PD: Pse heshti Edi Rama për ndërtimin tek Kalaja?

July 25, 2015 13:45

PD: Pse heshti Edi Rama për ndërtimin tek Kalaja?

Partia Demokratike akuzoi kryeministrin Edi Rama për lidhje me ndërtuesin e objektit që u shemb një ditë më parë në zonën e kalasë në kryeqytet.

“Prej dy muajsh shkelet ligji në mes të Tiranës në zonën më të mbrojtur. Çdo qytetar e banor i këtij vendi do kishte përfunduar në burg nëse do rregullonte çatinë e shtëpisë apo murin rrethues. Miku i Edi Ramës bën mure, llaç e tulla brenda kalasë që është monument kulture i kategorisë A, dhe asgjë nuk ndodh. Ligji, IKMT dhe policia pushojnë së ekzistuari për njeriun e afërt të kryeministrit”, deklaroi koordinatorja e PD-së, Reila Bozdo.

Opozita e cilëson skandal mungesën e reagimit nga institucionet e mbrojtjes së territorit, pavarësisht se ishin njoftuar nga Drejtoria Rajonale e Kulturës që më datë 14 maj.

“Pse për më shumë se 2 muaj banda IKMT heshti për ndërtimin e mikut të Edi Ramës ?! Pse nuk është arrestuar në flagrancë ndërtuesi për veprën penale “ndërtim i paligjshëm”? Pse policia nuk e ka proceduar penalisht ndertuesin siç ka vepruar me dhjetëra e qindra raste të tjera kur qttetarët kanë qënë vetëm duke kryer rregullime në shtëpitë e tyre?”, deklaron opozita.

PD akuzon kryeministrin Rama se po zbaton një standard të dyfishtë për qytetarët burgun dhe për miqtë e tij ndërtimin ku dhe kur të duan.

“Këtë standard të dyfishtë, këtë korrupsion e klientelizëm ka ndërmend të instalojë tashmë në Tiranë e kudo me ushtarët e tij bindur të pushtetit lokal”, mbyllet deklarata e PD.

July 25, 2015 13:45
Komento

6 Komente

  1. shkelzen July 25, 14:04

    Moj zonjushe ti ke te drejte qe e ngre ate problem,por ju te PD per 8 vjet e kethyet SHqiperine ne mocale ,ha muco e pi muco ,per ndertime pa leje dhe e radhitet SHqiperine ne vendet me te zhilluara te EUROPES,ku vriten per dite njeres per pronat e tyre.

    Reply to this comment
  2. perkthyesi July 25, 17:00

    Nje tjeter objekt i shemtuar ne rrethin e Tiranes, eshte dhe nje klub i cuditshem ne Kalane e Petreles! Nuk e kuptoj, si mund te qendroje ky objekt ende aty, kur eshte krejtesisht ne kundershtim me ligjet ne fuqi? Shqiperia vazhdon te na habise me xhevahiret e saj!

    Reply to this comment
  3. Kris 1 July 25, 18:33

    Rama ka qene e eshte duke ngrene fiq.Sa te mbaroje fiqte do flasi.Lereni udheheqesin te haje rehat.

    Reply to this comment
  4. orient July 26, 09:12

    ..kjo pyetje tregon performancen e opozites sot..{.qe ta shpif}..te pa shprese..

    Reply to this comment
  5. Dita July 26, 10:11

    S’mbulohet problemi në asnjë mënyre.

    Reply to this comment
  6. V.DUKA July 26, 13:17

    CUDI E MADHE ME KETA TE P.D., EDHE KUR Z.EDI RAMA ,”ME URDHER TE TYRE”, PRISH NDERTIMIN PA LEJE TE MIKUT TE TIJ, I PA PAKEZUAR, SE NDRYSHE Z.REILA BOZDO DO TA THOSHTE EMRIN E ATIJ QE KA SHKELUR LIGJIN, PRA P.D.. E KRITIKONE ASHPER Z. EDI.

    I SHKRETI EDI RAMA, KEQ TE PRISH, KEQ TE MOS PRISHE NDERTIMET PA LEJE. ME QE ME VJENE KEQ PER TE DO T’I JAP NJE KSHILLE:

    ME QENESE KA MAZHORANCE TE CILESUAR, TE BEJE NJE LIGJ QE VENDIMET E QEVERISE TE MOS ZBATOHEN PA U DEKRETUAR NGA luli i vogel, sepse u cmendem duke degjuar jo u ndertua pa leje jo u ndertua me leje; jo jane vendime pa leje, jo jane klienteliste.

    PO VAZHDUAN KESHTU DO TE NA AVULLOJNE EDHE ATO PAK MEND QE NA KANE MBETUR …. DHE MJERE…..KU DO FUTENI…..

    Me respekt per lexuesit, V.Duka.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*