PD: Rrihet biznesmeni, asnjë reagim. Preket kunati, policët në rrugë. Reagon Policia

July 24, 2016 13:04

PD: Rrihet biznesmeni, asnjë reagim. Preket kunati, policët në rrugë. Reagon Policia

Përmes një deklarate për mediet, kreu i Departamentit të Rendit e Sigurisë në Partinë Demokratike, Enkelejd Alibeaj ka denoncuar atë që e quan funksionim me dy standarde të Ministrisë së Brendshme të drejtuar nga Saimir Tahiri, e që është thjesht fytyra e vërtetë e qeverisë “Rama” siç vijoi ai.

“Një muaj më parë, një biznesmen në Tiranë denoncoi publikisht dhunën e ushtruar ndaj tij dhe djalit të tij nga policia në qendër të Tiranës, për shkak të një gjobe të papaguar të automjetit. Edhe pse ai dëshmoi me prova dhunën brutale tej çdo kufiri të policisë, Saimir Tahiri nuk mori asnjë masë dhe askush nuk mbajti përgjegjësi”, nisi denoncimin Enkelejd Alibeaj.

“Por nëse dikush, qoftë ky një polic, prek kunatin e Saimir Tahirit, ai flaket në rrugë dhe këtu i jepet fund karrierës së tij, siç ka ndodhur këtë fundjavë në Tiranë, kur 7 oficerë policie janë flakur në rrugë, pasi reaguan ndaj kunatit të Tahirit, për shkak të një aksioni pas sinjalizimit për praninë e një personi të armatosur”, vijon më tej Alibeaj.

“Policia nuk e dinte se kishte të bënte me kunatin e Tahirit dhe se po kalonte ‘vijën e kuqe’. Sepse Tahiri dhe kunati i tij janë përtej kësaj ‘vije të kuqe’ dhe janë të paprekshëm. Ashtu sikurse janë edhe bandat, trafikantët, rrëmbyesit dhe grabitësit, e mbi të gjithë Habilajt e drogës”, shprehet Alibeaj. “Përtej vijës së kuqe dhe të paprekshëm e shohin veten Tahiri e Rama, me përgjimet e tyre të paligjshme dhe presionin kriminal ndaj prokurorisë e gjykatës, kur nis hetimi ndaj tyre”.

E teksa e mbyll me faktin që kjo padrejtësi, bashkë me burimin e saj që është qeveria, janë drejt fundit, Alibeaj shprehet:

“Dy standardet e dëshmuara haptazi nga Saimir Tahiri, ku për dhunën e ushtruar ndaj biznesmenit nuk është marrë asnjë masë, madje pas denoncimit publik vijon përndjekja ndaj tij dhe aktivitetit të tij, ndërsa nga ana tjetër, për një reagim ndaj kunatit të Tahirit hidhen në rrugë 7 policë, këto dy lloj standardesh janë fytyra e vërtetë e qeverisë, e kësaj oligarkie që po sundon prej 3 vitesh”.

Reagimi i policise

Referuar deklaratës së subjektit politik PD lidhur me shkarkimin e 7 punonjësve të policisë, Policia e Shtetit bën me dije se ky fakt është tërësisht i pavërtetë.

Në asnjërën prej ngjarjeve të cituara në deklaratë, nuk është shkarkuar asnjë punonjës policie, ndaj pretendimet dhe akuzat e bëra publike, janë thjesht fakte të pavërteta.

Siç parashikon kuadri ligjor, për të dyja rastet është kryer procedura ligjore e verifikimit të përgjegjësive, procedurë standard që ndodh sa herë që një qytetar ka ankesë për veprimet e policisë.

Policia e Shtetit thekson edhe njëherë përkushtimin maksimal ndaj detyrës dhe ligjit për të zbatuar ligjin ndaj çdo individi.

July 24, 2016 13:04
Komento

3 Komente

  1. demo July 24, 13:41

    Ky kunati Tahirit doli si k.,derr shaj e ofendo forcat e nderhyrjes se shpejte gjate aksionit per c`armatosjen e nje te kerkuari qe ishte ne lokalin perballe.Policia e ndaloi,sic do te bente cdo polici ne bote,pa e ditur kush ishte k,..derri.Punonjesit e policise u pezulluan per nje kohe te pacaktuar,pamvaresisht se zbatuan rregulloren.Tahiri t`i paise farefisin, kushot,rrenje e dege,e c`i permban rruga,me shenja dalluese,qe te mos i preke policia.

    Reply to this comment
  2. Kapter baba nga burgu i Lezhes qe u ... July 24, 21:20

    Ky Ali-beu eshte bere modern pasi u kthye nga rrugetimi i HAXHILLEKUT ne Meke te Arabise Saudite, mori tiullin “HAXHI” dhe si nje person me ofiqe edhe ne fe edhe ne politike ndau gruan trashaluqe per t’u bere njeri i kohes.
    Na del nga faltorja e “Fallxhorit” ne SHQYP dhe vjellin nga corba e prishur qe u ka dhene me detyrim percaktim Krimineli Sali.
    SHQUP-i nepermjet Ali-beut i del ne mbrojtje nje mashtruesi dhe shkeles flagrant i ligjit pronarit te “Piceri Era”, ka “harruar” te shikoje vidion e transemtuar ku ne ora 2 te mendjesit policia vraponte pas ketij biznesmeni dhe djalit te tij, ku kundershtuan dhe ofenduan me fjale poshteruese policet e shtetit.
    Jemi mesuar me deklaratat e SHQUP-it te felliqura, qe bien era bajge dhe vetem baltosin.

    Reply to this comment
  3. Kola July 25, 06:17

    O Enkelejd, ngriji pak breket e shurrosura se po le nam. A s’e kupton qe je nje qelbesire qe s’i ke mbushur ditet, te na rrefesh perralla?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim