PD: Rama kërkon arrestimin e Bashës, që të heqë vëmendjen nga Bild

June 17, 2019 13:31

PD: Rama kërkon arrestimin e Bashës, që të heqë vëmendjen nga Bild

Partia Demokratike akuzon se : “Me urdhër direkt të Edi Ramës, drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elisabeta Imeraj, në dhunim flagrant të ligjit po ushtron presion të paligjshëm ndaj Prokurorëve të çështjes për shoqërimin me forcë dhe arrestimin e kryetarit të opozitës, ndonëse kryetari i opozitës ka konfirmuar vullnetin për tu paraqitur në prokurori sapo kjo e fundit të zbatojë ligjin për thirrjen e tij”.

“Ky presion kriminal përmes urdhrave të paligjshëm të prokurores së kapur Elisabeta Imeraj po ushtrohet me urdhër direkt të Edi Ramës, me qëllim për të larguar vëmendjen nga përgjimet e reja që ka paralajmëruar se do të publikojë sot gazeta gjermane BILD.”

Partia Demokratike paralajmëron prokuroren Imeraj dhe shefin e saj Edi Rama se ky skenar kriminal do të dështojë dhe ata do të jenë përgjegjës direkt për këtë veprim kriminal të paprecedentë të shkeljes së ligjit dhe provokimit ndaj opozitës.

“Kamikazja Imeraj nuk do ta shpëtojë dot Edi Ramën. Asgjë nuk e shpëton dot Edi Ramën. As drejtësia e kapur prej tij”, thuhet në deklaratën e PD-së.

j.l./ dita

June 17, 2019 13:31
Komento

6 Komente

  1. Kosta June 17, 13:52

    Akuzave te ngritura ndaj Bashes per pislliqet e tij qe nga 2005 duhet shtuar edhe rasti flagrant i hedhjes se bombave nga militantet vetem pak metra qe Basha fliste. Te ikishte qene nje lider tjeter normal do ti kishte urdheruar qe te ndalonin hedhjen e bombave. Por ne te kundert per habine tone ai i nxiste ata me shume qe te vepronin ne ate menyre.

    Reply to this comment
  2. servet June 17, 14:08

    Bravo Kosta,ti po qe e ke kuptuar rrezikun e madh qe vinte nga Basha.Te rroje partia por ne bar hame dhe armikut sja shtrime doren.

    Reply to this comment
  3. kujtimi June 17, 14:22

    Jepi servet, gajret se kryetari te la. Bashes nuk ja mban bytha te perballet me drejtesine per bemat e tij dhe te kolegeve te tjere.

    Reply to this comment
  4. Amerikani June 17, 16:07

    Te fala Putin o Bash.

    Reply to this comment
  5. Adih June 17, 17:03

    Amani mos u zini me njeri tjetrin ,mbaheni fort te palekundur si shkemb graniti unitetin e PPSH ,se ne kokpalaret hame dhe bar po te jete nevoja .

    Reply to this comment
  6. fery June 17, 21:18

    ” Ku ka tym , edhe zjar ka ” thote nji thenje por , sa do vazhdoje ti dele tymi kti zjari dhe kah do ta qoje ” era ” kete tym mbetet te presim dhe shofim Mendoj se ELL DORADO-n Shqiperi
    s do e mbajna aq lehte ne kthetra ata qe e kapen 30 vite me pare

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin