PD: Testimi i mësuesve është i paligjshëm
Partia Demokratike e konsideron të paligjshëm dhe politik testimin të cilit i ushtrohen sot mësuesit dhe drejtuesit e shkollave. Në një deklaratë për shtyp, deputeti Luçiano Boçi tha se testimi është në kundërshtim me ligjin dhe akuzoi kryeministrin Rama dhe ministren e Arsimit se po e përdorin për transferimin e mësuesve sipas bindjeve politike.
“Rama dhe Nikolla detyrojnë sot me përdhunë mësuesit, t’i nënshtrohen një testimi politik, krejtësisht të paligjshëm. Testimi i sotëm bie në kundërshtim me ligjin për Arsimin Parauniversitar dhe dispozitat normative për zhvillimin profesional dhe pikërisht me nenin 58 të tyre. Ai shkel çdo kod moral, etik e ligjor, për vlerësimin e punës së mësuesit. Rama dhe Nikolla kanë gati tre vite që i kërcënojnë ata, i poshtërojnë, u nxjerrin gjuhën, i mashtrojnë, i transferojnë, i pushojnë sipas interesit, sipas klientelës, sipas bindjes politike”, tha Boçi.
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento