Tritol banesës së n/kryetarit të Bashkisë Kamëz, PD: Policia fshehu ngjarjen

August 5, 2019 15:23

Tritol banesës së n/kryetarit të Bashkisë Kamëz, PD: Policia fshehu ngjarjen

Përmes një deklarate të dalë nga zyra e shtypit të selisë blu, PD ka deklaruar pasditen e sotme se nënkryetarit të bashkisë së Kamzës, Vendim Demajt i është vendosur tritol në banesë. PD thotë se ky është një sulm politik ndaj përfaqësuesve të opozitës dhe dënon rritjen e dhunës ndaj kundërshtarëve politikë.

Sipas deklaratës së Partisë Demokratike policia e Kamzës e ka fsheuhu ngjarje dhe po kontribuon në rritjen e formave të krimit,

“Partia Demokratike dënon me ashpërsi rritjen e dhunës kundër kundërshtarëve politkë dhe përfaqësuesve të opozitës. Mbrëmë në mesnatë është vendosur tritol në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës, Vendim Demaj. Fatmirësisht, ai dhe familja e tij nuk ndodheshin në banesë.

Policia e Shtetit po e fsheh këtë ngjarje të rëndë dhe deri tani nuk ka asnjë të dhënë për agresorët.

Bashkia e Kamzës prej kohësh është vënë nën sulmin verbal të kryeministrit Rama dhe disa strukturave të tjera të pushtetit. Por vendosja e tritolit në banesën e nënkryetarit të Bashkisë së Kamzës përbën një përshkallëzim të agresionit ndaj kundërshtarëve politikë të regjimit të Edi Ramës.

Fshehja e ngjarjes nga policia nuk i kontribuon as zbardhjes së saj e as kthimit të qetësisë në Kamzës. Ajo vetëm sa shton mosbesimin e qytetarëve ndaj forcave të policisë.

Nëse do të vijohet edhe më tej duke fshehur ngjarjen, jo vetëm familja e Vendim Demajt, por të gjithë qytetarët e Kamzës do të identifikojnë tek Policia e Shtetit bashkëpërgjegjësin kryesor, që në aleancë me krimin e organizuar, po rrezikon përditë sigurinë e tyre.

Partia Demokratike e Shqipërisë do të mbajë përgjegjës Edi Ramën për çdo akt dhune dhe agresioni ndaj përfaqësuesve të saj politikë. Çdokënd tjetër me përgjegjësi ligjore që me veprimin apo mosveprimin e tyre mundëson akte të tilla dhe pengon ndëshkimin e autorëve, e paralajmërojmë se ne as nuk falim e as nuk harrojmë. Ora e drejtësisë do t’u trokasë shumë shpejt!”, përfundon deklaratën selia blu.

Foto nga shtëpia e nënkryetarit të Bashkisë Kamvz

e.t./dita

August 5, 2019 15:23
Komento

5 Komente

  1. USA August 5, 15:38

    Ja ka xhelal mziu e sakte faciizmi osht si marmalata a keni honger ndojher marmalate I thot xhela pa lexo salen.

    Reply to this comment
  2. Genti August 5, 15:47

    Ça nuk i pjell mendja Saliut ,
    Per te kthyer vemendjen te PDJa se me gjasme po i sulmojn dhe njerezit e saj ,
    Partis ne pushtet nuk i intereson asnje rast i till kriminal
    Pa lere te mendosh qe ti bej ajo
    Saliu eshte gati ti bej dhe atentat Lulit qe te kthej PDne ne pushtet
    Keshtu qe mendje ndrituri Sali ka…i dhe nje tjeter hero falco i shtohet PDse dhe ka nje kauz te fort per te fituar zgjedhjet
    (Filma te vjeter keto skenare )

    Reply to this comment
  3. Po , Po August 5, 15:50

    Skenari i ripunuar i “Babale – 4 ” !
    Keto jane idjotesite e shpellarit Xhelllaaalll (M) ziut !
    Kete e kupton edhe bufi , se aq eshte intelekti i me nder dr. prof. anadollakut !

    Reply to this comment
  4. Qehajai i bajraktarit te Vicidolit August 5, 15:58

    Si gjithmone , arma me e preferuar e demofashisteve , ka qene dhe mbetet shpifja , provokimet dhe kercenimi per dhune ! Keto jane perpelitjet e fundit te bajraktarit !
    Zbulimi i krimeve nuk behet me urdherin e peshkut , kur ta kerkojne ata qe jane vete autoret e tyre , sepse duan kohen e nevojeshme per t`i zbuluar , dokumentuar dhe me pas denoncuar e bere publike . Deklarata e PD-se meriton pergjigjen : Pirdh , qe te shfryhesh , z. Meziu !

    Reply to this comment
  5. Kasem gahinji August 6, 09:21

    E tendesishme qe nenkryetari paska pallat 5 katesh.nga inati edi ia ka hedhur ne ere.oer dreq ne pallat nuk ka patur njeri se kane qene me pushime.sa pa fat ky edi8

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim