PD shpall mosnjohjen e zgjedhjeve të cilat i menaxhoi vetë

January 29, 2018 08:02

PD shpall mosnjohjen e zgjedhjeve të cilat i menaxhoi vetë

“Llafeve pa fund dhe pa kuptim të folësve u gjeti një përmbledhje ish-kryeministri Sali Berisha që përcolli mesazhin kryesor në një prononcim për mediat: “Kjo protestë varrosi narkozgjedhjet e 25 qershorit”, tha ai. Nëse është kështu, atëherë për opozitën shqiptare Parlamenti aktual është jolegjitim dhe çdo pjesëmarrje e saj në të në vijim është thjesht e pakuptimtë. Nëse kjo deklaratë apo ky përcaktim do të adoptohet si qëndrim zyrtar politik nga PD-ja, atëherë asnjë mandat deputeti nuk duhet të vazhdojë të mbetet në këtë parti që sot shpall mosnjohjen e zgjedhjeve të cilat i menaxhoi vetë…”

Kështu e komenton portali ResPublica, protestën e fundit të opozitës në Tiranë.

Analiza flet për “interesat e vërteta” të cilat janë ende të errëta.

“Është një situatë absurd ku retorika e revolucionit dixhital mjegullon interesat e vërteta që ndoshta brenda pak kohësh do të zbardhen edhe për opinionin publik. Dhe ndoshta në atë moment do të shikohet më mirë nëse ai që sot drejtonte protestën, z. Basha, ishte aty për të ngritur popullin, apo për të recituar pjesën e vet përpara se të ndahet nga kjo politikë ku ai vetë nuk ndihet komod dhe ku e detyrojnë rrethanat” – shkruan portali me prirje të djathta,

Ja si portretizohet kreu formal i PD në këtë analizë:

“Në këtë kuptim, kemi të bëjmë me një kryetar opozite të mbërthyer në intriga korridoresh dhe diplomatësh, i cili e ka më të sigurtë rrugën drejt pushtetit me marrëveshjet që i ofrohen papushim, sesa duke ndërmarrë veprime mirëfilli opozitare. Por që është i shtrënguar të luajë vokalistin e të inatosurve dhe të pakënaqurve mes të cilëve siç e kemi vënë re nuk bën pjesë asnjë prej deputetëve që ai vendosi me dorën e tij në listën e atyre zgjedhjeve që sot detyrohet t’i kundërshtojë.

Kjo është fatkeqësi më vete, por siç mund ta dimë, z. Basha pak i bën për interesin publik dhe këtë e tregoi me marrëveshjen e 17 majit, me të cilën siç tha ai shmangu luftën civile. Një luftë e cila në fakt është një luftë klanesh prej të cilave ai po fiton thjesht dhe vetëm falë një koninukture që favorizon rotacionin e brezave dhe prishjen e një ekuilibri që kulmoi me vitin 2009. Një koninukturë që zbulon edhe gënjeshtrën e z. Basha, ndaj të cilit sot mund t’i bëhet një pyetje:

A keni interes Ju z. Basha që Edi Rama të largohet nga pushteti? Pra të ikë nga pushteti personi që ju mundësoi hipotekimin në masën 80% të PD-së kur ende situata është e paqartë?”

b.m. / dita

January 29, 2018 08:02
Komento

7 Komente

  1. spata January 29, 09:30

    Jo vetemqe Saliu ka pjerdhur por me duket se edha ata qe meren ne Medja me te .

    Reply to this comment
  2. Katovica January 29, 09:57

    BEJNE SHAKA!!!! SI GJITHMONE DO TE BEJNE SIC I DO TRAPI QEVERISE!! PUNE KOMPROMISI!!!

    Reply to this comment
  3. MH January 29, 13:11

    Me vjen keq vetem per godinen e SHQUP-it qe gezon pjerdhjet e pjerdhallakve elitare te PD me ne krye ish pjerdhucin Berishen dhe me nenkrye modernin oriental shalengjiturin diare Bashen.

    Reply to this comment
  4. Lili January 29, 17:03

    the show is going on!
    apo shqip tallja me popullin shqiptar vazhdon!
    kur opozita e pozita fshehuras bejne pazar per sum diten edhe pajtojen naten se si do ndaj tepsine!

    Pfff;
    Mut nje mut tjetri, sicili ma mut!
    E tash edhe Nanon na thirrin se nuk ishin boll !

    Reply to this comment
  5. Alban January 29, 18:23

    Analize me gjuhen e fakteve

    S…ALI KOMIKET E SALI LUL CIZME… VIDOVDANIT …

    Aresyeja kryesore e deshtimit te ” Bandes se Gangstereve”…

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    … Trupat tona po dermojne agresoret amerikane ne te gjitha frontet, deklaronte telalli i Sadam Huseinit, Ministri i tij i Informacionit Ali Komiku .
    Cila ishte e verteta?
    Shperthimet e raketave dhe predhave amerikane mbi Pallatin presidencial te Huseinit gjemonin ne sfond.
    Kryeqyteti i Irakut, Bagdati kishte rene .
    Sadam Huseini ia kishte mbathur si lepur neper tunelet e ujerave te zeza….

    Fitorja e Sales dhe festa makaber e Vidovdanit ! …

    Te njejten gje po degjojme sot nga Sali Berisha, Lulezim Basha, Monika Kryemadhi, Petrit Vasil Shkollperlumi, Edi Palokari… e krejt “Banda a Gangstereve” dhe Kapot e ” Mafias qe ka dale krejt jashte kontrollit” per protesten e 27 janarit.
    Te gjithe shpallin fitore!
    Te gjithe festojne fitoren!
    Po te ishin ne pushtet me siguri 27 janari do te shpallej feste kombetare, Festa e Vidovdanit !
    Eshte festa me makaber ne Bote… Festa kryesore kombetare e Serbise !?
    Cfare perfaqeson ajo ?
    Disfaten me te madhe e me rrenimtare ne historine e Serbise. Diten kur ushtria serbe e udhehequr nga Car Llazari u shpartallua keqazi nga hordhite turke ne Vidovdan.
    Mbi 100 mije eushtare e oficere te vrare e masakruar.
    500 vjet roberi otomane !
    Ndaj protesta e djeshme e opozites laramane shqiptare ishte nje deshtim me sukses te plote njesoj si ajo e 18 dhjetorit 2017. Fitorja e djeshme ishte Fitorja e Pirros, domethene Fitorja e Sales
    Festimi i saj eshte njesoj si festa makaber serbe e Vidovdanit ! .
    Pjesemarrja sipas saktesise gjermane te droneve ishte 8- 10 mije veta… Njesoj me 18 shkurtin e “Cadres” se krimit !
    As nje e njezeta e aneterise se deklaruar nga vete lideret e partive pjesmarrese. Pra me pak se 5 per qind e anetaresise se tyre mori pjese.
    Hiq kureshtaret, kalimtaret e rastit… Kokoshi katandiset ne me pak se nje thele!
    E te gjithe kapot e “Bandes se Gangstereve” dhe “kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit” bucasin Fitorje !
    Pse!?

    Pse-ja e kesaj “total failure” deshtimi total ?

    Pergjigjen e dha sot kryeavokati i Berishes dhe familjes se tij Z.Genc Gjokutaj ne ” 360 Grade” te Artur Zhej Kazanit mediatik te Sali Putinit “Ora News ” ku perballe argumenteve te Elisa Spiropalit u detyrua te pranoje se aresyeja kryesore e protestes ishte heqja e Adriatik Palles dhe zevendesimi i tij nga Kryeprokurorja e perkoheshme Arta Marku.
    Edhe me i qarte u tregua po ne kete emision Arjan Cani kur tha se ” Ata nuk kishin rruge te tjeter ! Duhet te mbrojne kokat e veta nga drejtesia “.
    Pra protestes i mungonte motivimi real qe eshte shpirti i cdo levizje popullore!
    Krejt e kunderta.
    Si mund ti perkrahte populli, perkrahesit apo anetaresia e painkriminuar kokat e krimit te organizuar, te kesaj
    “Bande Gangesteresh”( “The Times” e “Independent” e Londres 7 mars 1997 ) te ” kesaj Mafia qe ka dale krejt jashte kontrollit ” ( “The New York Times”15 mars 2008 )
    Si mund te mbahej ne detyre qofte edhe nje ore nje kryeprokuhor si Adriatik Palla me diplome te falsifikuar !?
    Falsifikimi eshte nje krim i rende per nje ordiner. Kur behet nga nje kryeprokuror eshte megakrim !
    Shtoj atij edhe te pakten 7 krime e vepra penale te tij kur grushtoi ne sy te qindra prokuroreve shqiptare kryetarin e Shoqates Kombetare te Prokuroreve te Shqiperise, Z. Shkelqim Hajdari, zhduku provat e genjeu!
    Bashkangjiti atyre edhe heshtjen e Presidentit sakat nga trute i PDSH-se Bujar Nishani. Zhvejku i Sali Gerdec Otrantos, ai qe duhej te ishte garantuesi i Kushtetuetes se Republikes, Bujar Perishani jo vetem heshti, por mbuloi dhe beri protektorin e ketij krimi madhor per llogari te Kryepresidentit de facto Sali Berisha dhe bandes se tij.

    A mund tu besohet ketyre Ali Komike… Nastradineve !?

    Pse!? Berisha i katapultoi te dy ata ne ato poste jo per te bere detyren ndaj shtetit e shqiptareve por per te bere protektorin e tij e te bandes dhe Mafias se tij familjare e politike sic ka vepruar gjithnje ne keto 27 vjet te sundimit te vet Salikracise.
    Shtoni edhe”qetesine e dashurine” per “gjysmagjelin 50/50 me Berishen”, Adriatik Pallen te kreut te Kuvendit Ilir Meta dhe buka behet mal krimi!
    Tepsia behet Kazan !
    Kazani behet Cisterne krimi e korrupsioni ….
    A nuk vepronte keshtu edhe Mafia! e dale krejt jashte kontrolit e Al Capones, Corleones, Toto Rines, Lucianos e… fijet e te cilave arriten deri tek Il Capo dei Capi Xhulio Andreoti e co.
    Kujt ti besojme !?
    Sali , Lul, Mona Cizmes…e co.!?
    Nastradin Saladinit apo syve tane !?
    Ali Komikeve apo te vertetes lakuriq!?
    A mund tu besohet Ali Komikeve Sali Lul Like Cizme Vasili, Palokari… pjelles bastarde te Vidovdanit e Beogradit, Athines Moskes , Dreqit e te bijve te tij qe ua bene Shqiperise e shqiptareve ate qe asnje pushtues e barbar as Pashici e Venizellosi, as Rankovici e Zerva, as Sllobodan Milloshevici e as Chinchizkhani… askush nuk do tua kishin bere ?
    E rrenuan mbi 7 here dhe zhbene te pakten tri here shtetin shqiptar ne keto 27 vjet te Salikracise rrenimtare !
    Enough it’s enough !
    Shqiptareve u ka ardhe shpirti ne maje te hundes me keta bandite, me keta gangstere e me keta mafioze atdheshites e atdherrenues !
    Boll me !
    Kupa e durimit te shqiptareve eshte derdhur …
    Boll me !

    Reply to this comment
  6. Alban January 29, 18:33

    Subject: Fwd: LUL SALI I NENES… KE TE QAJE ME PARE !

    LUL SALI I NENES…
    KE TE QAJE ME PARE !?

    – Nga Alban Dega. Nju Jork

    Lul Sali nenes
    Ke te qaj me pare
    Lul Xen Gerdecin !?
    A cadren e care!?
    Mushamaja grisur
    I kercasin trare
    Themelet i tunden
    Mbi gjak te pathare!
    Kulmin ne Gerdec
    Rrenjet 21 janar !
    Banda ne panik
    Duart me gjak lare
    Zeri u eshte cjerre
    Mbi te hapur varre!
    Kurr nuk ka mbetur
    Gjak i dlire pa marre!
    Ameriken kunder
    E Evropen mbare
    Nuk do u ngelet
    askush !
    As per tu qare !
    Cadra juaj e krimit
    Do u behet varre!

    Reply to this comment
  7. demo January 29, 22:56

    PD njeh vetem zgjedhjet si ato te 96.Ka nje fije shprese se PS deshiron te beje shtet.Por ka nje bindje te patundur se banda e malokut do ta beje si tjater here- Ose Hiroshima e 97,Ose Nagasaki i Gerdecit.E futen ujkun ne Stan te ruaje dhente.Ne mengjes i gjeten te gjitha te ngordhura._Po c`ke bere keshtu?Ne te vume t`i ruash,jo ti mbysesh! _Ate bera -tha ujku.I ruajta,numrin e ke tamam?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*