PD: Rama mbron Dajtin, s’zbaton urdhërin e Prokurorisë

June 20, 2014 11:28

PD: Rama mbron Dajtin, s’zbaton urdhërin e Prokurorisë

Deputeti, Eduart Halimi reagoi sot lidhur me urdhër arrest e Prokurorisë për Hoxhën dhe Dajtin.

Sipas tij, Rama po përdor standart të dyfishtë me urdhërin e tij politik ndaj policisë për të mos zbatuar vendimin e drejtësisë.

“Partia Demokratike dënon me forcë zbatimin e dy standarteve nga Kryeministri Edi Rama, në të njëjtën ditë, për të njëjtën akuzë të Prokurorisë, për vendime gjyësore të njëjta të dala nga e njëjta gjykatë.

Nga njëra anë, policia e shtetit ndalon shefin e inspektoriatit ndërtimor të Bashkisë së Tiranës, dhe nga ana tjetër, Edi Rama urdhëron mbrojtje politike për Zyhdi Dajtin, shefin e tij të Inspektoriatit Ndërtimor Kombëtar, duke penguar zbatimin e vendimit të gjykatës”, tha Halimi.

Sipas tij, organi i akuzës ka nxjerrë dje dy urdhëra ndalimi, gjykata ka miratuar urdhërat për të dy zyrtarët.

“Por zyrtari i Bashkisë, arrestohet në vend, në mes të natës nga policia, ndërsa zyrtari i qeverisë, sejmeni i Ramës është i privilegjuar dhe bën plazh në Vlorë. Këtu ka përfunduar Policia e Shtetit, në një bandë private që nuk udhëhiqet nga ligji, por nga urdhërat politikë të Edi Ramës. Ky është një skandal i përmasave të mëdha, që vërteton edhe një herë se në Shqipëri, barazia para ligjit, shteti ligjor dhe sundimi i ligjit është zëvendësuar me sundimin politik të Edi Ramës”, u shpreh Halimi.

June 20, 2014 11:28
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*