17:06

PD përshëndet vendimin e Apelit për Frrokun, akuzon kryeministrin për arratisjen e tij

Partia Demokratike përshëndeti vendimin e Gjykatës së Apelit, që dënoi me burgim të përjetshëm Arben Frrokun për vrasjen e komisar Dritan Lamajt dhe akuzoi kryeministrin Edi Rama se ndihmoi Frrokun në arratisjen e tij nga vendi.

Kreu i grupit parlamentar demokrat, Edi Paloka në një deklaratë për mediet tha se Frroku u përdor nga mazhoranca për të shantazhuar qytetarët në zgjedhjet për Bashkinë e Pukës dhe për këtë u shpërblye me lënien të lirë për të kaluar kufirin.

“E gjithë Puka e di kush e drejtoi fushatën në këtë bashki dhe ditën e shtunë, në prag të vendimit të Apelit, Frroku u largua nga Shqipëria. Pasi u përdor për disa muaj për fushatë elektorale, Edi Rama i dha leje për t’u larguar në drejtim të paditur”, tha Paloka.

Për opozitën ky rast argumenton standardet e zgjedhjeve.

“Ky ishte standardi i Ramës në këto zgjedhje, blerja masive e votës, përdorimi i administratës dhe përdorimi i kriminelëve për të shantazhuar qytetarët”, shtoi Paloka.

June 29, 2015 17:06
Komento

2 Komente

  1. Toni June 29, 18:56

    Bo-bo-bo sa karatuk ky cuni i spiunit tonin paloka,ore narko-alkolist nofell shtrembur qe kur flet mbytesh duke leshuar jargje po adriatik llalla i juaj car hetimesh kreu,po korporata gjin gjoni-zaganjori-KLD-shish i tere shteti paralel qe ju drejtoni car bene keta qe udhehiqen nga klika+varkaret e SHQUP-it car lesh RAME leh ti more qen i plerave te sharres…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*