PD projekt-rezolutë në Parlament: Ndal fyerjeve dhe shantazhit ndaj gazetarëve

February 23, 2018 18:49

PD projekt-rezolutë në Parlament: Ndal fyerjeve dhe shantazhit ndaj gazetarëve

Debati i mbrëmjes së djeshme mes kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj dhe gazetarëve të ftuar në studion e emisionit “Opinion”, ka sjellë pretendimin e Partisë Demokratike se gazetarët janë fyer dhe shantazhuar. Dhe si rrjedhojë kërkojnë miratimin e një projekt-rezolutë për t’i mbrojtur ata.

“Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë një projekt-rezolutë për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri”, thuhet në njoftimin e PD.

 

Deklarata e plotë:

Shantazhimi dhe intimidimi i kryeredaktores së Monitor; Ornela Liperi dhe kryeredaktorit të Panorama, Robert Rakipllari, gjatë një përballjeje televizive me Kryetarin e Bashkisë Tiranë, dëshmon që liria e mediave në Shqipëri është e rrezikuar.

Përdorimi i gjuhës së dhunshme, shantazheve, përçmimi dhe sulmet politike ndaj gazetarëve inkurajojnë dhunë edhe fizike ndaj tyre dhe akte që ndikojnë në lirinë e shprehjes në Shqipëri.

Komiteti i Stabilizim Asociimit në deklaratën e përbashkët mes Parlamentit Europian dhe atij Shqiptar ngriti shqetësimin për ndikimin e madh të interesave ekonomike dhe politike që rrisin autocensurën, dhe rrezikojnë lirinë e shprehjes si dhe sigurinë e gazetarëve.

Personazhi i “njëmijë e një historive” korruptive me pasoja kriminale, siç ishte shfrytëzimi për vdekje i grave dhe fëmijëve në Landfillin e tij në Sharrë dhe rekordmeni i mashtrimeve u vetëdeklarua si “gjobitës” i koorporatave mediatike.

Disa herë gazetarët kanë denoncuar ndërhyrjen direkte të Kryetarit të Bashkisë Tiranë në politikat editoriale dhe detyrimin e turpshëm për të transmetuar kasetat e tij pa dubla gjatë xhirim-mashtrimeve nëpër skutat e kryeqytetit.

Në cilën kullë të pushtetit jeton Erion Veliaj që shantazhon gazetarët, duke gërmuar jo vetëm në jetët e tyre personale, por duke iu bërë edhe biografinë e punëdhënësve të tyre?!

Kjo sjellje përbën një agresion të paprecedent dhe përdorim të gjuhës poshtëruese dhe çnjerëzore ndaj gazetarëve, kopje e shëmtuar e Ramës  në një sjellje që nxit dhunë dhe urrejtje.

Në mbështetje të nenit 98 dhe 99 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të kërkojë zhvillimin e një debati në Kuvend për sjelljet e papranueshme dhe të paprecedenta ndaj gazetarëve të zyrtarëve të lartë shtetërorë në Shqipëri.

Në mbështetje të nenit 55 të Rregullores së Kuvendit, Partia Demokratike do të dërgojë për shqyrtim dhe miratim në Kuvendin e Shqipërisë edhe një Projekt-Rezolutë për dënimin e përdorimit të gjuhës së urrejtjes dhe poshtëruese ndaj gazetarëve, si dhe njohjen e rolit të pazëvendësueshëm të medias së lirë në zhvillimin e demokracisë në Shqipëri.​

s.a/dita

 

February 23, 2018 18:49
Komento

5 Komente

  1. Fatos Mahmutaj February 23, 19:03

    PD i ka vrare gazetaret me 21 janar

    Reply to this comment
  2. Jimi February 23, 19:32

    PD ka nje jete te tere qe ka shantazhuar nje popull te tere, por fatmiresisht “rezoluta e 23 qershorit te 2013-es” e flaku ne opozite madje edhe per nje kohe te gjate. Tani cfare rezolute kerkojne keta bandite qe per te punuar nuk diten dhe nuk deshen por edhe kur te tjeret punojne keta pa tjeter do fusin shkopinj ne rrota!?

    Reply to this comment
  3. keshtu ndodh February 23, 20:36

    Per gazetaret do te bejne rezolute opozitaret per gjuhen e urrejtjes ndaj tyre, por ju kujtoj se diten e enjte duhet ta heqim nga ditet e javes sepse opozita vjell gjithe urrejtjen qe ka bota per bashkedeputetet e manzhorances. A ka urrejtje me te madhe se ajo e Sali Berishes, Lulezim Bashes dhe gjithe gardes opozitare. Dhe jo vetem urrejtje per cilindo qe mund te kete pikepamje jo si te atyre, por edhe urrejtje per Shqiperine, vetem per te marre nje karrike qe ta bejne çarçafe si e paten bere. A ka urrejtje me te madhe dhe kush flet per urrejtjen, kush flet per varferine; Grida! Ja keta jane opozitaret qe nuk jane te tille por urrejtaret.

    Reply to this comment
  4. Hani pak mos hani shume m.... February 24, 02:07

    Kush kerkon te mbroje gazetaret… bo bo bytheqiret e PD qe i kane vrare e rrjepur, ka fjale ku thuhet se edhe jane tredhur nga Gazidetja i Sali Kar-axhicit.
    Rezoluta nga PD te cilesohet se mbrojme gazetaret e kazanit qe u sherbejne medjave te kazanit.

    Reply to this comment
  5. E verteta February 24, 11:33

    Erjoni nuk fyevi askend, por paneli dhe vet Erjoni eshte i fyer nga pjesmarresit teper medioker si zonja Ornela Liperi, qe as vet nuk dinte se cfare pyeste dhe cfare kerkonte. Per mendimin tim ajo ishte e orjentuar qe vetem te bente zhurmuesin dhe e pa edukate spriste te sqarohej per problemin qe ngrihej.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*