PD: S’jemi kundër koncesioneve, por ato shkaktuan 660 mln euro dëme

February 9, 2016 13:13

PD: S’jemi kundër koncesioneve, por ato shkaktuan 660 mln euro dëme

Partia Demokratike thotë se nuk është kundër koncesioneve, proces që e nis vetë ajo, por kundër mënyrës së marrëveshjeve që lidhen.

Rapiscan-i është dëshmi e një marrëveshje të tillë të lidhur nga demokratët, ndërsa pasojat do të vijojnë edhe shumë vite.

Tashmë në opozita, PD-ja thotë se dëmi i shkaktuar nga koncesionet e qeverisë aktuale për tri vite ka arritur në shifrën e 660 milionë eurove.

“Gjërat që nuk po tenderohen dot qeveria është duke i dhënë me koncesion, ose partneritet publik privat dhe lajmi është që në 900 ditë kemi një kosto 660 mln euro për buxhetin e shtetit, kjo bazuar në të dhënat që ka publikuar vetë qeveria”, deklaroi deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku.

Deputetja përmendi si sektorin më problematikë Ministrinë e Shëndetësisë.

Kampione është shëndetësia; kemi 3 partneritete publike-private që kanë përfunduar dhe një sërë të tjerash në proces. Marrim të parin check-up me 120 mln euro. 338 mln euro kosto vetëm shëndetësia, para që mund t’i kishin shkuar buxhetit të shtetit”, u shpreh Tabaku. /Dita/

February 9, 2016 13:13
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*