PD: Rama-Meta mbrojnë miqtë dhe internojnë armiqtë e partisë

March 27, 2015 15:18

PD: Rama-Meta mbrojnë miqtë dhe internojnë armiqtë e partisë

Partia Demokratike ka akuzuar mazhorancën qeverisëse, se po vepron me një standard të dyfishtë, duke i hequr mandatin dy deputetëve “armiq” dhe duke mbrojtur deputetin tjetër Kokëdhima, për të cilin opozita i ka bërë Kuvendit një kërkesë zyrtare për t’ia hequr imunitetin.

Nënkryetari dhe deputeti i PD-së, Edmond Spaho, në një deklaratë për shtyp i ka kujtuar kreut të Kuvendit Ilir Meta, se prej 3 javësh ndodhet një kërkesë në zyrat e kësaj kryesie për heqjen e mandatit të Kokëdhimës, e cila nuk është marrë akoma në konsideratë.

Spaho e ka akuzuar Ramën se po bën politikë selektive të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij.

 Deklarata e plotë

“Edi Rama dhe Ilir Meta manifestuan sërish standard të dyfishtë për të njëjtën çështje, duke marrë në mbrojtje Koço Kokëdhimën, dhe duke internuar deputetët armiq të partisë.

Prej më shumë se 3 javësh, ka një kërkesë zyrtare në Kuvend për heqjen e mandatit të deputetit Kokëdhima, i cili është kapur duke shkelur Kushtetutën në 150 raste, pasi ka përfituar fonde publike përmes biznesit të tij privat.

Edhe pas insistimit të Partisë Demokratike, që rasti i Kokëdhimës të trajtohej në mbledhjen e Këshillit të Mandateve dhe Rregullores, sërish Edi Rama dhe Ilir Meta e kanë marrë në mbrojtje deputetin e tyre mik, dhe kanë vepruar me urgjencë ndaj deputetëve të padëshiruar tashmë prej tyre.

Duke e trajtuar rregulloren, ligjin dhe Kushtetutën sipas humorit dhe interesave personale, Edi Rama dhe Ilir Meta po thellojnë padrejtësinë në vend.

Shkelja e Kushtetutës nga Kokëdhima është një akt i rëndë, dhe po aq e rëndë është shkelja e ligjit e rregullores dhe e Kushtetutës që bëjnë Rama e Meta duke marrë në mbrojtje deputetin e tyre.

Partia Demokratike e dënon këtë politikë selektive të Edi Ramës, të ndalimit të ligjit dhe procedurës për mikun e tij.

Përfituesin e paligjshëm të fondeve publike, nuk do të mund ta shpëtojë as miku i tij kryeministër, as kryetari i parlamentit. Kushtetuta do të zbatohet dhe do të ketë drejtësi, do apo nuk do Edi Rama dhe Ilir Meta”.

March 27, 2015 15:18
Komento

6 Komente

  1. beni March 27, 17:57

    faktet tregojne qe deputeti kokedhima eshte vertet i pergatitur dhe eshte me i miri keshtu qe nuk duhet tja heqin mandatn

    Reply to this comment
  2. erka March 27, 18:03

    Koco ec perpara dhe leje qent te lehin

    Reply to this comment
  3. daniel March 27, 18:05

    qeveria nuk ka miq dhe aarmiq por mbeshtet njerezit e drejt, dhe jo maskarenjte

    Reply to this comment
  4. nino March 27, 18:06

    Futjani kot, futjani se skeni me cfar te mereni dhe shpikni pallavra me mbret, kjo eshte prall me mbret se Koco eshte me i miri

    Reply to this comment
  5. nino March 27, 18:08

    shume qesharak, sio ne kohen e enverit mik dhe armik i popullit dhe ku ka sot te tilla gjera mo njerez? behuni pak me kemb ne tok, e mbeshtesin se kan te drejte dhe se po e shkelin ne kallo

    Reply to this comment
  6. centrali March 27, 18:21

    Pralla me mbret, dhe na ishte njeher nje Sali qe te donte te ishte i mbinatyrshem dhe kish frik se vdiste, dhe linte kulishet e tij ta ruanin. ha mut ha se

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*