PD shpall aksionin post-Trump që do ta sjellë në pushtet

November 10, 2016 17:01

PD shpall aksionin post-Trump që do ta sjellë në pushtet

Shqetësimi i banorëve të Ndroqit se do u duhej green card për të shkuar në Durrës për karpacio levreku, duket se është me bazë.

Frymëzuar nga “Trump’s triumph”, Partia Demokratike shpall pa doreza strategjinë e vet elektorale, që do t’i çojë drejt fitores së sigurtë:

-Do ngremë një mur te lartë 5 kate për të gjithë meksikanët nga Mëzezi deri n’Ndroq.

-Do pengohen gjellët me bazë speci, dhe do anullohet çdo ushqim që djeg gjuhën.

-Fasulet pllaqi të Korçës do ta trajtohen si mall kontrabandë. Do lejohet në heshtje kultivimi i tyre vetëm në Lazarat. Transporti do të bëhet në mënyrë rigoroze i paketuar si ushqim MC Donalds.

Për myslymanët do këtë një plan më të organizuar

Asnjë njeri me mjekër më të gjatë se Raul Bova apo më të shkurtër se Karl Marks nuk do të lejohet të shtrihet me qylym në bulevard.

Xhamitë mund të vendosin vetëm këngën “ti s’di as me ma lyp” të Bleonës. Kënga do të shoqërohet me fotot e këngëtares me Presidentin Amerikan gjatë një darke të zakonshme të organizuar nga Liri Berisha.

-Në vend të syreve mylymanët në xhami do të lexojnë shkrimet e Kac Myftarit dhe do të qeshin në grup me statuset e Lolitës.

Në PD do të kthehet dhe Mesila Doda për t’i dhënë kuptim palmave të autostradës. Aty do kryqëzohen anëtarët e fshehtë të grupit LGBT, Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi. Vendet e ngelura Mesila do t’i përdorë për partinë e Dule grekut.

Demokratët janë shumë të eksituar se mendojnë që nëpërmjet kësaj fushate në Shqipëri do të rikthehet demokracia.

 

 

 

 

November 10, 2016 17:01
Komento

2 Komente

  1. Plaku Xhuxhumaku November 10, 22:55

    Kurse socialistet kane filluar te kendojne:

    O Edvin, more Edvin,
    Puna jote aferim
    Gamor ti, gamor kush t’vuni
    Sot a neser valo druni.

    Me Donaldin, s’kishe pse e kruje
    Ta kishim thone nji milion herë
    Bishtin s’kishe pse e luje
    Se na qelbe me erë

    Reply to this comment
  2. alphade November 16, 17:46

    Per ” plakun maxhuxh” ! A ke tru zotrote apo bajga ne vend te trurit. Ti i mat gjerat me kutin e nje anadollaku,
    kurse Amerika ka nje kut tjeter ate te demokracise,nder-
    sa Ti ke kutin e bajraktarit nga Vicidoli. Dava malokesh qe mendojne se me qe Rama i beri nje kritike Trump-it
    u sos dynjaja per te . Hajde cfare mjeranesh . Por marre-
    zia per pushtet qenkerka e dimensioneve astronomike .
    Nje pedeist i marrosur,gati per ne manikomio,me tha se
    ne dhjetor ” permbyset qeverria dhe ne do te marrim pu-
    shtetin” dhe kete e tha aq seriozisht sa qe te gjithe e be-
    suan sa ishin ne tavoline !! Thote Sala ndonje brrockull
    ne parlament dhe ithtaret fanatike ” in extremis” e marrin
    kallep dhe me njehere fillojne deliret se me ardhjen e
    PD- s sa do te fitojme,sa lokale do te hapin ? Sa tendera
    do te marrin,etj., endrrat kimerike vazhdojne te flirtojne ne
    trurin e njerezve pa tru. Ekstaza ka arritur kulmin keto dite me trunfin e Trumpit. Edhe malokja me cifteli atje ne
    maje te thanes kendonte kenge per Trumpin dhe ” U ” e
    Trumpit e shqiptonte si ne shqip dhe jo “A-n ” ,sic shqip-
    tohen ne anglisht. O tempora, o mores ! Quo Vadis ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*