PD: Rama kërkon me çdo kusht të mbyllë çështjen‏ e pergjimit

June 17, 2016 13:16

PD: Rama kërkon me çdo kusht të mbyllë çështjen‏ e pergjimit

Sekretarit të Përgjithshëm i PD, Arben Ristani tha sot se ndërkohë që Edi Rama ka rritur presionin ndaj drejtësisë, përmes kërcënimeve kriminale, duke tentuar mbylljen e çështjes së përgjimeve të paligjshme, fakte të reja kanë dalë në dritë nga ky skandal.

-“Pajisja e përgjimit të paligjshëm është përdorur në zonat pranë Prokurorisë së Përgjithshme, në Rrugën e Elbasanit, pranë Televizionit Publik dhe pranë Bashkisë së Tiranës. Të paktën këto katër lëvizje janë dokumentuar, siç bën të ditur media që i referohet një raporti sekret të SHISH, raport që i është dorëzuar Presidentit, Kryeministrit dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Krimi shtetëror i përgjimit të paligjshëm ka ndodhur, cënimi i sigurisë kombëtare ka ndodhur, shkelja brutale e Kushtetutës e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ka ndodhur. Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama e pengon hetimin, pse e riktheu Çakon në detyrë duke shantazhuar në mënyrë mafioze gjykatën. Eshtë kjo arsyeja pse Edi Rama bllokon drejtësinë, pasi krimi ka ndodhur dhe ai është drejtpërdrejt i përfshirë në këtë aferë. – tha Ristani ne konferencen per shtyp.

June 17, 2016 13:16
Komento

1 Koment

  1. DASH CUBAKU June 17, 18:36

    ik o burgaxhi piojanec

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*