PD: Rama vendosi në krye të qarkut Vlorë një të arrestuar për rrëmbim

June 4, 2014 18:15

PD: Rama vendosi në krye të qarkut Vlorë një të arrestuar për rrëmbim

Në ditën kur KE publikoi raportin i cili rekomandon dhënien e satausit për Shqipërinë, Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë denoncuese ndaj zgjedhjes së kreut të Këshillit të Qarkut Vlorë.

Në një deklaratë për mediat gjatë pasdites, deputeti Arben Ristani akuzoi kryetarin e ri, Sadrit Danaj, se është arrestuar në Itali për rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni.

“Sot, në të njëjtën orë, teksa mburrej para medias në krah të komisionerit Fyle, Edi Rama i dha drejtimin e Këshillit të Qarkut të Vlorës, Sadrit Danajt, pa iu dridhur qerpiku për të shkuarën e këtij rilindësi.

Është shumë e thjeshtë. Pyesni këdo në Vlorë, ose kontrolloni në Google, emrin e këtij personazhi. Do të zbuloni, dy gazetat më të mëdha të Italisë, që shkruajnë se Sadrit Danaj është përfshirë në një histori mafioze rrëmbimi në Sicili në vitin 2000.

“Corriere Della Sera” dhe “La Repubblica”, kanë në arkivat e tyre të kronikës së zezë, rrëmbimin e vajzës së një biznesmeni, për ta detyruar atë të paguante një gjobë të majme.

Në mesin e bashkëpunëtorëve është Sadrit Danaj, sot, i dekoruar nga Edi Rama si kryetar i Këshillit të Qarkut të Vlorës.

Sipas mediave, policia ka përgjuar telefonatën e Sadrit Danajt, me bashkëpunëtorët e tij italianë, ku Kryetari i Këshillit të Qarkut të Vlorës, në një moment është shprehur si më poshtë:

“Vajza duhej vrarë, vetëm kështu do t’ia kishim hedhur. Trupi nuk do të gjendej kurrë dhe ne nuk do të kishim rrezikuar asgjë”.

Danaj është arrestuar në atë kohë nga policia italiane së bashku me pjesëtarët e tjerë të bandës.

Ky pra është Edi Rama.

Kjo është rilindja e tij. Këtë e dinë tashmë të gjithë shqiptarët, por është mirë ta mësojë dhe z.Fyle se, fjalët e bukura që kryeministri shqiptar thotë në krah të tij i ndan një hendek i pakapërcyeshëm me botën e errët të krimit, të cilën Edi Rama po e promovon pandalshëm në kupolën e drejtimit të shtetit,” tha deputeti Arben Ristani.

 

 

June 4, 2014 18:15
Komento

19 Komente

  1. Jozi June 4, 18:29

    PO TI O DEBIL SALA TE FUTI BRENDA DHE TI I THUA BABI TANI

    Reply to this comment
  2. Lulzim Basha June 4, 18:29

    Ne qofte se ne kete boten tone Shqiptare duhet te denohet njeri ne radhen e pare eshte vet ristani me ristanerinw per ate cervelisjen e votes qe beri dhe ajo cervelisje e shpuri Shqiperin ne humnere.Ata qe betohen sot per kushtetuten te cilen ne te vertet nuk e kane njohur asnje here na perbetohen ne emer te saj.Po ristani si e ka CV-ne se dua qe saliu qe e futi ne burg duhet ti jap deshmine e penalitetit.Pas kesaj te dale e te na caje llamarinat.Se nuk vjen edhe Nga ndo nje familje me emer por nga nje familje me te vertet e perfolur per imoralitet.(si Nga te nenes edhe te babait jane perfolur per kurveri.Te pyes mamane kush eshte Azbiu).

    Reply to this comment
  3. BILLI & WILLI June 4, 18:35

    Shtypi shqiptar eshte bere i padurueshem.

    Ky lajm tani do perhapet ne qindra gazeta dhe t/v ne shqiperi dhe per cfare?

    ben nje pordhe ristani dhe nuk ngel gazete pa e pasqyruar …ben kaken saliu dhe nuk ngeli analist pa i bere analizen laboratorike…

    vrau luli me saliun ne 21 janar,vrau ne gerdec,tradhetoi me detin,vodhen 300 miljon te rruga korbit dhe taulant ballat merren me shtesen e katit te argites ne lalez bile arrin deri sa ve bast me saliun…Po me E.Hoxhen cfare paten..

    Reply to this comment
  4. saimir June 4, 18:36

    Per fat te keq ato qe thote ky pijaneci qenka te verteta. Eshte e vertete se te jesh arrestuar nuk do te thote se ke qene fajtor por kru po flasim per kreun e nje institucioni te shteteror dhe mendoj se ata qe e zgjedhin(anetaret e keshillit) do te fuhej te tregoheshin me te kujdesshem.

    Sicilia, albanesi dietro il tentato sequestro.

    Il piano dei sequestratori lampo Pronti a far fuori l’ ostaggio

    Reply to this comment
  5. P.A.B June 4, 18:42

    flitet per nje rrembim ne tentative, Policia i ka arrestuar pa arritur ta bejne ate.

    Problemi qendron se a eshte i njejti Sadrit Danaj, nese po…sa eshte denuar dhe nese u lirua pa denim te paraqiten provat. Gjithsesi, aty jepet se z. Danaj eshte ne shoqeri e diskutime per aktivitet kriminal, me pjestare te Cosa Nostra, e nje fakt i tille e ben te pa-pershtatshem mbajtjen e nje posti publik.

    Qarku Vlore, Policia/ Porukuroia Shqiptare dhe zoteria ne fjale; duhet te sqarojne gjithshka sa me shpejt te jete e mundur. Pak dite me pare u vra nje pergjegjes i CEZ me precedente penale e denime; keta individe nuk duhet te paguhen ne nivele drejtuese nga Fondet Publike.

    Ndoshta per te evituar probleme te tilla duhen vene ne vend ca mekanizma serioze qe parandalojne skadale te tilla. Nje “Certifikate Penaliteti” per te vertetuar pastertine ligjore te cdo drejtuesi; ne bashkepunim me interpolin, vendet kufitare, Policine e Shtetit dhe qofte nje kerkim paraprak ne Google.

    Kur kjo qortese te vjen nga z. Ristani – akoma s’ka shpjeguar burgimin e tij – atehere del me keq se tallje.

    Reply to this comment
  6. tirona June 4, 18:53

    Ky eshte rezultati I mos funksionimit te drejtesis , kjo duhet kerkuar te drejtesia si ka mundesi qe keta persona jane te pa denuar ..!!!???? Nga ana tjeter personi ne fjale ka te drejten te quhet I pa fajshem deri ne momentin qe nuk ka vendim gjygjesor…Deklarata eshte jasht zakonisht e rendesishme por zbehet deri ne neglizhim se lexohet nga Ristani person I cili gazetat nuk kane lene gje pa thene ne drejtim te korrupsionit ne Komisionin e Zgjedhjeve dhe mbas asaj u zgjodh zv.i brendeshem..

    Reply to this comment
  7. Antoneta June 4, 19:13

    Rames nuk I interson kush eshte Sadriti se rendesi ka qe eshte ortaku i Kocos. Edhe nese nuk eshte kriminel si thuhet ne gazetat italiane te gjithe ne Vlore e dine qe eshte nje cope injorant qe nuk di te lidhe 2 fjale. Te pjerdhsha rilindjen.

    Reply to this comment
  8. . June 4, 19:30

    *******************************************************************************************************
    Edhe sot kerkoni te sabotoni STATUSIN ?

    Z.Rama,
    politikani i reformave qe “meriton” levdata nga te gjithe shqiptaret.

    *******************************************************************************************************

    Reply to this comment
  9. . June 4, 19:31

    Te lumte Z.Rama,

    politikani qe punon per Shqiperine.

    Reply to this comment
  10. ZARELI June 4, 19:45

    QE E AKUZON RAMEN BENE MIRE . JE PERSONI QE KE BERE KRIMIN ME TE MADHE ELEKTORAL GJATE KETYRE 24 VJETVE DHE NUK JE NDESHKUAR AKOMA VALLE DO VIJ AJO DITE QE TE JAPESH LLOGARI PER ATE KRIM?????

    Reply to this comment
  11. LORA June 4, 23:08

    Sadrit Danaj beri “kolonen e peste”,ne sherbim te dr.dhjeramanit,per shkermoqjen e kauzes dhe Aleances per Mbrojtjen e Gjirit te Vlores.
    Kjo Kauze pati rritje ne vitet 2006-2007.
    Me “kontributin” e drejtperdrejte te s.danajt i humbi vula me 2008-e.Per mua ky mender-burre eshte mjeshter per pakte me djallin.Nuk e di nga e ka psonisur “Rilindja” kete xhongler ndyresire.,thua se Vlores i kane vdekur te gjithe burrat.
    TUNG.

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi June 5, 00:36

    Ju besoj juve “Lora”? Juve e njihni shkelqyeshëm vlorën. Me keto emérime z. Rama po demton rëndë kauzën rilindase n.q.s e ka seriozisht këtë kauzë? Dhe emerimet e kesaj marke nuk janë të parat. Di dhe shume te tjera qe nuk mund t’i them ketu te cilat e vënë né pikëpyetje serioze rilindjen!? Çfarë ka rilindur këto 10 muaj? Unë sinqerisht nuk di kujt fushe ti them qe ka rilindur? Kujt,-ekonomia jo,financat jo, bujqesia jo,drejtesia jo,prònësia jo, kultura jo,siguria jo…!? Kush atehere? Me thuaj një gje? Për këto 10 muaj, dhe sado e vogel te jetë rilindja që do të më thoni ? Nuk bërtas dot si militantet “rroftë” pa ditur faktet reale!? Tung!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi June 5, 00:53

      @ Lora? Kij parasysh se në konceptin tim ndryshimet ndermjet konceptit ” i majtë” dhe “militant i majtê”janë thelbësore. Unë jam i majtë por jo… “qorr i majtë” ose “duartrokitës kuturu për cdo gjë që ligjeron e majta”!? Mundet te bërtas gjithe diten kunder te majtës pa levizur aspak nga kauzat e së majtës. Madje e majta pa vetëkritikë dhe kritikë të brendeshme sic e ka analizuar nje filozof i shquar i se majtes “degradon me shpejtesi…”? Mos emërimet e ketij tipi flasin për mungesen e kesaj fryme vetëkritike dhe kritike? Pse duhet ti thote pd-ja keto emerime kur e para duhej te ulerinte ps-ja e vlorës…? Tung!

      Reply to this comment
  13. Bardhi Tolabi June 5, 03:09

    Sali Berisha perdor te njejten skenar me te Enver Hoxhes.Enveri,perdorte per te demaskuar dike,pjestare te rrethit te tij familjar,te cilet nga frika dhe presioni per raprezalje pranonin t’a benin kete.Edhe Saliu perdor per te “demaskuar” dike,te gjithe ata qe ju ka dosje si te inkriminuar keta vete.S’ka me qesharake se kjo farse e tille: Nje i dhjere shan dike te ndaluar,me nje artikull gazete,qe e besoj se eshte ndaluar,por nuk na thote gje,ne se u denua apo doli i pafajshem.Sepse vete ky Ristua jo vetem qe doli ne gazete,por u denua perfundimisht dhe ky eshte nje ndryshim shume i madh midis ketyre te dyve.Na thuaj Ristan,si perfundoj ceshtja e Sadrit Danaj-t,qe te te besojme “demaskimin” tend?Pyete Saliun se mos e di ai nga arkiva e tij?

    Reply to this comment
  14. ani June 5, 08:34

    zoti Edi Rama duhet se s’ben te besh prefekte te Vlores gruan e dyshimte te nje grabitesi te konfirmuar kontigjent te policise shqiptare e italiane dhe per kryetar qarku nje qe me e pakta akuzohet nga mediat italiane jo me kot ?! Po pse o burre keshtu ?! Pse vete gjen pikerisht keta ?!

    Reply to this comment
  15. aeon June 5, 09:24

    Shto ketu qe drejtoret e emeruar te Z.Rama jane punesuar te bejne punen.Te heqin nga puna ata qe nuk plotesjne kriteret e punes,por ata nuk i heqin se duan te punesojne njerezit e tyre dhe ata qe plotesojne kushtet .

    Reply to this comment
  16. Shpresa June 5, 09:30

    Ani, ata i duhen , perderisa nuk i kerkon llogari kush as bernda PS/se as jashte saj , as shoqeia e ftohur civile , as institucionet qe e kane per detyre ta bejne kete , keshtu do te jete .Po ne populli i thjeshte kemi voten , kemi se shpejti zgjedhjet per pushtetim lokal dhe e majta duhet ta dije mire se ne nuk e votuam qe te hiqnim nje pale birbo e te vinin disa birbo te tjere .Ne Vlore shpirti i revoltes eshte ne gen dhe vlonjatet jane njerez me temperament dhe inteligjente ,po keto nuk jane vendimarje te vlonjateve ,jane sjellje servile te te inkriminuarve te PS/se ne Vlore qe ndjehen te mbrojtur pikerisht nga keta lloj individesh ne krye te institucioneve me te rendesishme . Nuk dua te zhgenjehem dhe nuk dua te mbjell pakenaqesi ,por perderisa veprimet behen hapur e diten per diell nuk kemi edhe pse te heshtim.

    Reply to this comment
  17. Damiani June 5, 09:42

    Sadrit Danaj eshte nga fshati Llakatund,turp per Vloren nqs eshte e vertete qe eshte i ngaterruar me rrembime…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*