PD: Rama po redukton fondet për ish-të përndjekurit dhe e kalon për PPP

September 8, 2018 14:19

PD: Rama po redukton fondet për ish-të përndjekurit dhe e kalon për PPP

 

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj në një dalje për mediat tha se kryeministri Edi Rama redukton fondin për dëmshpërblimin e ish-të përndjekurve dhe e kalon për PPP, koncensione dhe luks.

Edi Rama godet sërish ish-të përndjekurit politikë dhe të dënuarit nga komunizmi, duke reduktuar fondin për dëmshpërblimet dhe duke i vënë këto para në dispozicion të koncensioneve korruptive dhe PPP-ve që u jep familjarët dhe miqtë e tij.

Për të realizuar këtë skemë që ndëshkon sërish këtë shtresë të masakruar nga shteti i partisë së tij, qeveria Rama ka propozuar së fundmi ndryshime në ligjin e të përndjekurve politikë, duke sjellë regres të madh për procesin e dëmshpërblimit financiar të tyre. Ligji injoron rregullat e trashëgimisë dhe parashikon që pjesën takuese të familjarit që nuk jeton e zhvat Rama, duke e futur në buxhetin e shtetit për ta përdorur për koncesionet korruptive të tij.

Ligji deformon mekanizmin e shpërndarjes së dëmshpërblimit, duke hequr dyshemenë dhe duke përcaktuar në vend të tij tavanin e dëmshpërblimit prej 1 milionë lekë.

Po ashtu, ligji i hap derën Qeverisë të rishikojë dëmshpërblimet e marra nga të përndjekurit, që do të thotë se edhe ata të përndjekur e familjarë që janë dëmshpërblyer duhet të rrinë me panik se Qeveria mund të vendosë kthimin ose reduktimin e dëmshpërblimit”, tha ai.

Për demokratët, heqja e dëmshpërblimit është një tregues i radhës, “se ata që qeverisin sot janë bijtë biologjikë dhe ideologjikë të diktaturës së djeshme. Njerëz që nuk kanë kërkuar kurrëfarë ndjese për krimet e kryera”.

Paçka se sot tamam si në sistemin e djeshëm komunist jemi një shtet pa Gjykatë Kushtetuese, pra pa një institucion ku mund te ankohesh, është detyrim moral, kushtetues dhe mbi te gjitha politik i Partisë Demokratike, që ditën e parë të qeverisjes së saj ky ligj do të shfuqizohet, për të rikthyer edhe njëherë shpërblimin e plotë dhe të drejtë të ish të përndjekurve politike”, thotë ai.

o.j/dita

September 8, 2018 14:19
Komento

4 Komente

  1. Arben September 8, 16:06

    Ju nuk ndate fare sa ishit, keshtu qe Lani gojen para se te flisni.

    Reply to this comment
    • Turi September 8, 16:54

      Aman na thuajn more surrat ndyresire e genjeshtar dhe gangster qe ke liruar te burgisur qe kane vrare, sa para ka shkurtuarc Rama? Se kur flet qe kane shkurtuar fondetv duhetv te na thuashb se sa i kane shkurtuar dhe sa kane cuarc ne PPP. Genjeshtra! Derisa te shkruani skenarin e radhes. Skema PPP eshte ide gjeniale. Ne do te kemi rruge, aeroporte, avione te lire shqiptar dhe qytete te bukur. Turizmi po sjell pune per njerezit. Shkollat dhe cerdhet po rinovohen e rindertohen dhe stafiume te mrekullueshme. Cfare bete ju more maskarenj? Vetem shkaterruat, vodhet, trafikuat, vrate, ju bandite te ndyre. Ju rrace e poshter esadiste! Pftuuu ndyresire!

      Reply to this comment
  2. Fidel Kastro September 8, 18:36

    Nuk e dime se çfare po ben Rame tepsia , por dhe deputeti Alibeaj nuk sqaron me shifra asgje. Me thene te verteten dhe PD-ja e ndriti sa qe ne pushtet !!! Harron Alibeaj se Lirak Bejko u dogj i gjalle me benzine dhe berisha as e qethi e as e rrojti, por e la te vdese si qen. . Per Rame tepsine nuk kam as me te voglen simpati , ose me sakte e them me plot bindje e urrej , por ne lidhje me demshperblimin e te perndjekurve politike beri gjene me te mire qe demshperbleu me perparesi te gjithe ish te perndjekurit qe ishin gjalle. dhe me pak trashegimtaret e tyre.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*