PD: Rama hesht për vëllain e Xhafës trafikant ndërkombëtar droge

August 4, 2016 14:05

PD: Rama hesht për vëllain e Xhafës trafikant ndërkombëtar droge

Partia Demokratike, me anë të zëdhënëses Ina Zhupa, tha se “kërkesa e Gjykatës së Lartë të Venezuelës për grupin ndërkombëtar të trafikut të drogës, ku protagonist është Agron Xhafaj, vëllai i Fatmir Xhafës, zbulon dhe motivin pse kërkohej patjetër kapja e drejtësisë dhe e institucioneve kryesore të pushtetit të tretë”.

“Pse kërkohej me çdo kusht që gjyqtarët e prokurorët të ishin nën urdhërat e kupolës së Rama-Xhafaj, në mënyrë që të pastrohen dosjet e krimit, dosjet e drogës. Ky vendim gjykate sqaron pozicionin e vëllait të kryetarit të Komisionit për Reformën në Drejtësi, një pozicion kyç në bandën e trafikut ndërkombëtar të drogës me aktivitet në Itali, Shqipëri, SHBA, Kanada dhe Poloni. Agron Xhafaj siguronte transportin në Itali dhe shpërndarjen për partnerë të tjerë për të kryer më pas edhe veprimtarinë e shitjes në Bolonja. Në Bolonja, ata kishin shitësit e vet dhe menaxherët e rrjetit. Agron Xhafaj ndihmohej nga një njeri i besuar i tij. Këto fakte janë verifikuar deri në dhjetor 2001”, deklaroi Zhupa.

Zëdhënësja e PD-së shtoi se “një shtetas polak dhe Agron Xhafaj, sipas programit të veprimit të organizatës kriminale kanë dhënë dhe kanë marrë substanca narkotike të llojit heroinë. Heroina, marijuana dhe hashashi transportohej nga Shqipëria drejt Italisë, duke vijuar pastaj me shpërndarjen e drogës në Itali përmes një rrjeti të trafikantëve shqiptarë, të cilët kishin krijuar bazat logjistike në vende të ndryshme në veri të Italisë (ndër të cilat Parma, Bolonja, dhe Venezia).

Në Itali, droga shkonte sipas nevojave të filialeve dhe konkretisht nga Agron Xhafaj shpërndahej në Bolonja. Kështu përshkruhet aktiviteti i vëllait të të Fatmir Xhafës, i caktuar nga Edi Rama për të bërë Reformën në Drejtësi. A ka konflikt më të pastër interesi sesa ky? Pse nuk flet Fatmir Xhafaj për këtë rast? Pse hesht Edi Rama? Hesht sepse për Edi Ramën që ka mbuluar Shqipërinë me drogë, ky nuk është një krim. Hesht sepse vetë gjendet në krye të skemës së 30 përqind të parave për cdo rrënjë kanabis”.

August 4, 2016 14:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*