PD: Shifra alarmante të krimit; Tahiri nxitës i tij

January 9, 2016 13:53

PD: Shifra alarmante të krimit; Tahiri nxitës i tij

Statistikat e ngjarjeve të rënda të ndodhura në ditët e para të këtij viti, Partia Demokratike i lexon si prova të qarta që tregojnë se krimi dhe mafia ka kapur shtetin.

Opozita akuzoi përmes Ervin Salianjit sërish ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri për lidhje me botën e krimit.

“21 viktima në vrasje dhe aksidente në pak ditë. Këto janë ditët më të mira për mafian, sepse mafia ka njeriun e vet në Qeveri, Saimir Tahirin. Larje hesapesh, ekzekutime mafioze, rrëmbime në mes të qytetit. Saimir Tahiri është nxitësi kryesor i krimit, i trafikut të drogës, paligjshmërisë dhe paprekshmërisë së krimit”, tha Salianji.

Demokratët i bëjnë thirrje Policisë së Shtetit që të zbatojnë ligjin dhe të mos lënë që vendi të shkojë drejt asaj që e quajnë “greminë ku po e çon Tahiri dhe Rama”.

“Zbatoni ligjin sepse dita e ndarjes së krimit nga shteti nuk është e largët”, tha Salianji.

January 9, 2016 13:53
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Tirana Bank