PD rrëzon rezolutën e Idrizit: Të verifikojmë rezolutën e vitit 2004

Redaksia Online April 10, 2013 11:49

PD rrëzon rezolutën e Idrizit: Të verifikojmë rezolutën e vitit 2004

Projekt-rezoluta e paraqitur nga Shpëtim Idrizi në Komisionin Parlamentar të Jashtëm është kthyer në një parodi, pasi deputetët e PD kanë nxjerr nga sirtari një rezolutë të vitit 2004 që sipas tyre duhet verifikuar nëse është miratuar ose jo.

Deklarata e deputetit të PD-së Fatos Beja se në vitin 2004 është miratuar nga Kuvendi i Shqipërisë një rezolutë për zgjidhjen e çështjes çame por që nuk është botuar në fletoren zyrtare ka shkaktuar debate të ashpra në komisionin e jashtëm parlamentar.

Të gjendur përpara një deklarate të tillë, dy deputetët e PDIU-së Shpëtim Idrizi dhe Dashamir Tahiri kanë kërkuar sqarime në lidhje me miratimin e kësaj rezolute.

Kryetari i Partisë për Drejtësi, Integritet dhe Unitet Shpëtim Idrizi, e ka cilësuar si të papranueshme atë që ka ndodhur në vitin 2004 ndërsa ka shtuar se nëse momentalisht ekzistojnë dy dokumenta të tilla ato duhet të harmonizohen dhe të arrihet në një rezolutë konsensuale.

Ndërsa deputeti i  PDIU-së Dashamir Tahiri ka kërkuar ndjekje penale për kryetarin e kuvendit të asaj kohe Servet Pëllumbi duke u shprehur se ka falsifikuar vullnetin politik.

“Rezoluta e 2004 në procesverbal del sikur nuk është miratuar. Ne dimë që kjo rezolutë është rrëzuar në atë vit. Po të ishte miratuar do dilte në fletoren zyrtare”, tha ai.

Nga ana e tij, kryetari Beja ka deklaruar se nuk duhet bërë një rivotim për pr/rezolutën por një rregullim në procesverbal.

“Një gjë e tillë është votuar një herë, nuk votohet për së dyti”.

Ndërsa Dashamir Tahiri i PDIU-së ka fajësuar më pas kreun e Parlamentit të asaj kohe Servet Pëllumbin.
“Pëllumbi duhet t’i paraqitet drejtësisë ka falsifikuar dokumente”, tha ai.

Në shqyrtim është marrë sot edhe pr/rezoluta e propozuar nga Partia Socialiste, e cili sipas Idrizit duhet të unifikohet me propozimin e tyre, pasi është pozitiv. Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi ka deklaruar se është e nevojshme një, ‘pr/rezolutë konsensuale dhe e përbashkët”.

Reagon Servet Pëllumbi

I menjëhershëm ka qënë reagimi i ish-kryetarit të Kuvendit Servet Pëllumbi i cili ka mohuar ekzistencën e një rezolute të miratuar për zgjidhjen e çështjes çame.

“Jam i hapur për çdo hetim lidhur me këtë çështje.  Nëse do të ishte miratuar rezoluta atëherë ajo do të ishte botuar në fletoren zyrtare. Miratimi ose jo i rezolutës mund të vërtetohet në arkivat e Kuvendit. Nuk kam asnjë brengë në ndërgjegje.

 

Redaksia Online April 10, 2013 11:49
Komento

1 Koment

  1. jeta April 10, 12:52

    Per ideal te partise nuk rren Serveti .

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*