PD: Pranoni amendamentet, përndryshe nuk votojmë vettingun

August 30, 2016 12:34

PD: Pranoni amendamentet, përndryshe nuk votojmë vettingun

PD mblodhi sot grupin e saj parlamentar në mesditë, pak orë para nisjes së seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit ku pritet të miratohet ligji i vetingut. “Do marrim pjesë në seancë dhe do mbrojmë propozimet tona”, mësohet se ky ka qenë vendimi i grupit parlamentar të demokratëve, për seancën e sotme, pavarësisht se ata kanë amendamentin e tyre për këtë projektligj.

Opozita pritet të mos e japë votën e saj, pasi në amendamentet e dorëzuara në Kuvend rrëzon të gjitha shtylla kryesore që janë cilësuar nga Bashkimi Europian dhe nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës si “vijat e kuqe”.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të grupit parlamentar demokrat është theksuar se rivleresimi i gjyqtareve është pjesë thelbesore e reformes ne Drejtesi. “PD është e vendosur per largim te gjyqtareve te korruptuar.

Procesi duhet te jete ligjor dhe jo politik”, ka thënë Basha përpara deputetëve demokratë, shkruan “Panorama”. Sipas tij, ekspertet e PD kanë bërë një pune profesionale dhe voluminoze gjate gjithe veres, por tha kreu i PD, nga ana e PS-së nuk ka pasur asnje argument kunder verejtjeve dhe amendamenteve.

“Verejtjet dhe propozimet e eksperteve te opozites nuk u moren parasysh. Projektligji aktual antikushtetues. Projektligji ne shkelje flagrante te Kushtetutes se 22 korrikut. Sipas projektligjit, drejtoret e Rames kontrollojne gjyqesorin dhe komisioneret e Vettingut. Alket Hyseni i Garancive Statutore te PS kontrollon gjyqesorin dhe prokurorine. Arben Seferi, drejtor i Kryeministrit kontroll gjyqesorit dhe komisionereve. Rama kerkon kontroll teresor politik te procesit te vleresimit. Per PD miratimi i ligjeve jo proces politik por legjislativ dhe kushtetues”, u është drejtuar Basha demokratëve dhe ka nënvizuar se mazhoranca ka qëndrim antikushtetues dhe antikonsensus. PD do ndjeke te gjjitha rruget legjislative dhe kushtetuese”, tha ai.

Në 28 amendamentet e PD-së rrëzohen pikërisht 4 parimet që EURALIUS dhe OPDAT theksuan se nuk mund të cenohen. PD ka propozuar që procesi i vetingut për secilin gjyqtar të bëhet me afate kohore dhe me një kalendar të miratuar. Duke dhënë si argument faktin se çdo rivlerësim do të synohet të bëhet në një afat sa më të shkurtër kohor.

August 30, 2016 12:34
Komento

6 Komente

  1. TJ August 30, 12:39

    U ka hyre frika ne palce! Do te japin llogari per krimet e kryera! Kush eshte ai shqiptar por edhe i huaj ne Shqiperi qe nuk e kupton se cfare kerkon PD dhe Berisha! Kerkojne te shpetojne koken se kane vrare!

    Reply to this comment
  2. A.G August 30, 12:52

    KUSH NUK VOTON (pa kushte) KA DY ARSYE:
    1-O eshte i kapur nga KRIMI
    2-Oeshte i kapur per KOQESH(prape nga krimi)!

    P.S-‘Salisjane’,’metiste’ e ‘socialSSaliste’ pas 25 vjetesh po qe se nuk ini te direkt te kapur nga KRIMI shpetoni KOQET nga te inkriminuarit qe ua kane futur ne dare, qe te mos abandonoheni edhe nga bashkeshortet !

    Reply to this comment
  3. MH August 30, 12:53

    Partia Demokratike.Parti e deklaratave!
    Ne momentin qe duhet te qendroi korrekt,trime e forte mbi deklaratat,zgerlaqet e dhjere nga koka qe ka leshuar deklaratat deri ne thembra per mysibet.Mbasi dogji te gjitha mandatet,tashti nuk do votoj Vitingun.Per kete e besoj qe nuk do ta votoj e do shesin pordhe ne cdo mbledhje e marrveshje sepse Vitingu do kaloj edhe pa kete fare partie sharlatane e mjerane dhe e zeza evendit.

    Reply to this comment
  4. LULUSHI August 30, 13:26

    mos e voto more vrases nuk shpeton nga bemat qe ke bere ke hallin e 21 janarit more smerlap leugenar

    Reply to this comment
  5. alphade August 30, 13:39

    Banda mafioze pedeiste e urdheruar nga brekdhjeri i
    bariut te dhive te Vicidolit kerkon me cdo kusht qe te
    mos votohet VETINGU duke ia atribuar kete gjoja se
    drejtoret e K/ministrit do te kontrollonin gjithe pushtetin
    gjyqesor dhe se u shkelka Kushtetuta,etj.etj. Te gjitha
    keto jane thjeshte pretekste alla kinezce por qellimi
    kryesor eshte bunkerizimi i familjes ,dinastise dhe klanit
    te Berishovicit . Me shume hile dhe per te mbjellur mashtrim e konfuzion ne vete militantet e PD ia hedhin
    Edit ,kur ne fakt drafti i vetingut eshte bere nga SHBA
    dhe BE -ja ,por duke mos mundur ta kruajne me ta ia
    hedhin fajin Edit ! Ore zoterinj te bandes kriminele e hajne pedeiste c’ i pandehni shqiptaret ju bageti e si kuptojne hilete tuaja ?!
    Ju nuk e doni vetingun sepse ai do jua nxjerre lakrat ne
    sheh, do ju nxjerre miliardat e grabitura shqiptareve ,
    pasurine marramendese qe kine vene mbi gjakun e
    shqiptareve prandaj hiqni dore nga dredhite,hilete, batak-
    cilleqet,mashtrimet.genjeshtrat dhe jepni llogari sa me
    shpejt ” Me mire per ju nje fund i tmerrshem se sa nje
    tmerr pa fund” …..?!

    Reply to this comment
  6. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 30, 14:52

    Po pse “merziteni” kaq shume kur Rama me drejtoret e tij kontrollojne gjuqesorin kjo eshte ceshtje kohe, vetem per disa muaj,
    Ne qershor te 2017 Kryecari i SHQUP-it Lulezime Basha zgjidhet Kryeminister me Minister te Brendshem legenin e shpuar Kreshnik Spahiu dhe te gjitha keto kopatenca u kalojne atyre, apo me mire me thene Kriminelit Saleh.
    Sic duken bathet po beni gatei valixhet e drurit me ato qe erdhet ne fillim ne Tirane, per te shkuar ne burgun 313, ku keni vendet e rezervuara dhe u pret instruktori Zani Caushi per t’u mesuar lojen e kapjes se sapunit ne dush.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*