PD: Rast unikal në 10 vjet, Euralius nuk i jep fjalën opozitës

January 14, 2016 09:42

PD: Rast unikal në 10 vjet, Euralius nuk i jep fjalën opozitës

 

Partia Demokratike sulmon misionin EURALIUS të Bashkimit Evropian, i cili këshillon Shqipërinë për reformat në fushën e drejtësisë.

Rilindja Demokratike, organi zyrtar i PD-së shkruan se në “rast unikal në historinë e këtyre 10 viteve të fundit, ky mision ka vendosur të mos i japë të drejtën e fjalës opozitës”.

“Euralius ka ftuar dy nga përfaqësuesit e opozitës që të jenë të pranishëm në këtë takim të rëndësishëm, por nuk ka pranuar që ata të kenë të drejtën e fjalës”, thuhet më tej.

Në axhendën e takimit të sotëm të Euralius, janë parashikuar të flasin Shefi i Misionit Euralius, Deville, Ambasadorja e BE në Tiranë, Vllahutin, ministri i Drejtësisë, Manjani, kreu i Komisionit të Ligjeve, Xhafa si dhe Kryetari i Gjykatës së Lartë, Zaganjori dhe Kryeprokurori, Llalla.

“Të befasuar nga një axhendë e tillë përjashtuese për opozitën, përfaqësuesit e PD i kanë kërkuar zyrtarisht dje Misionit Euralius që të ndryshohej axhenda në funksion të dialogut dhe bashkëpunimit..thekson RD-ja. Përgjigja që ka mbërritur nga ky Mision-sipas organit zyrtar të PD-së, ka qenë përçmuese dhe aspak në etikën e një institucioni, i cili duhet të ishte mbi palët politike në vend.

“Ne axhendën nuk e ndryshojmë, por ju hajdeni një herë dhe pastaj nga fundi mund t’ua japim fjalën”, ka qenë përgjigja e përfaqësuesit zyrtar të Euralius sipas tekstit të RD-së. /Dita/

January 14, 2016 09:42
Komento

3 Komente

  1. nostradamus January 14, 10:33

    P.D ka pushuar se qenuri nje parti dhe eshte shndrruar ne nje bande kacakesh qe ka ne
    krye nje kriminel qe quhet Sali Milloshevici, prandaj EURALIUS nuk e ka pranuar te behet
    pjese e debatit sepse e di tashme se cila eshte kjo bande ! Me ne fund pas 25 vjetesh
    Europa dhe SHBA kane filluar ta kuptojne ,them kane filluar ta kuptojne sepse akoma
    ushqejne iluzione se kjo e ashtuquajtura parti mund te ndreqet dhe te hyje ne binaret e
    DEMOKRACISE EUROPIANE. Por eshte e kote perpjekja europiane sepse perderisa te jete
    bsjraktari Berisha ne krye te kesa bande ajo kurre nuk do te korigjoje orbiten e saj shkate-
    rruese ne Shqiperi. Hiqeni mendjen nje here e mire se hajdutet,vrasesit, mafiozet ,qe kane
    vrare e vene miliarda do t’i dorezojne kaq kollaj celsat e pushtetit. Eshte nje lufte per jete
    a vdekje kjo qe ndodh sot ne reformen ne drejtesi …!!!

    Reply to this comment
  2. XXXL January 14, 17:10

    Grupit kriminal te SHQUP-it nuk mund t’i jet fjala, fjala do t’u jepet vetem ne gjyq ku do te perballen me akuzat ndaj krimeve, genocidit, vjedhjeve dhe shperdorimeve si dhe per tradheti ndaj Shqiperise dhe shqiptareve.

    Reply to this comment
  3. METEH January 14, 18:57

    Don te flas PD-ja,
    Qe te pjerdh nga goja,
    Bota po e shef,
    Se kush eshte fajtoria.
    Ka mbi 20 vjet,
    Saliu sundon,
    Porsi shtrige e keqe,
    Kedo e pergjon.
    PD s’eshte parti,
    Por nje bande hajdutesh,
    Ishte fat i keq,
    Na hoqi prej hundesh.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*