PD: Të bëhet transparencë për pajisjen e përgjimit

May 27, 2016 12:30

PD: Të bëhet transparencë për pajisjen e përgjimit

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka ka përsëritur apelin drejtuar kryeministrit Rama për transparencë lidhur me pajisjen e përgjimit që ka hyrë në vend.

Në një deklaratë për mediat, Noka ka deklaruar se, heshtja e kreut të qeverisë tregon fshehjen e së vërtetës.

“Përse u fut kjo pajisje në mënyrë të paligjshme? Për çfarë u përdor ajo? Sa më shumë hesht Edi Rama, aq më shumë cënohet Kushtetuta dhe të drejtat e liritë themelore të njeriut”, ka thënë Noka.

Duke cituar edhe mediat italiane, Noka ka theksuar se, kjo histori ka nevojë për një transparencë tërësore, e cila sipas tij mund të bëhet duke shkarkuar ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Saimir Tahiri duhet të dalë para ligjit, prokuroria të hetojë në mënyrë të pavarur e të pandikuar dhe të vendoset largimi i menjëhershëm i Tahirit dhe drejtorit të përgjithshëm të policisë”, ka shtuar Noka.

May 27, 2016 12:30
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*