PD refuzon ftesën për Këshillin Kombëtar të Integrimit

September 5, 2014 12:08

PD refuzon ftesën për Këshillin Kombëtar të Integrimit

Partia Demokratike refuzon ftesën e Qeverisë për krijimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit.

Shkak për refuzimin është bërë kundërshtia që ka partia më e madhe opozitare në lidhje me drejtimin e këtij Këshilli nga Qeveria.

Deputetja e PD-së, Majlinda Bregu, njëherësh edhe kryetare e Komisionit të Integrimit në Kuvend nuk ka pranuar që të jetë bashkë-kryetare në Këshillin Kombëtar të Integrimit.

“Më lejoni t’iu them se i vemti standard është ai europian. Edhe vendet që e kanë kaluar në këtë proces kanë ndjekur parimin europian.

Të njëjtën gjë i kam kërkuar ministres që të mos zbatojnë gjë tjetër veçse atë të zbatimit europian.

Këshilli Kombëtar i Integrimit duhet të jetë me kryetar nga opozita, nënkryetar nga mazhoranca, numër të barabartë anëtarësh si dhe pjesëtarë nga shoqëria civile dhe Presidenca.

Ky model nuk është aplikuar askund në thirrjen që më ka bërë ministrja.  Ne duam që në Shqipëri të zbatohet modeli europian.

Do të kishte qënë shumë më mirë po të mos kishte sjellë asnjë mendim.

Ka shumë gafa dhe shumë paqartësi e do të ishte mirë ta rimendonin”, deklaroi Bregu.

September 5, 2014 12:08
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*