PD: Testimi, përpjekje e qeverisë për të fshehur problemet e shëndetësisë

February 22, 2015 13:46

PD: Testimi, përpjekje e qeverisë për të fshehur problemet e shëndetësisë

Partia Demokratike, nëpërmjet deputetit Tritan Shehu, kritikoi edhe një herë tjetër testimin e infermierëve duke nënvizuar se “qeverisja, në vend që të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor”.

“Së pari, dëshiroj të përshëndes sot Urdhërin e Infermierëve për paraqitjen e kundërshtimit në Gjykatën Administrative të vendimit qeveritar për të ashtuquajturin “testim”.
Së dyti, përshëndesim solidaritetin e plotë të mjekëve, stomatologëve, farmacistëve, infermierëve, laborantëve etj, të demostruar këto javë për të ndaluar këtë projekt të paligjshëm e diskriminues ndaj atyre vetë.
Por fatkeqësisht, qeverisja, në vend që të reflektojë dhe të tërhiqet nga vendime të tilla të rrezikshme, ngulmon në rrugën e saj duke thelluar përplasjet me personelin e sistemit shëndetësor. Ajo po tregohet e shurdhër qoftë edhe për të dëgjuar mendimet e Urdhërave, Komisionit Parlamentar, Avokatit të Popullit etj. Në këtë mënyrë po kërkohet që artificialisht të krijohen konflikte të pa nevojshme mjekë-pacientë, për të fshehur përgjegjësitë për problemet e mëdha dhe reale të atij sistemi, që kjo qeveri veçse po i shton e zgjeron çdo ditë”, deklaroi zoti Shehu.

“Kërkohet kështu që nëpërmjet këtij “testimi” arbitrar të hidhet mbi personelin shëndetësor përgjegjësia për atë çfarë po ndodh me të gjithë përbërësit e shëndetësisë shqiptare. Po tentohet nga ana tjetër që ky personel të mbahet i heshtur dhe i terrorizuar, si dhe që vendet e punës të rindahen sipas vullneteve politike e klienteliste. Në këto kushte anormale, ne dëshirojmë të sigurojmë të gjithë ata që po përballen e ndeshen me padrejtesi të tilla të pashembullta, për solidaritetin e mbështetjen tonë të plotë. Mbështetja jonë nuk do t’u mungojë atyre në të gjitha hapat e mëtejshme që ata do të ndërmarrin në kundërvënien ndaj arbitraritetit dhe në mbrojtjen e një mjedisi demokratik”, shtoi Tritan Shehu.

February 22, 2015 13:46
Komento

1 Koment

  1. i ri February 22, 20:54

    Per ti fshehur problemet apo per ti zgjidhud me mire ,?Si mendon ti Tritan Preshi se ke qene edhe minister , me radaken tende apo te Saliut se edhe ai si ti keni qene si pune doktoresh,,e kini shume eksperience pasi bete naften komplet shendetesise,nje piramide me vehte kjo ,tani po u qani hallin infermiereve ,,,,! Pika ne b….e , juve kini rrjedhur komplet ,,,,!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*