PD publikon dokumentin e dënimit për drogë, Pjetri vijon mohimin

August 13, 2019 15:29

PD publikon dokumentin e dënimit për drogë, Pjetri vijon mohimin

PD bëri publike sot disa dokumente, që sipas tyre ishin nga kuestura italiane dhe provonin dënimin e Valdrin Pjetrit në Firence për trafik droge si dhe dëbimin e tij.

Në vijim, Valdrin Pjetri, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale deklaroi se priste me padurim  vendimin e përfundimit të procesit të betimit si kryebashkiak.

Pjetri shtoi:

“Unë të vërtetën time e deklarova para kandidimit si dhe para pak ditësh me dokumenta zyrtare. E vetmja e vërtetë është ajo që del nga zyrat e agjensive të zbatimit të ligjit dhe jo nga foltoret e PD”.

Pas këtij reagimi PD Shkodër, po nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, iu drejtua sërish Pjetrit duke thënë se “shkodranët e refuzojnë të drejtohen nga një trafikant droge”.

Postimi i plotë:

Të vërtetën qytetarët e Shkodrës dhe gjithë Shqipërisë e panë dhe e lexuan me dokumente.

Ndjekja e të njëjtës rrugë mohimi që ndoqi edhe Elvis Rroshi i Kavajës, do të jetë pa sukses. Mashtrimi nuk mund ta fshehë të vërtetën.

Ti nuk ke pse pret për të parë deri kur do të të mbrojë Edi Rama. Mos shpreso kot Valdrin! Edi Rama nuk të mbron dot, me gjithë premtimin që të ka dhënë.

Ti e di më mirë se kushdo tjetër që je i arrestuar, i dënuar dhe i dëbuar nga Italia si trafikant droge.

Nëse e ke “harruar”, pyet Edi Ramën se ta konfirmon ai përgjigjen zyrtare që ka marrë nga partnerët ndërkombëtarë.

Përgatitu Valdrin! Të pret burgu shumë shpejt!

Shkodranët e refuzojnë drejtimin nga një trafikant droge, fallsifikator e mashtrues.

e.ll./dita

August 13, 2019 15:29
Komento

7 Komente

  1. Peza August 13, 17:24

    Edi Rama edhe ne kete rast,pra te caktimit te nje trafikanti droge te denuar ne Itali si kandidat per kryetar te Bashkise me te madhe ne veri te Shqiperise sic eshte Shkodra,vertetoi katerciperisht se eshte bashkepuntor me krimin,se nuk eshte hera e pare qe ai zgjedh vete personalisht kandidatet per deputete dhe kryebashkiake sipas njohjes apo interesave te tij personale!
    Me rastin e caktimit Valdin Pjetrit ,Rama corri fytyren e tij antishtet,por edhe i futi nje thike pas shpine edhe PS-se,duke zhgenjyer perfundimisht socialistet shkodrane,por edhe te gjithe PS-ne e Shkodres per zgjedhjet e ardheshme!
    Edi Rama,pervec interesave personale me keta kriminele,ka realizuar edhe diskreditimin total te vete PS-se,qe nga cilesimi i Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare si lufte civile,tek nderimi i krye kolaboracionistit M.Frasheri,,lejimi i raportit te A.Tufes qe cilesoi 265 drejtues dhe heronj te LANC-it si kriminele,tek injorimi i festimit te 75 vjetorit te LANC-it,tek programi antishqiptar i ASH,qe perdhoste LANC-in dhe ngrinte ballisto-zogistet etj,etj!
    Edhe nje pushtues OTOMAN,SERB apo fashist italian dhe nazist gjerman,kurre nuk do guxonte ta perdhoste kaq ndyre LANC-in,qe eshte nje epope e lavdishme per te gjitha vendet qe u perfshine ne Koalicionin boteror Antifashist!
    Por ja erdhi dita,qe ate qe nuk e beri Sali Berisha e beri kryetarti i PS-se ne gjirin e se ciles militojne te gjithe trashegimtaret e 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,por qe deri me sot kane ULUR KOKEN para tradhetise se Rames!
    Mallkuar qofshi,o antare te PS-se,qe heshtni dhe nuk ngriheni e te shporrni tradhetarin Edi Rama si kryetar!

    Reply to this comment
    • SocialKomunisti. August 13, 18:54

      Te lumte Peza.
      Ky edvin ekstremist i djathte ne krye te PS meriton nje denim te forte me vota, per kete qe po i ben LANC e poshtrimit PS.

      Reply to this comment
      • Jaho August 14, 11:09

        Une mendoj se duhet te krijohet nje DEBATIK i ri, qe ta marre punen ne dore ashtu sic duhet. Ti flakim keta shushunja gjakpirese qe u majmen me djersen e PS dhe gjithe popullit shqiptar. Te mbledhim forcat qe pas 2 vjetesh te jemi gati. PS ka mjaft te rinj e te reja idealiste, jo hajdute!

        Reply to this comment
  2. demo August 13, 19:00

    Kriminelat e luftes nacional clirimtare kane qene me keq se keta drogaxhijte hajdutet,kriminelat qe zgjedh Rama,Kata kane qene Mitra ku dolen kopilat kontrabandiste,se kryekontrabandisti shqiptar qe vuri pasuri ter shpejte me kontrabanden e duhanit te Ibrahim beut,.ishte Enver Hoxha.
    Kontrabanden e luajti edhe me Ndermarrje Shteterore,kontrabandiste ishin Zyrtaret e larte te Shtetit Enverist.
    Tradita shqiptare nuk i njihte keto fenomene.

    Reply to this comment
  3. demo August 13, 19:00

    Kriminelat e luftes nacional clirimtare kane qene me keq se keta drogaxhijte hajdutet,kriminelat qe zgjedh Rama,Kata kane qene Mitra ku dolen kopilat kontrabandiste,se kryekontrabandisti shqiptar qe vuri pasuri ter shpejte me kontrabanden e duhanit te Ibrahim beut,.ishte Enver Hoxha..
    Kontrabanden e luajti edhe me Ndermarrje Shteterore,kontrabandiste ishin Zyrtaret e larte te Shtetit Enverist.
    Tradita shqiptare nuk i njihte keto fenomene.

    Reply to this comment
  4. pilo August 13, 19:28

    Ashtu do bejeme; do ta rrenxojme Edi Ramen dhe do veme ne vend te tij Lulezim Bashen qe te qihen te gjithe ne bythe se ai vetem ate gje di. E ka mesuar qe ne Holande.

    Reply to this comment
  5. h August 14, 12:08

    Mjafton të bëhet një kërkesë tek “casellario giudiziario” në Itali
    dhe pas nji jave të japin çertifikatën nëse ke qenë i dënuar apo jo.
    Për shqiptarët ky është vetëm një casus belli për tu sharë,rrafur dhe vrarë njëri tjetrin.
    Ky degenerata po është dënuar në Itali të dënohet për mashtrim të rëndë nga gjykata
    e korruptuar dhe degjeneruar shqiptare.
    Vetem në shqipëri mund të bëhesh gjykates pasi ke vrarë,trafikuar drogë edhe femra,
    ke vjedhur dhe je kriminel i ndyrë.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*