PD: Teza doli përpara nisjes së testimit, Nikolla: ‘Babalja’ e radhës

June 9, 2018 20:59

PD: Teza doli përpara nisjes së testimit, Nikolla: ‘Babalja’ e radhës

Ministrja e Arsimit dhe Sporteve, Lindita Nikolla ka reaguar ndaj denoncimit të bërë nga deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, se teza e provimit të letërsisë për Maturën Shtetërore doli pak minuta para nisjes së testimit.

Përmes një statusi në rrjetin social “Facebook”, Nikolla shprehet se opozita ka filluar “Babalen” e radhës.

Ajo vijon të shkruajë se qëllimi i opozitës nuk është dashamirës ndaj maturantëve, por ndaj kënaqësisë personale për të marrë ndonjë “buzëqeshje politike”.

Ministrja e Arsimit i konsideron fotot e qarkulluara të faqeve të testit nëpër rrjete sociale si fotografi që nuk kanë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Postimi i plotë

E keqardhur që opozita nuk ndalet as para emocioneve të maturantëve e prindërve të tyre, qëllimshëm për të krijuar amulli dhe zemëratë nga hiçi.

Filluan “babalen”e radhës duke publikuar në rrjete sociale pas orarit zyrtar të testimit faqe nga testi i Gjuhë- Letërsisë, duke nënvizuar se kjo tezë ka qarkulluar prej orësh.

Thua deputeti Boçi nuk e di se kur fillon e mbaron zyrtarisht testimi? A mos vallë mendoi për maturantët? Po pse nuk bën denoncimin se si pëfundoi tek ai teza nëse është i interesuar që gjëra të tilla të mos ndodhin?

Përgjigjen e dha sot dhe nuk më zhgënjeu. Qëllimi i tij nuk është as testimi e as maturantët, por dëshira që përmes të pavërtetave të marrë ndonjë buzëqeshje politike. Sigurisht, jo nga maturantët. Ata e dinë fare mirë se dy fotot e publikuara si dhe tezat në to nuk kanë asnjë lidhje me Maturën Shtetërore 2018.

Të dashur prindër, e keni fare të thjeshtë të provoni të vërtetën e fotove. Vetëm pyesni fëmijët tuaj.

Koha kur kopjo dilte nga zyrat e ministrisë ka 5 vite që ka kaluar.

Provime të maturës ku kufiri i kalimit ndryshonte sipas oreksit politik të ministrit ka 5 vite që janë harruar.

E kanë të vështirë ta besojnë. Punë e tyre. E jona punë është t’iu shërbejmë fëmijëve të shqiptarëve me seriozitet e përkushtim.

Suksese maturantëve!

s.a/dita

June 9, 2018 20:59
Komento

6 Komente

  1. ne vend qe ti lene te lehin ,e injorojne kto i ushqejne vet idiotat e Babahalese pd June 9, 21:27

    kto ps jane me idiote se vet idiotet
    qe prodhon PD-babahaleja

    Reply to this comment
    • Tani June 9, 22:07

      Cojini ata qe genjejne dhe krijojne babalizma te reja ne Prokurori dhe mos u mjaftoni vetem me nje deklarate. Ata zagaret qe genjejne nese kane fakte qe doli teza le ti cojne ato ne Prokurori dhe te mos hedhin bajga permes mediave te tyre te blera me para rusije dhe beogradi.

      Reply to this comment
  2. Berti June 9, 21:59

    Luçiano enveristi eshte bere si babalja genjen e genjen çdo dite ky zar i Lulit.
    Hajdut e i korruptuar qe njihet shume mire nga studentet.

    Reply to this comment
  3. Te q*** Qifja i Elbasanit. June 10, 01:52

    Keta Shqu-pisat nuk jane vetem “Babale” por jane edhe Ba-bole.

    Reply to this comment
  4. 2plus2 June 10, 02:44

    Rrugacet e demokrates

    Reply to this comment
  5. petriti June 10, 08:22

    Ky llafazoni i paskrupull nuk duhet marre kurre seriozisht pasi per cdo gje vetem sajon e genjen. Si nuk i vjen pak turp e mban vehten edhe si pedagog qe edukon brezin e ri. Mos qofte ai brez qe edukon ky plhera.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*