PD: Rama ka urdhëruar mosregjistrimin nga KQZ-ja të aleatëve demokratë

August 16, 2016 18:31

PD: Rama ka urdhëruar mosregjistrimin nga KQZ-ja të aleatëve demokratë

“Nga paniku i ndëshkimit me votë në zgjedhjet e 11 shtatorit në Dibër, Edi Rama ka urdhëruar bllokimin e regjistrimit nga KQZ, të 6 partive aleate të Partisë Demokratike”. Kjo është deklarata e PD-së pasditen e së martës, që shton se “i mbetur vetëm me 3 aleatë, Edi Rama bën atë çfarë ka në dorë aktualisht: ndalon përmes KQZ-së regjistrimin e 6 subjekteve, çka do ta çonte në 18 numrin e partive të koalicionit opozitar”.

“Megjithëse preteksti për mosregjistrimin e subjekteve ra, pasi 6 partitë e përmbushën detyrimin, sërish KQZ me urdhër të Ramës i la jashtë aleatët e Partisë Demokratike. Ky vendim dëshmon ankthin e Ramës nga bashkimi i madh opozitar e popullor”, shton deklarata.

PD-ja sqaron se “urdhëri i Ramës do të apelohet në Kolegj Zgjedhor”.

“Asgjë nuk e ndal fitoren e padiskutueshme të koalicionit të madh opozitar përballë klanit të ngushtë të korruptuar, kriminal e pervers të Edi Ramës”, mbyllet deklarata e PD-së.

August 16, 2016 18:31
Komento

2 Komente

  1. ??? August 16, 18:45

    Hajde fjalor rrugac hajde!!! Keta mund te jene c’te dojne vetem politikan nuk jane.

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... August 16, 21:10

    SHQUP-i sulmon Ramen se ka “urdheruar” KQZ qe te mos rregjistroje LGBT e ndonje subjekt simotren e saj qe do t’i jepte fitoren Lulushit te Amsterdamit, i cili punon me part – time ne Partine e Salehit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim