PD publikon letrën e Ramës: Në Shqipëri do mbërrijnë 1900 muxhahedinë

June 8, 2016 19:05

PD publikon letrën e Ramës: Në Shqipëri do mbërrijnë 1900 muxhahedinë

Pak ditë më parë, PD kërkoi sqarime nga kreu i qeverisë në lidhje me mundësinë e pranimit nga ana e Shqipërisë të muxhahedinëve.

Në përgjigjen e kthyer nga Rama ndaj kërkesës së PD-së thuhet se Qeveria shqiptare e gjykoi të udhës të vendosej në krah të aleatit tonë strategjik, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për të ndihmuar në evakuimin urgjent të këtij komuniteti nga Iraku, përkohësisht drejt Shqipërisë.

“Nga viti 2013 e deri më sot, numri i personave të ardhur në Shqipëri është 1001, ndërkohë që sipas pritshmërive tona do të jenë edhe 1900 persona të tjerë që do të mbërrijnë brenda vitit 2016. Ata kanë ardhur në grupe të vogla, të përbërë nga 20 deri ne 120 vetë dhe aktualisht janë strehuar në banesa kolektive në periferi të Tiranës. Të gjithë këta persona, pjesë e organizatës MEK, vetëfinancohen, ndërsa autoritetet shqiptare janë në bashkëpunim të ngushtë me organizata të ndryshme ndërkombëtare si UNHCR, IOM apo RMSA”, citohet në letër.

Më tej thuhet se në momentin që këta qytetarë hyjnë në territorin e Republikës së Shqipërisë, autoritetet informojnë Shërbimin Informativ Shtetëror dhe Policinë e Shtetit.

Secili prej personave të mbërritur deri më tani në vendin tonë është marrë mbi baza humanitare dhe do të trajtohet sipas kuadrit ligjor në fuqi. Deri më sot, asnjë prej qytetarëve anëtarë të MEK nuk ka aplikuar për nënshtetësi shqiptare.

Dëshiroj t’ju informoj se Qeveria shqiptare ka marrë të gjitha masat e nevojshme, në bashkëpunim të ngushtë edhe me partnerët tanë të huaj, për të qenë në lartësinë e duhur në këtë operacion humanitar të rëndësishëm. Vlen të theksohet se deri më sot, 1001 qytetarët e ardhur në vendin tonë janë integruar më së miri në komunitet, duke mos shënuar asnjë-lloj incidenti serioz. Ata kanë mësuar gjuhën shqipe dhe disa prej tyre kanë filluar punë”, theksohet në letër.

June 8, 2016 19:05
Komento

7 Komente

  1. Genti June 8, 19:17

    Ju uzurpatoret e SHQUP jini te paret per shantazhe,ore beni publike+trasparente dosjen e min te UDB serbe gomrit te hasit flamur noka,trasparence per pergjimin e arben imamit qe i ka bere trupit diplloatik-opozites atehershme-etj kto na interesojne se letrat e EDI RAMES nuk kane vrare askend e as vjedhur kombin…

    Reply to this comment
  2. "Horri i Bulevardit" June 8, 19:17

    Keta PD-rat, kane humbur rrugen, sdine nga te shkojne, na nxjerrin nje leter, ku nuk eshte gje tjeter, pos ajo leter, ku e kane dhene te gjitha televizionet ne lajme, para disa koheve, ku te gjithe shqiptaret kete rradhe moren vesh direkt nga goja e kryeministrit, se ne baze te nje marreveshje te firmosur nga salehu ne vitin 2012, Shqiperia merrte persiper te strehonte nje grup muxhahedinesh iraniane.
    Ndoshta tani salehu kerkon te filloje reformat politike tek PD dhe ti formoje politikisht, anetaret e vet, per kanosjen nga rreziku imperialist amerikan.
    Saliu kishte hyp ne tajare, mos do kerkoje azil politik te putini?.

    Reply to this comment
    • anticensurë 25642654 June 9, 09:58

      horro
      mos i shtrëmbëro gjërat sipas leverdisë!!
      nëse ti ke një kujtesë të një peshku të kuq!?është puna tënde!!
      në kohën e saliut u morrën vesh për një grup prej gati 500 vetësh!!
      si kryetari i opozitës dhe ne të tjerët e kundërshtuam me forcë një gjë të tillë!!ti ke qënë një nga ata që e ke quajtur saliun të shitur,anti shqiptar etje etje,dhe unë bashk me ty!
      të gjithë kujtuam se ky problem u mbyll me protestën,denoncimin e opozitës(PS në atë kohë)!!
      me vizitën e kerrit morëm vesh nga gërku(jo nga K/ministri i sotëm që ti po e mbron)se në shqipëri ishin instaluar tashmë mbi 1000 persona dhe priteshin dhe 2500 të tjerë!!vetë K/ministri tënd pallosh rama,vetë kriminel berisha në kuvënd i dha mbështetjen palloshit për këtë pranim(palloshi i tha se “nuk janë fjalë që duhen thënë këtu”),mohoi dhe me zorr pranoi marrveshjen me amerikanët!!
      kështu o horr bulevardi!!
      me këto që po bën,me këtë manipulacione po e humb inonizmin që i ke dhënë pseudonimit tënd!!
      po të them se pak nga pak po e meriton pseudonimin që i ke vënë vetes!
      veprimet e ramës me muxhahidinët iranian janë tërësisht një ndyrësi,dhe kjo ska të bëjë aspak me berishën dhe bandën e tij!!
      rama këtë e ka bërë në mënyrë të fshehtë nga shoqëria civile shqiptare,dhe për më keq ka pasur mbështetjen e berishës!
      kjo tregon dhe një herë se kur ju leverdis,këta kryendyrësira të politikës shqiptare merren vesh me njëri tjetrin për të na bërë budallenj ne publikun idiot(popullin idiot,sepse nuk jemi më popull,thjesht një publik që shikon si luhet me fatet e tij)!!
      njerëz të shkërdhyer që shiteni njëlloj si ndyrësia politike shqiptare!jeni toka pjellore e ndyrësisë që na ka marrë peng!!

      Reply to this comment
      • "Horri i Bulevardit" June 9, 11:45

        Anticensure, une e di qe qysh ne fillim, kur u diskutua kjo ceshtje me qeverine e salehut, eshte diskutuar nje numer tek 2000 persona.
        Per diskutime te tjera, sjam i gatshem.

        Reply to this comment
  3. Der Spiegel June 8, 19:35

    Eh mor Lu Lu….

    Sabukur dukesh ne kete fotografi !!! Tape Fare..

    Ju Amerikanet e doni shuuum shquperine.

    E niset me ato te nëmura Arme Kimike.

    tashti po e bitisni me këta te shkretet Terroriste

    Ne Shquptaret gjithmonë lidhemi me fuqitë e mëdha:

    Ne u lidhem me BRSS, te themi te drejtën ata na ndihmuan ekonomikisht dhe ushtarakisht.

    U lidhem me Kinen e Madhe por ata na dhuruan qe ne çdo kodër gumëzhinte nji traktor. e ndihma plot.

    Kurse ju Ameriqianet vetëm lap lap.

    Merni pak shembull nga Kina te paktën se dhe ne per interes ju duam.

    Ne Shuptaret themi kemi Ameriken , kurse ju i dërgoni te gjithë dollarët ne Izrael.

    Po nuk hodhe leke te dhjefsha muhabetin…..Kështu i thuaj Obames.

    Reply to this comment
  4. Simon June 8, 21:17

    Rama eshte nje Kal i ngordhur.

    Asnje problem nuk qe i afte te Zgjidh.

    Salia e terheq per hunde.

    Reply to this comment
  5. diana June 8, 21:22

    Me vjen keq se ne avion jane njerez te pafajshem por vetem ky vdekte ,ky kolere e kellire vicidollase…..
    po nuk thone kot nuk bie rrufeja ne hale

    Vromjari sa I shemtuar eshte….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim