PD, Ministrit të Brendshëm: Trego lidhjet me Elvis Doçin

Redaksia Online October 30, 2013 14:39

PD, Ministrit të Brendshëm: Trego lidhjet me Elvis Doçin

Deputeti i PD-së Gent Strazimiri përmes një njoftimi për shtyp i kërkon ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri të tregojë lidhjet që ka me Elvis Doçin, pronar i një kazinoje i cili u ekzektua pak ditë më parë në Tiranë.

“Ngjarja është mbuluar me mister, por mbi të gjitha, me heshtjen fajtore të vetë Ministrit të Brendshëm, Sajmir Tahiri. Meqenëse dje në Komisionin e Sigurisë, zoti Tahiri ka kërkuar në mënyrë të përsëritur “sugjerimet” dhe “bashkëpunimin” tonë, në mënyrë shumë bashkëpunuese po i sugjerojmë të sqarojë opinionin publik për një sërë pyetjesh që qëndrojnë si hije mbi kokën e tij: Zoti Tahiri, cila është lidhja që keni me viktimën Elvis Doçi i njohur si pronar lojrash fati ekzekutuar në mënyrë mafioze para pak ditësh në Tiranë? A ka lidhje vrasja e tij me operacionin e koduar “Fund Marrëzisë” aq të pompuar nga ju personalisht? Zoti Ministër i Brendshëm, a keni komunikuar me viktimën dhe personat që e shoqëronin vetëm pak përpara krimit? A jeni i gatshëm të autorizoni Prokurorinë të këqyrë tabulatet e telefonit tuaj? Ndiqni sugjerimet tona zoti Ministër, bashkëpunoni vullnetarisht me organet hetimore, sepse e vërteta do të dalë dhe bashkëpunimi do t’ju sillte lehtësira! Neni 48, pika “dh”, i Kodit Penal!” theksoi Strazimiri.

Redaksia Online October 30, 2013 14:39
Komento

10 Komente

  1. aleks October 30, 14:51

    ik mor legen i sales pisanjos cfare budalleqesh kerkon ,nuk shikoni krimet e juaja qe beni po mereni me qeverine qe vetem 1 muaj kane e jane ne detyre..

    Reply to this comment
    • bimi October 30, 18:10

      Legeni i Sales ishte pisanjos dhe kriminel deri dje. Nga shtatori e ketej ai eshte opozitar dhe keto qe thote jane akuza per Tahirin dhe Tahiret e tjere. Akuza qe i kane thene edhe shume media te tjera. Ne nje koment, nje komentues madje e thoshte me garanci se ai personi qe u vra tek stacioni i fundit i Tiranes se Re ishte pjese e stafit elektoral te Tahirit. Sic thuhet para se te fillonte operacioni “Fundi i Marrezise” kishte shitur te gjithe kompjuterat tek dikush tjeter. Po t’i mbledhesh bashke keto fakte, historia vjen ere qe 1 km larg…

      Reply to this comment
  2. KADAFF October 30, 15:30

    UPSS, PO PERGJIGJU MORE SAAJMIIIR!
    PO CNA BERE O SAAAJJJMEEEEE!
    PERPARA SE E HENGREM!

    Reply to this comment
  3. Unë jam me Sovranin dhe ligjin!... October 30, 16:01

    Pyetjet pa kurrfarë morali dhe plotsisht halabakeri,prej këtij zëdhendësi idjot në formulime deklarimesh, janë më shumë coroditëse për Sovranin që i varrosi këto qelbesira mesjetare,se sa opozitë reale!…Këto pyetje jane të denja për të akuzuar nga prokuroria,në bankë të akuzuarit,dhe jo për një ministër që gjithsesi ka integritet qeverisës, perderisa nuk ka pasi penale dhe hetim ndaj tij prej prokurorisë! Mbase do të ishte më e drejtë që ky handikap mental,karaduz i shpellave të Vicidolit, me këto pyetje t ‘i drejtohej prokurorisë,pasi të deklaronte se ndaj ministrit kishte bërë padi ai vet apo partia e tij e vdekur, por e pavarrosur PD! Ndofta kështu do kerkonim dhe ne pergjigje për ministrin i cili para ligjit është i barabartë, kurse në detyre ka integritet qeverisës qe nuk mund t’i shkelet nga pisa malokare;që nuk dinë se demokracia e vertet ka dhe hierarki që vetem ligji mund ta atakojë mbi bazë të akuzave gjyqsore nga individe a subjekte politike e shoqerore. Dhe gjer ateherë,pa folur drejtesia,askush nuk ka të drejtë të akuzojë institucionin qeverises që mban nje qytetar,sepse perdhos rëndë institucionin!Këtij lamashi rruge, i bëhet mirë t’i arrestohet padi për perdhosje të personifikon pergjegjes ne institucion të shtetit,kur nuk ka padi ndaj tij!Jane tjeter gje kritikat në shtyp dhe tjeter gje akuzat, kur nuk ke bërë denoncim me mbajtje pergjegjesie! Duhet permbysur kjo metode halabakerie, ku titullarit të një institucioni i bëhet “gjyq” në opinion,pa i ngritur më parë akuzë ligjore! Sovrani duhet ta shkaterrojë me themelet kete bandë kriminale të quajtur nga Ramiz Alia, “Partia Demokratike”.

    Reply to this comment
  4. tirona October 30, 16:23

    Eshte interesant fakti qe edhe pse nuk jane me ne pushtet keta te PD dine me saktesi oren dhe personin me cilin cdo minister I qeveris aktuale flet…!!! Dy mund te jene mundesit : Ose Sherbimi informativ shteteror, policia dhe prokuroria raporton per cdo levizje te qeveris ne PD..ose PD ka instaluar aparatura pergjimi … Dhe kjo e dyta do jete katastrofa me e madhe e ketij vendi…Besoj qe kjo eshte dhe arsyeja qe Berisha Nuk do formimin e byros informative…

    Reply to this comment
  5. XXXL October 30, 17:20

    Strazimiri ben mire kur del per deklara te veri kllufin ne koke, si toc komplet qe eshte. Prandaj duhen debuar nga administrata kodoshet e PD dhe ata qe kane bere krime para prokurorise se Kosit me Uje, qe punojne e badhkepunojne me Saliun per te rrezuar qeverine Rama.

    Reply to this comment
  6. E meritoni ...... October 30, 18:57

    Lerini “mashtrimet, shpifjet, manipulimet, genjeshtrat … 23 vjet na keni sharre dhe ofenduar me liber shtepie te gjithe shqipetaret. Iku koha juaj e parase piset dhe droges.
    E meritoni t’ju shajme dhe Ne sot “nonat ku i keni ” shporruni dhe ju pafshin ne pranga.

    Reply to this comment
  7. Arturi October 30, 23:32

    I dime mekatet e Strazimirit me shoke (dhe me shoqe)!
    Gjithsesi, me e rendesishme per popullin eshte qe, qeveria RAMA te mos mendoje dhe/ose veproje si qeveria e gjyshit-gjakpires!
    Perndryshe, ngadale rreshqitet tek e njejta grope: abuzim me qeverisjen!
    Si minister i brendshem, z. Tahiri na detyrohet se pari neve, por edhe kundershtareve te vet politike, qe te jape shpjegime per aludimet qe behen. Nuk kemi me luksin, te kemi ministra te perfolur. Sic thote dhe vete z. Rama, ne nuk e dhame voten qe thjesht te nderrohen pushtetaret, por qe te nderrohet menyra e qeverisjes. Kjo duhet deshmuar ne cdo dite te qeverisjes.

    Reply to this comment
  8. gozhda October 31, 05:50

    si politikan je me kllufi bashke me pionierin halimi ndersa si njeri nuk te njoh por ato pyetjet qe i ben ministrit publikisht coji nje kallzim ne prokurori dhe mos na caj shume trapin si politikan.

    Reply to this comment
  9. Tani October 31, 07:01

    Po kur bo ene ky Saja si I forte mos ngelte njeri n’mehalle.Legen ti dhe strazimiri

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim