PD: Rama abuzime me pronën publike, prokuroria nuk heton

August 10, 2018 13:04

PD: Rama abuzime me pronën publike, prokuroria nuk heton

Gjatë një daljeje para mediave, deputetja e PD, Dhurata Çupi tha se Edi Rama ka shkaktuar 19 milionë euro dëm me pronën publike vetëm për interesat mafioze e korruptive.

Kontrolli i Lartë i Shtetit raportoi se fundmi se vitin e shkuar qeveria e Edi Ramës i shkaktoi shtetit dhe shqiptarëve një dëm prej 923 milionë eurosh. Përveç abuzimit skandaloz me koncesionet, një nga rekordet e kësaj qeverie është korrupsioni me pronën publike. Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qendror dhe lokal, por, fatkeqësisht, nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat, duke i tjetërsuar ato në shkelje të ligjit, pa transparencë dhe pa garë të drejtë e të barabartë”, tha Çupi.

Deputetja Dhurata Çupi shtoi se PD do të analizojë dhe hetojë çdo pronë publike të vjedhur.

o.j/dita

August 10, 2018 13:04
Komento

1 Koment

  1. kjo menyre idiote te berit opozite me genjeshtra e shpifje ,i ka ardhur ne maje te hundes shqiptareve August 10, 13:31

    ka ardhur koha ,
    qe bandaqt pseudo partia pd
    te zhduket nga keta e shqiptareve

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*