PD: Sejdini të tërhiqet nga gara në Elbasan

June 17, 2015 17:08

PD: Sejdini të tërhiqet nga gara në Elbasan

PD, përmes deputetit Luçiano Boçi, përsëriti edhe një herë kërkesën ndaj kryeministrit Edi Rama që të tërheqë nga gara për Bashkinë e Elbasanit kandidatin Qazim Sejdini, pas publikimit të një videoje, ku Sejdini kërcënon një gazetare të një televizioni lokal se do ta heqë nga puna, nëse i bën pyetje bezdisëse.

“Qazim Sejdini të tërhiqet nga gara. Edi Rama duhet ta tërheqë kandidaturën e tij pas skandalit që u bë publik. Sejdini turpëron Elbasanin dhe krejt vendin”, tha Boçi.

“Elbasani tashmë ka një arsye më shumë për t’i dhënë ndëshkimin korrupsionit”, shtoi deputeti demokrat.

Në video, Qazim Sejdini dëgjohet të thotë se ka hequr nga puna edhe një gazetar tjetër, sepse pronarin e televizionit e ka nën kontroll.

June 17, 2015 17:08
Komento

3 Komente

  1. lato June 17, 20:42

    I ka bere Qazimi keto pune!

    Reply to this comment
  2. T. June 18, 02:21

    Ne qofte se eshte per tu denuar ate e denon populli me vote.

    Reply to this comment
  3. SuloKapedani June 18, 16:06

    Luçi tregon se nuk ka mè shume se lulushja e tij tru ne koke,Kètyre instiktivisht po u mpihen rrudhat e trurit.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*