Nëse kjo akuzë vërtetohet, Kajmaku rrezikon 10 vjet burg në Greqi

August 27, 2019 01:28

Nëse kjo akuzë vërtetohet, Kajmaku rrezikon 10 vjet burg në Greqi

Sipas disa dokumenteve të publikuara të hënën, kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Vorës, Agim Kajmaku ka precedentë penalë dhe probleme të hapura me drejtësinë në Greqi.

Duke iu referuar këtyre dokumenteve, Kajmaku është arrestuar në flagrancë në Janinë në qershor të vitit 2003 nën identitetin e rremë Jorgo Toto për veprën penale të “përdorimit dhe shpërndarjes së kartmonedhave të falsifikuara”.

Toto (Kajmaku) akuzohet se vepra penale është konsumuar gjatë një transaksioni për blerje fidanësh dhe fillimisht ky shtetas është lënë në detyrim paraqitje, por pas hetimeve, Prokuroria dhe Gjykata e Janinës kanë urdhëruar arrestimin me burg të menjëhershëm, pasi vepra penale konsiderohej e rëndë dhe dënohej jo më pak se 10 vjet burg.

Sipas PD, arrestimi nuk u bë i mundur për “shkak të arratisjes së Kajmakut të Shqipëri”, madje masa e arrestit është ende në fuqi.

Agim Kajmaku u zgjodh kryetar i Bashkisë së Vorës më 30 qershor, si kandidat i vetëm i Partisë Socialiste në bastionin që kontrollohej më parë nga e djathta.

Prej dy javësh, Kajmaku i mohon kategorikisht akuzat.

Përmes statuseve në Facebook, ai ka pranuar se e kishte ndryshuar emrin në Jorgo Toto në vitin 1996 me qëllim marrjen e një vize greke për veten dhe familjen dhe se kishte punuar deri në vitin 2004 në tregtinë e luleve natyrale me Greqinë, por shtoi se nuk kishte qenë asnjëherë i dënuar dhe se kishte zbatuar ligjin.

Nëse të dhënat e Partisë Demokratike konfirmohen, Agim Kajmaku rrezikon të jetë kryebashkiaku i dytë i Partisë Socialiste që rrëzohet nga ligji i dekriminalizimit pas rastit famëkeq të Valdrin Pjetrit në Shkodër dënuar për drogë në Firence të Italisë.

Sipas ligjit për dekriminalizimin, nuk mund të kandidojnë dhe as të zgjidhen kryetarë bashkie, personat të cilët janë dënuar me burgim brenda apo jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë, ose për të cilët ka një urdhër dëbimi nga territori i një shteti anëtar të BE-së.

Më parë, dënimet jashtë Shqipërisë i kushtuan karrierën kontroverse politike edhe ish-kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Rroshi.

Në vitin 2018, Rroshi u dënua me 5 muaj burg të konvertuar në punë në komunitet, për falsifikim të formularit të dekriminalizimit.

Për shkak të së shkuarës kriminale, mandatin e kanë humbur dhe disa deputetë të parlamentit shqiptar, përshirë Shkëlqim Selami dhe Gledion Rahovica nga LSI si dhe Dashamir Tahiri dhe Aqif Rakipi nga PDIU.

Ndërkohë, dy deputetë të PS-së, Arben Ndoka dhe Armando Prenga u larguan me dorëheqje.

o.p. / dita

 

August 27, 2019 01:28
Komento

10 Komente

  1. epo kjo pune August 26, 12:40

    mire mire se cdo pyll ka derra por pyetja qe ngrihet eshte se si i siguron PD gjithe keto informacione… ia jep policia greke apo vete shteti grek i ka dhe ia ofron … mister kjo pune. Vetem nese eshte ne median greke te kohes dhe i referohen asaj, atehere po ndryshe i bie qe greqira ne kete rast po flirton me PD ketej. Pra shume mire qe denoncohet por duhet hetuar dhe si kalon ky informacion. Normalisht PD mund ti beje kerkese zyrtare autoriteteve greke dhe kjo eshte pastaj komplet ne rregull,ndoshta eshte keshtu. Gjithsesi nese e vertete, Rama duhet te beje kthese kur vjen puna tek hartimi i listave. Ka plot njerez korrekt qe u dihet e tashmja dhe e shkuara, keta me qiri i gjejne ca tipa!!!!

    Reply to this comment
    • Raimond vlonjati August 27, 04:52

      Boll o idiot –Nuk te shqeteson fakti se ky Kryeminister ,zghedh ne forume drejtuese, per te qeverisur qytetet
      kriminele ne cdo qytet, duke i lene te pa angazhuar me mijera socialiste intelektuale, te shkolluar e te kulturuar,

      Por ke hallin si ka mundesi qe PD ja zbulon gjithe kriminelet , ketij hajdutit Kryeminsiter

      Hajvan i teri qenke

      Reply to this comment
      • DURRSI August 27, 09:25

        O ti Raimond vlonjati.
        Te vjen per te vjell kur sheh qe PD na qenka bere kaq parimore, kaq e paster, qe mendon per popullin etj etj etj,
        Eshte si me than:
        Kurva po na hiqet ma e virgjer se virgjereshat se nje dite na e qepi pi…n me gjelpon.
        Fatkeqsisht shqiptaret kane qene perhere te detyruar qe mes dy te keqiave te zgjedhin ate me te voglen.
        Nuk po i bej burra te mire keta te PS, por PD mbetet perhere ajo KURVA PLAKE QE DON TE NA BINDI QE ESHTE E VIRGJER.

        Reply to this comment
    • Status Quo August 27, 08:47

      Shko mor militaruc se ti s’i beson as vetë atyre që thua.Timonieri pa patentë nuk ja ka haberin se çfarë është kthesa. Atë e kanë mësuar të bëjë vetëm salto 360 gradëshe (emisioni i Zhejit), e pra rrotullime sa për sy e faqe me bithëpërpjetë për tu rikthyer sërisht në pozicionin fillestar. Manovrimet dhe demagogjia e ramaducit tënd dymetrosh është sa amatoreske po aq dhe e shplarë. Çfarë do që të bëjë, ai tashmë e ka humbur përfundimisht davanë. Faktet janë po aq të kokëforta sa skandalet. Kajmaku është vetëm maja e ajsbergut, apo më mirë të themi e qumështit të prishur të selisë rrozgë.

      Reply to this comment
  2. demo August 26, 20:16

    Rama nuk ben dot kthese.Eshte zhytur deri ne cacke te kokes ne llumin e Mafiozeve.Eshte i rreethuar nga mafiozet.Ky nyk punon dot me njerez normale,pa vese,pa callata kriminaliteti.I kemi varur cakallit melcine ne qafe.

    Reply to this comment
  3. Berati August 26, 20:42

    Askush ne bote nuk ka aq para sa te bleje te shkuaren e vet. Por keta biznesmenet mafioze shqiptare kujtojne se meqe arrijne te blejne nenpunes police gjykates e politikane mund edhe te kthehen ne kohe e te cbejne te shkuaren. Te zote . Sua ha qeni shkopin ama vjen nje pike kur zullumi keputet.

    Reply to this comment
  4. Edi Rama Jep doreheqjen ! August 27, 08:38

    Edi Rama urgjentisht jep Doreheqjen ! Hap rrugen socialisteve te tjere !

    Reply to this comment
  5. andi August 27, 09:18

    Nuk eshte kriminel nje shqipetar qe ka vjedh nje pjeshke ne greqi apo ka nnderru emrin per arsye qe dihen per te gjitrhe shqipetaret qe punojne ne Greqi.
    Kriminel eshte PD qe prek te drejtat e njeriut duke i nzjerr te kaluaren dhe jeten personale te tjereve dhe sidomos kundershtareve.
    Kriminel eshte Luli e Berisha qe kane vra e vjedh dhe jo njie shqipetar qe ka punu jashte me mundim e djerse,
    S’ka faj Luli sepse ka jetu ne hollande dhe kosove me paret e vjedhura te Vefes dhe Umnikut dhe serbve.

    Reply to this comment
  6. mirel August 27, 23:16

    Si thote Ramuti, Me ne fitojne te gjithe
    Fiton dhe Kajmaku grek

    Reply to this comment
  7. mici August 28, 08:49

    Ore po si munde te genjeje ky njeri qe eshte her agim here jorgo,po keta i duhen shiperise,se na plaset..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*