PD: Rama na futi në aleanca pa kuptim

Redaksia Online October 5, 2013 13:44

PD: Rama na futi në aleanca pa kuptim

Ish- ministri i Punëve të Jashmtme Aldo Bumçi ka reaguar ndaj qëndrimit të kryeministrit Edi Rama dhe i ka kërkuar atij të informojë shqiptarët rreth përfshirjes së Shqipërisë në një Aleancë me 5 vende të botës së tretë.

“Gjatë qëndrimit në OKB, z. Rama, e ka përfshirë Shqipërinë në një Aleancë të re të përbërë nga Etiopia, Gana, Haiti, Malaëi dhe Senegali. Ky rrjet për mirëqeverisjen afrikane, na u shit si sukses i madh i marrëdhënies së tij personale me zyrën e Toni Blair, duke manipuluar mbi ndjenjat e mirënjohjes së thellë, që populli shqiptar ushqen ndaj këtij personaliteti botëror. Kryeministri Rama e ka detyrim kushtetues të informojë shqiptarët se çfarë gjen të përbashkët ndërmjet Shqipërisë dhe Etiopisë, Ganës, Haitit, Malawit dhe Senegalit. Kryeministri Rama, e ka detyrim në kuadër të Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit, të informojë institucionalisht Bashkimin Europian, që Shqipëria është bërë anëtare e kësaj nisme. Në kohën kur shqiptarët presin të marrin statusin e vendit kandidat në Bashkimin Europian, ky kryeministër u jep lajmin, se prioritet është bërë një aleancë e re, jashtë kësaj. Në kohën kur Shqipëria po mbyll vitin e katërt si vend anëtar i NATO-s, Edi Rama na zhvendos krejt jashtë këtij boshti, në rresht me botën e tretë pa na pyetur, pa na njoftuar, duke na gënjyer. Z. Rama, shqiptarët e kane zgjedhur vetë rrugën e tyre dhe modelin të cilit duan t’i përngjajnë, dhe ai është Bashkimi Europian, ai është NATO- ka deklaruar Aldo Bumçi.

Redaksia Online October 5, 2013 13:44
Komento

13 Komente

  1. baca. October 5, 13:48

    e thjeshtë atje e katandisi vendin sali berisha

    Reply to this comment
  2. Neo October 5, 14:24

    Gaboheni , Gana , Haiti dhe Senegali jane vende me te zhvilluara ne Krahasim me Shqiperine … Me keto qe ka bere Saliu ne Krahasohemi me Pinguinet e Antraktides. , prandaj jane me te zhvilluara se ne

    Reply to this comment
  3. pelivan October 5, 14:25

    Z.Bumci! Eshte ajo qe sa po that ju,qe shqipetaret e kane gjetur me ne fund rrugen se kush do i drejtoj ata ne keta kater vjet,ne mos tete vjete. Mos i merr hua turit e saliut,( se do te ndyhet dhe vetja),Dhe mos i fut ata turi,( ti vet je pa turi) ,ne punet e Edi Rames. Ashiqare,po plasni nga inati(Bam t’ia beni). Askush s’ ja u var, me,as ne Evrop,as ne Azi,biles, s’ja u var me as shqiperia….

    Reply to this comment
  4. Neo October 5, 14:25

    Toni Bler e di shume mire se ne jemi ne nivel me keto Shtete , sepse vete Blere vjen nga nje vend i zhvilluar , dhe e di kush eshte nje vend i zhvilluar dhe kush jo .

    Reply to this comment
  5. Kopenhagen October 5, 14:47

    Kerko edhe personin qe e futi Shqiperine ne Konferencen Islamike

    Reply to this comment
  6. Arben October 5, 15:47

    Ditmir Bushati – Ministri i jashtem me idiot qe ka pas ndonjiher shqiperia. Ne televizionin me te madh Amerikan – Fox News – E gjithe Amerika tall bythen me nje idiot qe sdi ti pergjigjet pyetjes, “ne qofte se une vij ne shqiperi–cfare mund te bej atje per qejf?”…Dhe ky njeri prezantohet nga Edi Rama si njeriu qe do beje revolucionin ne Diplomaci…? Sa turp !

    http://video.foxnews.com/v/2708038022001/watters-world-the-un-edition/

    Reply to this comment
  7. Rich Alban October 5, 18:41

    Pse ku doje te hyje ne aleance ? me Luksenburgun dhe Lihtenshtainin ??? Aty jemi .. aty na keni lene jo kodoshesh e edepsezet e PD po edhe e gjithe politika shqiptare e ketyre 20 vjeteve…. Jo kujtoni se vetem pasuria qe keni ju ju ben evropiane ose te emancipuar….Sipas mendimit tim jemi me poshte edhe se Etiopia ………

    Reply to this comment
  8. DREAM October 5, 19:46

    Zt Rama dhe une jam dakort me shoqen Bumci .
    Ai asnjeher ska kuptuar ku eshte dhe cfare ben .Ka nje buzeqeshje prej idioti te stamposur gjithmone ne surrat .Kjo eshte pasoje dhe e veshtrimit te egersuar te kokekashtes Zhulali qe e dhunon vazhdimisht …pervec asaj te idhullit Berisha .
    Shoqja Bumci ,shqiptaret e kuptuan cfare do bej Rama ,ti mund te qetesohesh tani ….
    nuk i duhesh askujt …seriozisht ta them kete .Dhe Zhulali me pare te quante ” o ministri im “..
    tani …aha je …opozitar dhe per ate .
    Plehre injorante ,mos na nxi faqet e gazetes !

    Reply to this comment
  9. Pena October 5, 21:23

    Aleancat “kishin” kuptim vetem kur i neneshkruante shpellari vicidolas.Mostra e idjotesise ishte hyrja ne Konferencen Islamike dhe kulmi qe se fundi:Perpjekjet per tu bere republike e shtate e Jugosllavise serbe.Nuk i shikojne fare traret qe mbartin mbi kurriz dhe qe firmosen per ti falur pjese te atdheut fqinjeve,bile me qindra km.katrore.Keta felliqesira nuk kane te drejte morale as te pronocohen per keto probleme.

    Reply to this comment
  10. Drini October 5, 22:05

    Une nuk e di sa me te zhvilluara jane keto vende por per Ganen di nje gje shume te rendsishme qe e ka filluar demokracine rreth viteve 90 pra njelloj me ne dhe te gjitha zgjedhjet parlamentare jane bere sipas standarteve. Ne Gane humbja ne zgjedhje eshte pranuar ata nuk kane pasur 26 maj apo zgjedhje me vjedhje si ato te bashksie se tiranes. Prandaj te mos nisemi mga fakti se jane ne afrike dhe qenkan prapa nesh.

    Reply to this comment
  11. Tomorri October 5, 22:08

    Kjo sishte e nevojshme. Nuk jemi aq keq qe te jemi ne nje grup me keto vende pa prespektive.
    Neser Blair mund te keshilloj dhe Afganistanin, mos duhet ti shkojme mbrapa????
    Nuk e kuptoj pse duhet te jemi kaq inferior e mosbesues ne aftesite tona kur me mijera Shqiptare kane studiuar e studiojne ne universitetet me te mira te botes.
    Do udheheqi Rama apo Blair, Turqit, OKB, BB etj.
    Premtuan Rilindje apo Rilindje ne paaftesi.

    Reply to this comment
  12. Timi October 5, 23:02

    Ju zagaret e kriminelit Sali Berisha bashke me te, keni te drejte vetem te heshtni dhe te shikoni se si behet politika…ju nuk duhet te jeni as ne parlament, do te deshiroja qe I gjithe populli te ngihej dhe te bent nje peticion per t’ju hequr te drejten per jete qe te zgjidheni ne institucione drejtuese e vendim marrese…ju or ndyresira vodhet e vrate sa nuk u fryet dhe e katandiset kete vend me keq se vendet afrikane. Turp qe tani pas armagedonit qe shkaktuat ne kete vend te merni perseri edhe rroga deputetesh…. uroj qe koha juaj ne liri te jete e shkurter sepse te gjithe keni nga nje mal me krime e korrupsion ne kurriz.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*