Bashkia e Tiranës fond 6 mln lekë për mbështetjen e grave sipërmarrëse

August 1, 2016 16:00

Bashkia e Tiranës fond 6 mln lekë për mbështetjen e grave sipërmarrëse

Gratë që jetojnë në territorin e Bashkisë së Tiranës dhe kanë një plan biznesi por nuk kanë investuar për shkak të pamundësisë financiare, do të mbështen nga Bashkia e kryeqytetit, e cila ka vënë në dispozicion fondin në total prej 6 mln lekësh. Ka një kategori që do të shihet me prioritet gjatë proçesit të përzgjedhjes si gratë nga zonat rurale, ato kryefamiljare dhe me aftësi të kufizuara. Përveç këshillimit sesi duhet të ngrihet një plan biznesi, do të ketë dhe mbështetje financiare deri në 2 vjet për zbatimin e tij.

Bashkia e Tiranës nëpërmjet një fondi të posaçëm prej 6 mln lekë në total do të mbështesë gratë në Tiranë, të cilat kanë një plan të qëndrueshëm biznesi dhe duan të hapin aktivitetin e tyre.

Projekti ofron asistencë me grante nga 280.000 lekë deri në 420.000 lekë për çdo plan biznesi, sëbashku me asistencë këshillimore deri në dy vjet pas fillimit të zbatimit të planit të biznesit.

Në bazë të projektit, ekspertët do të ofrojnë trajnim për aftësitë dhe për të bërë orientime profesionale në bazë të sektorit të përzgjedhur dhe nevojave në treg.

Projekti do të zbatohet në të gjithë territorin e Bashkisë së Tiranës.

Ka disa faza që të intesuarit duhet të ndjekin për të përfituar këto grante.

Aplikimi online i formularit në faqen zyrtare të Bashkisë, më pas trajtimi 10 ditë dhe dorëzimi i planeve të punës të përfunduara si dhe firmosja e kontratës me afat 24 mujor për fituesit.

Prioritet do të kenë:

-Gratë nga zonat rurale të Bashkisë së Tiranës

-gratë kryefamiljare

-gratë me aftësi të kufizuara

-gratë nga grupe etnike të minorancës

August 1, 2016 16:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*