PD: Prokuroria e faktoi, Agim Kajmaku është Jorgo Toto

October 28, 2019 16:37

PD: Prokuroria e faktoi, Agim Kajmaku është Jorgo Toto

Agim Kajmaku është Jorgo Toto, personi ndaj të cilit ka patur një hetim penal dhe proces gjyqësor në Greqi. Gazment Bardhi, Sekretar i Përgjithshëm i PD-së lexoi sot verifikimet e kryera nga Prokuroria ku, sipas tij, rezulton se akuza ndaj kryebashkiakut të Vorës qëndron.

“Nga informacioni i zyrës INTERPOL Greqi rezulton se nga krahasimi daktiloskopik i gjurmëve të gishtave të shtetasit Agim Kajmaku me gjurmët daktiloskopike që ndodhen në bazën e të dhënave kriminale të Greqisë, rezulton se këto gjurmë përputhen me gjurmet e gishtave të shtetasit Jorgo Toto”, theksoi Bardhi teksa citonte shkresën e Prokurorisë.

Sipas Prokurorisë, citon Bardhi, “konfirmohet se Agim Kajmaku ka patur dijeni të plotë në lidhje me faktin që ka qenë në hetim penal në Greqi. Kjo sepse ai është arrestuar në flagrancë. Rezulton se personi ka kryer veprime konkrete duke fshehur jo vetëm emrin dhe mbiemrin, por duke mos e deklaruar këtë në formularin e dekriminalizimit”.

Gazmend Bardhi kërkoi shkarkimin e mënjehershëm nga detyra të kryebashkiakut të Vorës.

“Tashmë çdo alibi e krijuar nga Edi Rama dhe përfaqësuesi i tij në bashkinë e Vorës, është rrëzuar. Ne e kemi të qartë se Edi Rama nuk ka vullnet ta luftojë krimin dhe pushtetin e tij e ka të lidhur me krimin. Shkarkimi i menjëhershëm nga detyra i Agim Kajmakut nuk është më çështje vullneti në dorë të Edi Ramës. Edi Rama ka detyrimin kushtetues dhe ligjor të shkarkojë menjëherë nga detyra kryebashkiakun e Vorës, Agim Kajmaku, i cili është arrestuar dhe ka qenë në kërkim ndërkombëtar deri në shtator të 2019-s”, u shpreh zyrtari demokrat.

j.l./ dita

October 28, 2019 16:37
Komento

1 Koment

  1. POSHTE TERRORISTAT E BANDAVE OPOZITARE October 28, 17:21

    Pershendetje Plehra e Partise Deliquente .

    Bej te fala sali bin bashah
    e shkofshi nga ke dale si bande qe jeni

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim