PD: Rama zëvendësoi trëndafilin e PS-së me thesin e Koços

Redaksia Online May 11, 2013 16:55

PD: Rama zëvendësoi trëndafilin e PS-së me thesin e Koços

Akuzat dhe sulmet e PD-së ndaj dyshes Rama-Kokëdhima kanë nisur të jenë refren i fushatës elektorale të Partisë Demokratike, por edhe të Bashkisë së Tiranës. Kjo, duke qenë se gjatë ditës së sotme, ka dalë pikërisht nënkryetarja e bashkisë, Jorida Tabaku, për të akuzuar kryesocialisin Rama dhe Koço Kokëdhimën.

Gjatë një konference për shtyp, Tabaku ka thënë se shumica e tenderëve në kohën e Ramës së kryebashiak i Tiranës, kanë përfunduar në thesin e Koços.

Modeli Rama –Kokwdhima futi në thesin e Koços jo pak, por mbi 19 milionë dollarë! Shqiptarët mësuan se filozofia e modelit Rama–Kokëdhima është vjedhja e taksave: Rama i kishte falur Koços, si t’i kishte paratë e tij, 1.25 milionë dollarë nga detyrimet qe i kishte bashkisë dhe qytetarëve të Tiranës”, tha nga selia e PD-së Tabaku.

Gjatë fjalës së saj, Tabaku ka treguar një leje ndërtimi të dhënë nga Rama për Koço Kokëdhimën, me të cilën, sipas saj, është shkelur ligji.

Në këtë leje ndërtimi ndërtuesi Kokëdhima ka futur të gjithë unazën prej 25 metrash të gjerë, si sipërfaqe e sheshit të ndërtimit!!!

Por, pse duhej përfshirë unaza e madhe e qytetit në shesh ndërtimi të pallatit të Kristaq Kokdhimës. Sepse vetëm në këtë mënyrë, duke shpallur edhe të gjithë gjerësinë e unazës në shesh ndërtimi, Koço mund të dyfishonte sipërfaqen e ndërtimit, e cila në përputhje me normat e urbanistikes, pa sipërfaqen e unazës duhet të ishte dy herë më e vogël. Jo vetëm kaq, por ndërtimi i Koços del edhe përtej kësaj sipërfaqeje dhe shtrihet në pronat e fqinjit!

Si kjo leje e kundraligjshme, Koço ka marrë 4 nga Rama me 25,000 m2 ndërtime dhe betonizim të qytetit. Shqiptarët e kanë ditur, por sot e kanë edhe të dokumentuar, se modeli Rama – Kokëdhima është modeli i përfitimit të shumicës absolute të tenderave për vete, i zaptimit të hapësirave publike dhe pronës private, i vjedhjes së taksave të parashikuara për shtrimin e rrugëve dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve” u shpreh Tabaku

E gjithë Shqipëria do t’i thotë JO modelit Rama-Kokëdhima, sepse shqiptarët e panë se simboli i Partisë Socialiste, trëndafili, është zëvendësuar nga thesi i Koços”, e mbylli deklaratën e vet nënkryetarja e Bashkisë së Tiranës.

 

Redaksia Online May 11, 2013 16:55
Komento

5 Komente

  1. Kafshist May 11, 18:35

    Opo dolën këto bukuroshet e PD, tani presim PS se LSIsë nuk ia kam qejf derrkucen.

    Përtej batutës, Kokëdhima duhej të ishte i fundit person që duhej menduar për të futur në listat e PS.
    Lëre ça thonë ErionVeliajt dhe Tahirfytyrshpalrët e rrjetit, se ka bërë kritikë, ka shpirt opozitar. Ai ka kritikuar sipas interesave të veta ekonomike.
    Kokdhima nuk përfaqëson asnjë gjë socialiste. Në të kundërt, ai është antonimi i socialistit të ndershëm shqiptar. Them të ndershëm se ka edhe krimba LSIstë të paguar që hiqen si socialsitë duke dhjerë nëpër fushën e komenteve.

    Kokdhima ka marë tendera edhe në kohën e Nanos, apo të Metës, se nuk mbaj mend mirë. Ka bërë – gjysma gjysma- shumë rrugë të Vlorës dhe Fierit. Të gjitha të shkatërruara pas disa muajsh, si rrugë Afganistani, nga vjedhjet që behej në fonde dhe material.

    Kokdhima futet në politikë vetëm pët tu pasuruar, për të shfrytëzuar burimet e shtetit për pasurim personal.
    Ky është antentati më i rrezikshëm më i pafyryrë dhe i drejtëpërdrejtë që i është bërë dinjitetit të elektoratit shqiptar në tërë vitet e demokracisë.

    Reply to this comment
  2. horri bulevardit May 11, 20:16

    Keto paskan vendosur me e bo Kocon hero me zor 🙂 Edhe Kocua kete do besoj, te bej si i persekutuari i madh nga Saliu. Te jet kaq budall Saliu? APo jane te dy bashke em Meten duke ja fut ktij shulit t gjat?

    Reply to this comment
  3. ARUSHA May 11, 21:20

    TRADHETARE E TIRANES DHE BYTHLEPIRSE E E ARABEVE

    Reply to this comment
  4. Tani May 11, 21:42

    Model flokesh si gorja majlinda dhe grida e vogel.

    Reply to this comment
  5. lul smerlapi May 12, 08:04

    dolen kta laviret e patise se familjes

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim