PD: Rama tender Sadri Abazit për Dibrën

August 23, 2016 13:32

PD: Rama tender Sadri Abazit për Dibrën

Në vijim të denoncimet ndaj deputeti Sadri Abazi, Partia Demokratike deklaroi sot se qeveria i ka dhënë atij një tender pak ditë më parë prej 870 milionë lekësh për rikonstruksionin e bulevardit “Elez Isufi” në Dibër.

Sipas demokratëve, në tender ishte përcaktuar si fitues ai dhe nipi i tij me firmën ALKI Impex.

Zëdhënësja Ina Zhupa u shpreh se të gjashtë operatorët e tjerë në garë u skualifikuan ndonëse dy prej tyre kishin bërë ofertë me 200 milionë lekë më pak se firma e Abazit.

Ankesat e tyre ligjore tek KPP e Edi Ramës, u hodhën poshtë me urdhër, sepse dihet që njeriu që vendos për çdo tender në vend, është vetë Edi Rama, i cili i ka kërkuar Sadriut të hidhet në sulm e të blejë sa më shumë vota në zgjedhjet në Dibër, ndaj dhe nuk ndalen tenderat për këtë oligark të rilindjes.

200 milionë lek më shumë se sa kushton puna, i jep Rama Sadriut, me të cilat mund të paguheshin në Dibër 1333 pensione në qytet, 2424 pensione në fshat, 2900 familje mund të merrnin pagesë mujore për papunësinë dhe 909 persona mund të përfitonin të punësuar me pagë minimale’ u shpreh Zhupa.

August 23, 2016 13:32
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*