PD: Qeveria s’riciklon dot plehrat e vendit, jo më të importit

October 3, 2016 15:00

PD: Qeveria s’riciklon dot plehrat e vendit, jo më të importit

Dhjetëra te rinj te FRPD protestuan në vendgrumbullimin e mbetjeve në Porto Romano në Durrës.

Kreu i Departamentit te Mjedisit në PD Jamarber Malltezi shoqëroi të rinjtë, duke u shpejguar dhe dëmet qe i shkakton shëndetit te njeriut djegia e plehrave ne natyre sikurse ai tha ndodh ne Durrës.

Malltezi theksoi se vetëm 2 km larg qytetit çlirohet dioksina, lënda kancerogjene, ndaj bëri thirrje që para importit të plehrave , të zgjidhet çështja e asgjësimit të mbetjeve të brendshme.

Jamarbër Malltezi: Qeveria nuk ka asnjë zgjidhje, as për plehrat e Durrësit, ndërsa kërkon të trajtosh plehrat e botës.

Sipas Malltezit, shteti nuk është në gjëndje të kontrollojë avionët dhe skafet me drogë dhe jo më lëndët e rrezikshme.

Jamarbër Malltezi: Është një guxim prej të marri të deklarosh që shteti nuk do të lejojë të hyjë asnjë mbetje e rrezikshme.

Prej gati dy dekadash, mbetjet e qarkut të Durrësit, digjen në Porto Romano, ne ambjent të hapur

October 3, 2016 15:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim