PD: Reformë Territoriale me 100 bashki

July 30, 2017 19:49

PD: Reformë Territoriale me 100 bashki

“Beteja për zgjedhjet e lira e të ndershme do të jetë një nga betejat kryesore. Së bashku me betejën për një ndarje të drejtë territoriale që u përgjigjet interesave të qytetarëve dhe jo të politikës grabitqare, si dhe reformat e tjera të rëndësishme”, thoshte Basha.

Reforma Territoriale nuk është pjesë e marrëveshjes së 18 majit mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës, por në takimin e parë me grupin e ri parlamentar, kreu i opozitës e renditi si një nga çështjet kryesore të Partisë Demokratike me nisjen e legjislaturës së ardhshme.

Top Channel mësoi se partia më e madhe e opozitës nuk ka ende një plan të detajuar sesi e mendon ajo Reformën Territoriale, por së shpejti në Partinë Demokratike do të ngrihet një grup pune që do të hartojë propozimet e opozitës për një ndarje të re territoriale, me më shumë se 61 bashki.

Partia Demokratike nuk e pranoi asnjëherë reformën e bërë nga qeveria “Rama” në mandatin e saj të parë, së bashku me LSI-në dhe PDIU-në. Në atë kohë, demokratët mbrojtën idenë se ndarja e re i shërbente rritjes së pushtetit politik të kryeministrit, largonte shërbimet nga qytetari dhe rriste kostot.

Top Channel ka mësuar gjithashtu se Reforma Territoriale ka qenë pjesë e diskutimeve mes Ramës dhe Bashës, por mungesa e një marrëveshjeje për këtë çështje më 18 maj e komplikon parashikimin, nëse me nisjen e legjislaturës së re do të ketë apo jo mirëkuptim për të prekur Reformën Territoriale 3 vite pas miratimit të saj.

Në dëgjesën e së dielës në Fier, kryeministri Rama pranoi defektet e funksionimit të ish-komunave, të kthyera në Njësi Administrative, në raport me shërbimin ndaj qytetarëve.

“Dhe ajo që ka ndodhur është që, jo vetëm nuk e kemi ulur numrin e njerëzve që shërbejnë në pushtetin vendor, por përkundrazi, na është rritur edhe kosto financiare për shkak të një politike shumë të gabuar, në përgjithësi, punësimesh në shtet që nuk përkthehet në shërbime për njerëzit”, tha Rama.

Pohimi i kryeministrit nuk preku thelbin e kërkesës së opozitës, ndryshimin e numrit të bashkive, sipas një ideje të përgjithshme të saj deri në 100. Por, nëse palët nuk gjejnë kompromis muajt e ardhshëm, opozita nuk përjashton nga plani i saj zhvillimin e referendumeve lokale.

July 30, 2017 19:49
Komento

2 Komente

  1. Drejtesia do te behet doni apo nuke doni ju o shushunja dhe mije kenetash qe krekoseni si gjeli siper plehut te tje nga fuqia e pushteteve. July 31, 05:45

    Shtimi i bashkive apo komunave ne nje vend te vogel si Shqiperia, nuke eshte gje tjeter vetem se nje grabitje e rradhes se taksapaguesve shqiptare nga fuqia e pushteteve.Per kujtese 60 apo 100bashki nuke i ka as Kalifornia qe eshte sa dhjetefishi Shqiperise.Mjaft me, me lojra fjalesh dhe shperblim familjaresh e fansash me leket e taksapaguesve shqiptare.Kohes se rrumpalles politike te diktuar nga eterit e diktatures komuniste dhe bijte e mostrat e tyre kane dalun demode, qe nuke i shkojne me per shtat Shqiperise te tej grabitur e tejtjetersuar deri ne shemti ne dite e vite deri me sot.Po vjen ora qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o shushunja dhe mije kenetash qe krekoseni si gjeli siper plehut te tije per ndershmeri njerezore,ne nje kohe qe deri me sot keni bere tutorin. Besoni,po vjen ora ku e djeshmja dhe e sotmen do t’u duket nje enderr e bukur, dhe e nesermja ne burg me nje ferr pa fund.Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim,si dhe nje pasuri kombetare dhe private e grabitur dhe e tjetersuar nga fuqia e pushteteve qe kerkon drejtesi dhe jo binjakezim me djallin. Ora bie tik-tak-tik-tak-tik-tak,ajo nuke ndalet se e ka bekuar Zoti, nuke ka leke e pushtet te piset qe ta ndale kohe.

    Reply to this comment
  2. Po.Po July 31, 11:08

    Ku ishte ky idjot , kur mazhoranca i bente thirrje per pjesemarrje ne berjen e reformes administrative te vendit ?! Po kur u zvarit aq shume fillimi i reformes ne fjale , me shprese se do te merrte pjese edhe opozita , ku ishte ky idjot ?! Po atehere , qe lehte nga lareg , per me pak bashki , ku ishte ky idjot , qe tani na kerkoka te permbyset gjithecka dhe te filloje nga e para me injorancen e tij totale per drejtimin e qeverise dhe te shtetit , duke kerkuar 100 bashki , sepse i nevojitenj per te fituar ne vatrat cecene ?!
    Asnje leshim , sa do i vogel , te mos i behet ketij rrugaci te pa pergjegjshem , injorant dhe keqdashes ekstrem , sivellama serbe , ndaj shqiptareve ! Rames nuk do t`i falej asnje grime , ne se terhiqet perpara presionit te idjoteve te tille . Reforma teritoriale u be konforme te gjithe rregullave dhe ligjeve , per te cilen pati vleresime pozitive edhe nga nderkombetaret !
    Opozites duhet t`i jpet nje mesim i mire , qe te heqe dore nga destruktiviteti i saj dhe idjotesite kryenece te nje bajraktari mesjetar , nen urdherat direkte te Beograd-Athines !

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*