PD: Rama i dha koncesionin e hekurudhës djalit të Valentina Leskajt

October 26, 2015 11:30

PD: Rama i dha koncesionin e hekurudhës djalit të Valentina Leskajt

Partia Demokratike bëri një tjetër denoncim këtë të hënë, duke theksuar se tenderin për hekurudhën Ballsh-Fier-Vlorë ia ka dhënë për 25 vite eksluzivitetin donatorit dhe djalit të deputetes Valentina Leskaj.

“Çdo mall që do transportohet për 25 vite, çdo pasagjer që do udhëtojë për 25 vite në këtë linjë, do paguajë paratë tek biznesmeni Arian Leskaj, mik i vjetër i Bashkisë së Edi Ramës, djali i nënkryetares së Kuvendit”, tha deputetja e PD-së Liliana Elmazi.

Sipas saj, ky koncesion është bërë pa transparencë, pa garë, pa asnjë njoftim. “Kemi të bëjmë me një biznes miliona eurosh në vit, duke ditur se në hekurudhën Leskaj, do të transportohet nafta që prodhohet në ballsh, e cila shkon në Vlorë për t’u tregtuar më pas në Evropë”, theksoi ajo.

Deputetja e opozitës u shpreh se Edi Rama është sot kryeministri më i korruptuar në Ballkan, dhe sipas raportit të punës së OSBE pasuria e tij llogaritet mbi 200 milionë euro. /Dita/

October 26, 2015 11:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*